Qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin janë gati për të pritur emigrantët, mirëpo në Itali nuk kanë ndaluar debatet. Së fundmi kritika erdhi nga “Sea Watch”, e njohur për kontributin e saj në shpëtimin e emigrantëve në det, që ka akuzuar qeverinë Meloni se po shpenzon miliona euro për të burgosur mijëra emigrantë në Shqipëri
“Qeveria e vetëshpallur patriote e Melonit po shpenzon miliona euro për të burgosur mijëra emigrantë në Shqipëri. Paratë e taksapaguesve mund të ishin përdorur më mirë”, thuhet në deklaratë.
Kundërpërgjigja nga kryeministrja Georgia Meloni nuk mungoi, duke e quajtur një deklaratë të tillë “skandaloze”.
“Çfarë skandali! Një qeveri që me një mandat të qartë të marrë nga qytetarët, punon për të mbrojtur kufijtë italianë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore, përmes veprimeve konkrete dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, shkruan Meloni.
Nga java e ardhshme dy qendrat e emigrantëve të ngritura në Shëngjin të Lezhës do të nisin të funksionojnë. Kryeministri shqiptar Edi Rama ka sqaruar se “ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave është diçka që nuk ka absolutisht asnjë lidhje me qeverinë shqiptare”. Ai thekson se autoritetet shqiptare do të shqetësohen vetëm nëse përfshihet nga Italia.
Në një dalje për mediat, Meloni ka pasur më herët, ajo ka zbuluar detaje se si do të funksionojnë këto qendra.
“Në Shqipëri nuk do të vijnë gratë shtatzëna, fëmijë, persona në moshë të caktuar. Do të jetë një strukturë ku do të kryhen të gjitha procedurat e kalimit që kërkojnë maksimumin 28 ditë. Gjithashtu dhe kërkesat për azil do të kemi përshpejtim në rastin kur emigrant që vijnë kanë origjinën nga vendet që quhen të sigurta. Struktura e Gjadrit do të ketë një funksion tjetër ku do të ndalën emigrantët që do të vijnë në Shqipëri. Do të ketë një zonë ku do të mbahen emigrantë të burgosur në rast se do të kryhen vepra penale. Sigurisht rendi në qendrën e pritjes do të sigurohet nga autorietet italiane”, zbuloi Meloni./Versus.al








