BOTA /

Tragjedi në Zvicër, shqiptari nga Kosova vret gruan dhe veten! Çifti lë pas 4 fëmijë

Mediat në Zvicër raportojnë se rasti është ende i dyshimtë dhe se viktimat ende nuk janë identifikuar.

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Zvicër, shqiptari nga Kosova vret gruan dhe veten!

Zvicër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Epagny ku mediat e huaja raportojnë se një shqiptar i Kosovës ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas edhe veten.

Autori i dyshuar nga Malisheve, ka qëlluar me armë zjarri ndaj gruas së tij me të cilën kishte 4 fëmijë, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ka qëlluar me armë zjarri edhe jashtë shtëpisë në të cilën ka hyrë më pas për t’u kapluar totalisht nga flakët.

Raportohet se në banesë janë gjetur dy trupa të djegur dhe njëri prej tyre mund të jetë i autorit të ngjarjes. Viktimat ende nuk janë identifikuar.

“Megjithatë, rrethanat e sakta të ngjarjes tragjike mbeten, në këtë fazë, të papërcaktuara”, ka thënë policia kantonale e Fribourgut të enjten mbrëma. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: