Itali- Një tragjedi ka ndodhur në Vago di Lavagno të provincës së Veronës rreth orës 14:30 të ditës së djeshme.
Një nënë 58 vjeçare e identifikuar si Alessandra Spiazi u gjet e vdekur shtrirë pranë djalit të saj 15 vjeçar të cilin e kishte lënë të plagosur rëndë me armë zjarri.
I mituri u dërgua në spital ku ndodhet në terapi intensive në gjendje të rëndë shëndetësore. Mediat italiane shkruajnë se fillimisht u dyshua për vrasje por më pas rezultoi se nëna kishte plagosur me pistoletë të birin dhe më pas kishte qëlluar veten me plumb në kokë .
Bashkëshorti i saj u mor në pyetje në polici ndërsa ndaj tij nuk pritet të ketë ndonjë masë. Fqinjët treguan se shpesh herë nga banesa e viktimës dëgjoheshin të bërtitura dhe zënka të shpeshta mes saj dhe djalit 15 vjeçar. Versus.al







