AKTUALITET /

Vr*sja e biznesmenit italian të “Edil Centro”, 44 vjeçari kishte shkuar në Tepelenë për gjah, u zu në pritë

Policia ka shpallur në kërkim Gazmend Braçin për ngjarjen e rëndë.

Shkruar nga Versus
Vr*sja e biznesmenit italian të “Edil Centro”, 44
Vendi ku ndodhi ngjarja në Tepelenë dhe fabrika "Edil Centro" në pronësi të viktimës

Detaje të reja janë mësuar nga ekzekutimi me armë zjarri i biznesmenit italian Edoardo Sarchi rreth orës 00:30 në fshatin Salari në Tepelenës.

Mësohet se 3 persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa në kërkim është shpallur autori i dyshuar i vrasjes, i identifikuar me inicialet Gazmend Braçi.

Biznesmeni italian i cili kishte në pronësi fabrikën e tullave në Tiranë ‘Edil Centro’ ndodhej në Tepelenë për gjah. Ai ka qenë duke udhëtuar me persona të tjerë dhe ka qenë pasagjerë në makinën ndaj së cilës autori hapi zjarr me breshëri automatiku.

Pas sulmit vdekjeprurës për italianin, drejtuesi i mjetit ka vijuar rrugën me shpejtësi për t’u larguar nga vendngjarja. Ndërsa nuk raportohet për persona të plagosur të cilët ishin në makinë me italianin. Versus.al

Poll