AKTUALITET /

VIDEO/ U takuan për tu sqaruar, dhjetë shqiptarë e italianë përleshen dhunshëm

Arsyeja e sherrit siç duket ka qenë ngacmimi që djemtë shqiptarë u bënin vajzave nga Vittoria.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ U takuan për tu sqaruar, dhjetë shqiptarë e italianë

Një sherr masiv ka ndodhur mes dy grupeve të rinjsh, italianë dhe shqiptarë.

Të paktën dhjetë persona janë përfshirë në këtë sherr masiv. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Vittorio Emanuele Orlando’, në zonën e njohur si "Marsala" në Raguzë.

Një djalë ndodhet i shtruar në spitalin ‘Cannizzaro’ në Catania, ku u transportua me ambulancë ajrore për plagët e marra me thikë gjatë përleshjes së dhunshme.

Fatmirësisht jeta e tij nuk është në rrezik.

Siç duket një grup djemsh nga Vittoria janë takuar në këtë zonë me një grup djemsh shqiptarë, pothuajse të gjithë të mitur, që jetojnë në Raguzë.

Duhej të ishte një takim për të sqaruar keqkuptimet, por ka rezultuar në një përleshje të dhunshme me thika dhe plagosje.

Arsyeja e sherrit siç duket ka qenë ngacmimi që djemtë shqiptarë u bënin vajzave nga Vittoria. Vlerësime apo sjellje që nuk u pëlqyen nga bashkëqytetarët e vajzave që mbërritën në Raguzë për t'i sqaruar, në fakt.

Diskutimi degjeneroi shpejt dhe u nxorrën thikat, ndërsa disa u larguan me vrap. Njëri nga djemtë, nga Vittoria, u godit dy herë. Për momentin hetimet ende nuk janë bërë publike, ndërsa po shikohen pamjet e kamerave të vëzhgimit në zone.

Poll