AKTUALITET /

Fraktura në kokë e dëmtime në trup, si paraqitet gjendja shëndetësore e avokatit të Berishës

Sipas burimeve nga urgjenca e spitalit të Traumës Sokol Mëngjesi ka një frakturë në kokë dhe dëmtime të tjera në trup, ndërsa për momentin ndodhet në urgjencën e Spitalit të Traumës

Shkruar nga B.SH
Fraktura në kokë e dëmtime në trup, si paraqitet gjendja
Sokol Mëngjesi

Detaje të reja kanë dalë mbi gjendjen shëndetësore të avokatit të Sali Berishës, Sokol Mëngjesi i cili u dhunua barbarisht mëngjesin e sotëm, nga tre persona të paidentifikuar në zonën e ish-bllokut. 

Sipas burimeve nga urgjenca e spitalit të Traumës Sokol Mëngjesi ka një frakturë në kokë dhe dëmtime të tjera në trup, ndërsa për momentin ndodhet në urgjencën e Spitalit të Traumës. 

Konkretisht, avokati ka pësuar dëmtime te zona e ballit dhe pas koke.

Gjithashtu pritet t’i bëhen edhe ekzaminime të tjera, pasi këto janë rezultatet e para gjatë ekzaminimit me skaner.

 

 

Poll