BOTA /

VIDEO/ Zbret nga çatia dhe zhduket në pyll, FBI publikon pamjet e vr*sësit të aleatit të Trump

Dyshohet se ka lënë pas gjurmë ADN-je teksa zbriste nga çatia.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Zbret nga çatia dhe zhduket në pyll, FBI publikon pamjet e
Viktima Charlie Kirk dhe pamjet kur vrasësi i tij zbret nga çatia nga ku e qëlloi

FBI-ja dhe zyrtarët kanë publikuar video dhe imazhe të reja të autorit ende të paidentifikuar të vrasjes së aktivistit të njohur konservator Charlie Kirk, ndërsa kërkimet për kapjen e vrasësit vijojnë.

Videoja e publikuar tregon të dyshuarin duke ikur nga vendi i ngjarjes teksa zbret nga çatia dhe më pas zhduket në një zonë të pyllëzuar. 

Një bluzë e zezë me një flamur amerikan dhe këpucë Converse janë theksuar si tipare "dalluese" të të dyshuarit që vrau Charlie Kirk, një aleat kyç i Presidentit Trump. Autoritetet thanë se po mbledhin provat e nevojshme për të ndjekur dënimin me vdekje për të dyshuarin. Versus.al

Poll