BOTA /

Zgjedhjet në Kosovë, votimi për Diasporën nis në 29 përfaqësi diplomatike

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet në Kosovë, votimi për Diasporën nis në 29

Ditën e sotme në 29 përfaqësi diplomatike në 18 shtete të ndryshme të botës ka nisur procesi i votimit për diasporën e Kosovës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Procesi i votimit në orën 07:00 në Ambasadën e Kosovës në Berlin, atë në Bruksel e Paris, të cilat kanë njoftuar për mbarëvajtjen dhe ecurinë e votimit. Në këtë proces kanë të drejtë vote mbi 19, 187 votues.

Ndërkohë nesër në Kosovë mbahen zgjedhjet e dyta parlamentare brenda këtij viti. Pasi Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit nuk arriti të sigurinte votat e mjaftueshme për t’u votëbesuar në Kuvend, Kosova shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme. Versus.al

Poll