AKTUALITET /

I dënuar me 22 vite burg në SHBA terr*rizëm, prokuroria sekuestron pasuritë e familjarëve të shqiptarit

Shkruar nga Versus
I dënuar me 22 vite burg në SHBA terr*rizëm, prokuroria
Sajmir Alimehmeti

Tiranë- Prokuroria ka konfiskuar pasuritë e familjarëve të Sajmir Alimehmeti, të dënuarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 22 vite burg për akte terroriste. Në njoftimin e bërë nga prokuroria thuhet se familjarët e Alimehmetit i cili njihet ndryshe si A.Q, nuk justifikojnë dot transaksionet bankare. Prindërit e tij kanë deklaruar se të ardhurat i kanë krijuar nga qiratë e kursimet, por nuk kanë dokumente për të provuar pretendimet e tyre.

Për rrjedhojë janë konfiskuar:

Llogaritë e shtetasit Z.A. me gjendje lekë 39.49, Usd 4.74, si dhe depozitat në vlerën USD 50,109.56 dhe Lekë 3,862,244.93;

Llogaritë e Shtetases V. A. me gjendje Eur 15,001.09; dhe

Llogaritë e shtetasve Z.A. dhe V.A. me gjendje Lek 11,734,250.00.

Sajmir Alimehmeti u arrestua në Nju Jork në vitin 2016 si simpatizant i organizatës islamike ISIS. Gjykata Federale e Qarkut Manhattan e dënoi Sajmir Alimehmetin me 22 vjet burg në vitin 2019, pasi u deklarua fajtor për akuza bashkëpunim me Grupe terroriste. Me të njëjtat akuza është arrestuar në SHBA dhe vëllai i tij, Erald Alimehmeti. Versus.al

Poll