Live Updates /

Vrasje me armë zjarri në Fushë Krujë! Autori, dhëndër në fisin e viktimës, pati konflikt me djemtë e tij

*Një vrasje me armë zjarri ka tronditur Fushë Krujën mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrion të Niklës ku Eduart Afmataj, 33 vjeç ka vrarë me çifte Artur Çangun. *Autori dhe viktima ishin fqinj dhe gjithashtu Afmataj ishte dhëndër në fisin e të ndjerit. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jetë bërë një konflikt që autori ka patur disa ditë më parë me djemtë e viktimës. *Pas krimit të rëndë, një telefonatë ngriti në këmbë policinë. Autori është ende në arrati.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
1 ORE ME PARE

U vra me çifte nga kunati, del FOTO e viktimës në Fushë Krujë

Vrasje me armë zjarri në Fushë Krujë! Autori,
I ndjeri, Artur Çangu

Është publikuar foto e viktimës, Artur Çangu, i cili u vra me armë zjarri mbrëmjen e sotme nga kunati i tij, Eduart Afmataj.

Mësohet se autori dhe viktima ishin fqinj dhe se mes tyre kishte patur edhe një tjetër konflikt të mëparshëm. Afmataj e kreu krimin me një çifte dhe më pas u arratis nga vendngjarja.

Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të krimit të rëndë. Versus.al

2 ORE ME PARE

Tronditet Fushë Kruja, një person vret kunatin me armë zjarri! Telefonoi policinë pas krimit

Vrasje me armë zjarri në Fushë Krujë! Autori,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Nikël të Fushë Krujës ku një person ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij.

Deri më tani dihet se mes tyre ka patur konflikt disa ditë më parë. Pas krimit të ndodhur mbrëmjen e sotme, autori Eduart Afmataj ka telefonuar policinë për t’i njoftuar për vrasjen. Viktima dyshohet të jetë Artur Çangu.

"Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij"- njofton policia. Versus.al

Poll