BOTA /

VIDEO/ Tjetër avion rrëzohet në SHBA dhe përplaset me dhjetëra makina! Mbijetojnë pasagjerët

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Tjetër avion rrëzohet në SHBA dhe përplaset me

SHBA- Një aeroplan i vogël u përplas në parkingun e një komuniteti pensionistësh në Lancaster, Pennsylvania, të dielën pasdite, duke plagosur pesë personat në bord dhe duke dëmtuar dhjetëra makina.

Video e skenës tregon rrënojat e avionit të përfshira nga flakët dhe shtëllunga tymi.

Administrata Federale e Aviacionit tha se do të hetojë përplasjen, e cila vjen si një seri përplasjesh të aeroplanëve në disa vende të ndryshme.

Po bëhet një vlerësim i dokumentacionit lidhur me provat e mbledhura në vendngjarje. Të plagosurit kanë marrë dëmtime të rënda dhe janë në gjendje kritike për jetën. VIDEO-n pas përplasjes mund ta shihni duke klikuar KetuVersus.al

Poll