AKTUALITET /

Gerd Hoxha nuk u pranua në GJKKO se takoi Veliajn? Kushtetuesja shtyn seancën për ligjin e SPAK

Seanca në Kushtetuese lidhet me rastin e mosemërimit të Gerd Hoxhës si gjyqtar në Gjykatën e Posaçme. Padia u dorëzua nga Gjykata Administrative.

Shkruar nga Versus
Gerd Hoxha nuk u pranua në GJKKO se takoi Veliajn? Kushtetuesja shtyn
Fotomontazh: Gjykata Kushtetuese, Erion Veliaj dhe Gerd Hoxha

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ligjin për SPAK dhe GJKKO ku do të dalë në përfundim nëse komisioni për kandidatët e këtyre institucioneve, është në përputhje me kushtetutën.

Seanca nisi sot në orën 10:00 ndërsa trupa u tërhoq për diskutim rreth orës 12:30. Seanca e radhës do të mbahet më 23 prill.

Çështja në shqyrtim lidhet me mosemërimin e gjyqtarit Gerd Hoxha në GJKKO, për të cilën është thirrur si palë e tretë Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Hoxha nuk u pranua në GJKKO pasi takoi kryebashkiakun nën hetim Erion Veliaj. Ishte gjykata administrative ajo që e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Gerd Hoxha pretendoi në Gjykatën Administrative se u skualifikua nga gara pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që ka në përbërje dy prokurorë, një gjyqtar të posaçëm, një hetues të BKH dhe një hetues financiar, i dhanë vlerësim negativ. Sipas tij, komisioni përdori një foto rastësore të tij me kryebashkiakun Veliaj në një event. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: