AKTUALITET /

Nis gjyqi për shpifje në GJKKO mes Gazment Bardhit dhe Edmond Sulës, ish-drejtori i policisë Shkodër: Do zbulohet kush është Mondi i vërtetë

Në seancë është i pranishëm ish-drejtori i policisë së Shkodrës, ndërkohë që mungon kreu i grupit parlamentar Gazmend Bardhi

Shkruar nga Versus
Nis gjyqi për shpifje në GJKKO mes Gazment Bardhit dhe Edmond
Gazment Bardhi, Edmond Sulaj

Është çelur seanca në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion ndaj deputetit demokrat Gazmend Bardhi, i cili është paditur nga ish- drejtori i policisë Shkodër Edmond Sulaj për “Shpifje, kryer botërisht” dhe “Fyerje kryer botërisht”

Në seancë është i pranishëm ish-drejtori i policisë së Shkodrës, ndërkohë që mungon kreu i grupit parlamentar Gazmend Bardhi. Ai përfaqësohet në këtë proces nga dy avokatët Marash Logu dhe Ledio Braho.

Mbrojtja ligjore e Sulës u shpreh në seancë se ne datë 12.09.2024, Gazmend Bardhi gjatë fjalës së tij në interpelancë, në një moment të fjalimit duke iu referuar disa materialeve nga organi i SPAK, sipas tij, Edmond Sula është një person që është emëruar nga grupet e strukturuara kriminale dhe i shërben këtyre grupeve.

“Ky fjalim është transmetuar botërisht dhe u përhap ne shumë media të shkruara dhe vizive, u përhap në të gjitha vendin dhe jashtë vendit. Kjo përhrapje e këtij lajmi u realizua me dashje dhe kjo akuzë është e pa vërtetë dhe mbeshtetemi në prova. I akuzuari ka mohuar se njeh personalisht Edmond Sulaj dhe në deklaratë duket qe ai ka mbajtur një fjalim për kundërshtarët e tij. Ky material, apo fakt i përhapur nga Bardhi ka sjellë dëme ndaj Z.Sulaj. Edmond Sulaj ka një karriere prej 28 vite, ku ka mbajtur funksione të ndryshme. E ka njollosur rëndë karrierën e Sulës, deklarata e bërë nga Gazmend Bardhi. Dy vajzat e Sulës pas deklaratës së Bardhit, kanë patur ofendime të shumta mes tyre në rrjetet sociale dhe në ambientet ku punojnë dhe studiojnë. Bisedat i përkasin periudhës 2019-2020, tre vite përpara se të emërohej në detyrë Edmond Sula. Në këto kushte, kërkojmë qe Bardhi të dënohet për këtë vepër.” është shprehur avokati i zotit Sula.

Vetë Sula është shprehur para gjykatës:

Duke qenë se çështja për të cilën i është referuar Gazment Bardhi, do doja të saktësoja që unë nuk jam pyetur në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me këto fakte dhe do dalë shumë shpejt se kush është Mondi i vërtetë që flitet në ato komunikime. Unë e kam deklaruar edhe në seancën e parë dhe jam emëruar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm. Jam krenar se çfarë kam bërë me stafin që është atje. Del qartë se çfarë është bërë për 1 vit e 1 muaj që unë kam qëndruar në Shkodër.

Ndwrsa avokati i deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit ka paraqitur një provë nga mediat e shkruara të komunikimeve në Skyecc ku flitej mes biznesmenit i arrestuar nga SPAK dhe Ardit Hasanbegaj. 

'Gjatë një komunikimi mes Pëllumb Gjoka dhe Ardit Hasanbegaj diskutohet për emrin e ministrit të brendshëm Taulant Balla. Ky dhe Bledar Çucci përfliteshin si pasues të Sandër Lleshaj. 'Mua mondi me duhet një dimër aty vëlla”, flitet mes këtyre dy personave. Në kuadër të këtij procesi kemi sjellë edhe një provë që vjen nga mediat e shkruara sa i përket komunikineve në Sky ecc. Pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj, u emërua Bledar Çuçi. Më pas mori detyrën Taulant Balla. Në 15 korrik 2023, emërimi i Taulant Ballës u pasua me emërimin e Edmond Sulës. Përputheshin, dhe mbi këtë baza ngrihen dyshime se kishte ndikim nga biznesmeni Pëllumb Gjoka, mik i ministrit Tulant Balla dhe nga Ardit Hasanbegaj. Gazment Bardhi nuk ka kryer veprat penale të shpifjes dhe fyerjes, ndaj kërkojmë rrëzimin e kërkesës për ta dënuar atë dhe deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit.' është shprehur avokati i Gazmend Bardhit./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: