Çfarë do të gjeni në brendësi
*Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një mbledhje me kryebashkiakët në Golem ku foli lidhur me sfidat e pushtetit vendor dhe projektet në të ardhmen. *Ai e nisi fjalën me situatën e krijuar në disa bashki të vendit si pasojë e përmbytjeve pas reshjeve të dendura të shiut. Duke fajësuar papërgjegjshmërinë e qytetarëve që hedhin mbetjet në vende të papërshtatshme duke bllokuar kanalet kulluese, Rama tha se së shpejti do të ngrihet një task forcë kundër ndotjes së plastikës. *Ndërsa iu kërkoi kryebashkiakëve që të ndërmarrëin nisma që sjellin përfitime për buxhetin e bashkive të tyre, Rama ua bëri të qartë se asnjëri prej tyre nuk do të rikandidojë nëse nuk përmbush synimin për Paketën e Maleve.
“S’ka kanal kullues që i përballon”, Rama për përmbytjet në Durrës: Ka shumë prurje të plastikës

Pas takimit me kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama inspektoi punimet që po bëhen në Durrës për shëtitoren “Taulantia” e cila rikonstruktohet për të disatën herë dhe pritet që punimet të përfundojnë në maj të këtij viti.
Teksa kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako tha se pas situatës së përmbytjeve që kishte patur, i kishte kërkuar kompanisë të rindërhynte në tubacionet e projektit, Rama nënvizoi sërish se shkak për përmbytjet janë bërë prurjet e plastikës të cilat sipas tij nuk mundet t’i përballojë asnjë kanal kullues.
Sako: Element i rëndësishëm është edhe lidhja e kanalit të ujërave të larta nga Shkozeti dhe plazhi drejt urës së Dajlanit. Pas situatës së përmbytjeve që patëm, kemi biseduar me kompaninë për të bërë të mundur që të hapet e plotë në mënyrë që të parashikojë edhe fluksin e lartë të ujërave që arritën në maksimum në rastin e reshjeve të javës që kaloi.
Rama: Vijnë shumë prurje të plastikës nga ujëra e fryra dhe ato krijojnë një situatë si ajo atje që është e pamundur të përballohet nga asnjë lloj kanali. Kështu që duhen bërë paralelisht. Versus.al
"Fond prej 20 milionë eurosh", Rama: Do blejmë mjete për pastrimin e kanaleve kulluese

Ndër masave që duhen ndërmarrë për të parandaluar përmbytjet, kryeministri Edi Rama tha se duhet që një fond prej 20 milionë eurosh që është dhënë nga Emiratet e Bashkuara në mbështetje të zhvillimit rural, të përdoret për të blerë mjete për pastrimin e kanaleve kulluese.
Ai tha do të ketë një flotë mjetesh e cila do të vendoset në dispozicion të bashkive sipas nevojave.
“Propozimi i ministrit është që me një fond të siguruar nga miqtë tanë të çmuar të Emiratevet ë Bashkuara prej 20 milionë eurosh në mbështetje të zhvillimit rural, të blejmë një sasi domethënëse mjetesh që të vendosen në shërbim të kullimit pastrimit të gjithë kanaleve kulluese kryesore dhe që të funksionojnë sipas nevojave të bashkive. Ne kemi një eksperiencë pozitive me një projektpilot të fondit të zhvillimit në qarkun e Dibrës ku është krijuar një shoqëri e përbashkët dhe ku është vënë në dispozicion një flotë për pastrimin e kanleve pastruese dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së rrugëve rurale. Ka funksionuar më së miri dhe tani është koha që me këtë fond të rrisim kapacitetin dhe të krijojmë një logjistikë që do jetë në dispozicion të bashkive”- u shpreh kreu i qeverisë. Versus.al
"Krim shqiptar", Rama për përmbytjet: Qytetarët e trajtojnë vendin si landfill, hedhin plehrat kudo

Kryeministri Edi Rama e nisi takimin e tij me kryëbashkiakët në Golem me situatën e krijuar pak ditë më parë me përmbytje në gjithë vendin pas shirave të dendur në disa zona. Rama e vuri sërish theksin tek papërgjegjshmëria e qytetarëve që hedhin mbeturina dhe më pas këto mbeturina bllokojnë kanalet kulluese.
Sipas tij, në nëntor ishte bërë një pastrim i kanaleve kulluese dhe tregoi sesi kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako i kishte dërguar një video ku dukej se kanali i pastruar ishte mbushur sërish me mbetje e plehra.
“Dhe pamë sesi kjo situatë u ndërlikua ndër të tjera edhe nga papërgjegjshmëria rrënqethëse e shumëkujt ndër ne që si qytetar i kësaj republike apo shqipfolës sepse nuk janë turistët e huaj që hedhin mbetjet e tyre nëpër rrugë, e konsideron këtë vend si një landfill kudo ku ndodhet dhe hedh shishen e zbrazur të ujit apo pijeve jo alkoolike dhe gjithë kjo sasi e madhe që hidhet rrugëve ku këtu hyn edhe mungesa e një menaxhimi ashtu siç do duhej të mbetjeve të konsumit familjar në territoret rurale, mblidhet dhe falë erës si fillim dhe falë ujërave të ngritur nga reshjet intensive, vjen dhe bllokon pika kyçe të rrjetit të kullimit, siç ndodhi në Shkozet, Gjirokastër dhe disa pika të tjera.
Në nëntor ishin pastruar që të gjitha dhe para disa ditësh kryetarja e bashkisë së Durrësit më çoi një video sesi po rimbushej prapë ajo pika kyçe në Shkozet pasi u ripastrua. Kur gjendemi përpara kësaj situate agresioni të mbetjeve plastike, është drejtëpërdrejtë ndikimi i njeriut në këtë situatë duhet të angazhohemi të ndërmarrim një ofensivë të përbashkët për të angazhuar komunitetet që të krijojmë kushtet ta vëmë në kontroll këtë faktor kaq të rrezikshëm e të dëmshëm”- deklaroi Rama duke shtuar “kjo është punë shqiptare, ky është krim shqiptar. Nuk është krim ku mund të vëmë gishtin për të gjetur bashkëfajtor tek turistët gjermanë, polakë apo spanjollë. Për këtë duhet të marrim masa të shpejta”. Versus.al

