BOTA /

VIDEO/ Momenti tronditës kur një prezantues amerikan mëson në transmetim se ka kancer të lëkurës

"Kjo ka të gjitha karakteristikat e llojit më të zakonshëm të kancerit të lëkurës", tha mjeku.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Momenti tronditës kur një prezantues amerikan mëson

Një moment i papritur dhe i ngarkuar emocionalisht ndodhi gjatë emisionit Good Day Philadelphia në Fox News , kur prezantuesi  Mike Jericho mësoi nga një dermatolog se kishte kancer të lëkurës.

Zbulimi u bë nga dermatologia e njohur Dr. Joanna Walker  e Qendrës së Melanomës Tara Miller në Universitetin e Pensilvanisë.

Ndërsa mjekja shqyrtoi dorën e prezantuesit, ajo vuri re një njollë shqetësuese, e cila kishte të gjitha shenjat dalluese të llojit më të zakonshëm të kancerit të lëkurës - karcinomës bazale .

"Kjo ka të gjitha shenjat dalluese të llojit më të zakonshëm të kancerit të lëkurës", tha Walker, duke e lënë Jerrick-un "të ngrirë" ndërsa e kuptoi seriozitetin e situatës.

Walker shpjegoi se ishte një kancer "me rritje shumë të ngadaltë", i cili megjithatë kërkonte heqje të menjëhershme në mënyrë që të mos përhapej dhe të vazhdonte të shkatërronte lëkurën e shëndetshme.

Kanceri i lëkurës është lloji më i zakonshëm i kancerit në Shtetet e Bashkuara, me statistikat që tregojnë se një në pesë persona ka të ngjarë të diagnostikohet me këtë lloj kanceri deri në moshën 70 vjeç.

Shmangia e diellit, shtretërve për rrezitje dhe përdorimi i kremit mbrojtës nga dielli mund të ndihmojë në parandalimin e këtij lloji të kancerit të lëkurës.

Kanali televiziv konfirmoi se Jerrick ka caktuar tashmë një takim për të hequr nishanin.

"Kur ma përmendi, nuk u shqetësova fare. Thjesht thashë, 'Oh, dreq, duhet ta kisha bërë këtë shumë kohë më parë'", tha ai./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mike Jerrick (@mikejerrick)

Poll