AKTUALITET /

Dyshime për tjetërsim pronash në Zvërnec, SPAK kontrolle në Tiranë e Vlorë

Kontrolle po zhvillohen edhe ndaj Redi Strugës i cili dyshohet të ketë qenë ura lidhëse me 2 investitorët nga Katari.

Shkruar nga Versus

Dyshime për tjetërsim pronash në Zvërnec, SPAK kontrolle

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar sot një sërë kontrollesh në Tiranë e Vlorë pas zhvillimeve të fundit të ndodhura në Zvërnec dhe protestave të qytetarëve.

Mësohet se kontrollet po ushtrohen për të mbledhur prova lidhur me dyshimet e përvatësimit dhe falsifikimit të dokumentacionit të pronësisë në këtë zonë të lakmuar bregdetare.

Sipas informacioneve, në sitën e konrolleve është edhe Redi Struga, inxhinier dhe administrator i kompanisë projektuese “InfraKonsult” sh.p.k. Struga dyshohet se ka qenë pika lidhëse me 2 investitorët arabë nga Katari që kanë në plan të investojnë në këtë zonë. Versus.al

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al