AKTUALITET /

E rëndë në Ksamil, vajza e mitur bie nga jet-ski, merr plagë të shumta, niset me urgjencë drejt Tiranës

Vajza me inicialet E.Gj, ishte së bashku me të vëllanë duke shëtitur me jet-ski. Ajo është sjellë me urgjencë në Spitalin e Sarandës nga Ksamili, atje ku edhe ndodhi ngjarja.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Ksamil, vajza e mitur bie nga jet-ski, merr plagë

Një vajzë 14-vjeçare me origjinë nga Durrësi, por me banim në Itali është transportuar para pak çastesh me helikopter nga Spitali i Sarandës drejt Spitalit të Traumës.

Vajza me inicialet E.Gj, ishte së bashku me të vëllanë duke shëtitur me jet-ski. Ajo është sjellë me urgjencë në Spitalin e Sarandës nga Ksamili, atje ku edhe ndodhi ngjarja.

Burime paraprake bëjnë me dije se e mitura kishte qenë duke lundruar me një mjet ujor tip jet-ski, kur është aksidentuar dhe ka pësuar fraktura.

Për shkak të gjendjes dhe për një mjekim më të specializuar është nisur me helikopter drejt Tiranës. Policia ndërkohë ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në Ksamil, shtetasi G. Gj., 20 vjeç, duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski së bashku me motrën e tij 14-vjeçare, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur e dëmtuar shtetasja e mitur.

14-vjeçarja do të dërgohet për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Sarandës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: