AKTUALITET /

VIDEO/ Përfshihet nga flakët Komisariati i Policisë së Shijakut, detaje

Mendohet se shkak është një shkëndijë elektrike në kompjuterin e zyrës së një inspektori policie.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Përfshihet nga flakët Komisariati i Policisë së
Foto nga vendi i ngjarjes

Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, 5 tetor.

Sipas njoftimit të policisë zjarri ka nisur në katin e dytë të godinës në zyrën e një ndihmës/specialistit. Po sipas uniformave blu nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat kanë ndërhyjnë dhe kanë shuar flakët.

Shijak /Informacion paraprak

Rreth orës 18;30, në katin e dytë të Komisariatit të Policisë Shijak, në zyrën e ndihmës/specialistit të rendit ka rënë zjarr.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga veprimet e para hetimore paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor dhe Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të rënies së zjarrit./Versus.al

 

Poll