
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Parlamentin e Finlandës: deputeti Eemeli Peltonen, 30 vjeç, ka kryer vetëvrasje brenda ambienteve të Kuvendit.
Policia e Helsinkit ka konfirmuar se ka marrë një telefonatë emergjente në orën 11:06 të mëngjesit, por nuk ka dhënë detaje shtesë për shkakun e vdekjes.
Kryeministri finlandez, Petteri Orpo, ka shprehur trishtimin e tij të thellë për këtë humbje tragjike, duke e cilësuar lajmin si "shumë tronditës". Ai ka shtuar se ky është një moment i vështirë për të gjithë kolegët dhe për Parlamentin finlandez.
Ky incident ka tronditur jo vetëm politikën finlandeze, por edhe opinionin publik, duke nxitur diskutime mbi shëndetin mendor dhe mbështetje për ata që janë në nevojë.
Më herët në qershor, Peltonen ndau në Facebook se po përballej me probleme shëndetësore, përfshirë një problem me veshkat. Ai kishte munguar në punën parlamentare gjatë javëve të fundit të sesionit të pranverës.
Parlamenti finlandez është aktualisht në pushimet verore, me deputetët që pritet të kthehen në punë më 2 shtator./Versus.al







