
Dy avionë të vegjël Yakovlev Yak-52 janë përplasur teksa jepnin shfaqje ajrore në aeroportin Beza në Portugalinë jugore.
“Forcat Ajrore me keqardhje njoftojnë se në orën 16:05 (me orën lokale), ditën e sotme, 2 qershor ndërsa po zhvillohej Beja Air Shoë, dy avionë u përplasën gjatë një shfaqjeje ajrore”, shkruhej në njoftimin e shkurtër për shtyp, ku nuk thuhet nëse aksidenti ka shkaktuar viktima.
Megjithatë, mediat lokale raportojnë se piloti i një prej avionëve ka humbur jetën.
Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes dhe rrëzimit të një avioni dhe frikën e personave të cilët po filmonin momentin.
Two Yakovlev Yak-52 aircraft of the Spanish-Portuguese Yakstars formation team collided during the Beja Air Show, Portugal.
— Aviation Safety Network (ASN) (@AviationSafety) June 2, 2024
One aircraft crashed, killing the pilot. pic.twitter.com/4eHdT23mAC







