Çfarë do të gjeni në brendësi
Humbim me nder, Anglia largohet me 2 gola nga Shqipëria
Anglia i shënon 2 gola Shqipërisë, tifozët kuqezi heshtin në “Air Albania”
Harry Kane ka kaluar në avantazh Anglinë.
Krosimi nga këndi u devijua nga Aliji dhe topi shkon në këmbët e Kane, i cili nuk gaboi nga pranë portës duke mposhtur Strakoshën. Shtatë gola në tetë ndeshje për Kane këto kualifikuese.
Minuta e 79-të e ndeshjes me rezultatin 0-1.
Minuta e 83-të e ndeshjes me rezultatin 0-2.

Paraqitje dinjitoze e kuqezinjve, mbyllet pa gola pjesa e parë Shqipëri-Angli

Është mbyllur pa gola pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Anglisë.
Kuqezinjtë kanë bërë një paraqitje dinjitoze, jo vetëm duke u mbrojtur mirë, por edhe duke kërcënuar në disa raste portën e një ekipi pretendent për të fituar Kupën e Botës si Anglia.
Hoxha dhe Uzuni pranë portës angleze, por edhe goditja e Hysajt nga distanca kanë drithëruar stadiumin e mbushur plot dhe miliona të tjerë që e ndjekin ndeshjen nga ekrani.
Vlerësime pozitive shkojnë edhe për gardianin kuqezi, Strakosha i cili ka arritur të ndalojë disa raste të anglezëve./Versus.al
Shqipëria kërcënon portën angleze me Hysaj
Pak më shumë se 20 minuta kanë kaluar nga nisja e ndeshjes Shqipëri-Angli.
Rezultati vijon të jetë pa gola, ndërsa kuqezinjtë, ndonëse tepër të kujdesshëm në mbrojtje, kanë tentuar edhe të sulmojnë.
Ka qenë Hysaj që pas një aksioni ka tentuar përmes një goditjeje duke rrezikuar portën angleze.
Kombëtarja shqiptare zbret në fushë, gati për tu përballur me Anglinë

Futbollistët e kombëtares shqiptare kanë dalë në fushë për të kryer nxemjen.
Në pjesën tjetër të fushës ndodhen edhe lojtarët e Anglisë, të cilët mbërritën në stadiumin “Air Albania” rreth një orë para ndeshjes.
Kuqezinjtë duken gati për këtë supersfidë e cila do të luhet për 30 minuta në “Air Albania”.
Kombëtarja angleze mbërrin në stadiumin 'Air Albania', priten nën tingujt e 'Spice Girls'

Skuadra e Anglisë ka mbërritur një orë para fillimit të ndeshjes në stadiumin 'Air Albania'. Siç shihet në videon e mëposhtme, futbollistët ndodhen në fushë teksa po bëjnë ecje në fushën e gjelbër.
Në videon e mëposhtme të publikuar nga gazetari Simon Peach, në sfond dëgjohet një nga këngët e grupit “Spice Girls”.
View this post on Instagram
Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri-Angli. Si do të luajnë kuqezinjtë!

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ketë sonte sfidën e fundit në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2026, ku ka arritur një objektiv unik në historinë e saj si kualifikimi në play-off. Dhe ndeshja e fundit ndaj Anglisë, nuk do të ndikojë aspak në këtë pozicionim.
Trajneri Silvinjo, i detyruar të mendojë për ndeshjen e play-off në muajin mars, ka vendosur të mos rrezikojë me lojtarët të cilët janë një karton të verdhë larg pezullimit. Kështu, Mitaj dhe Shehu janë jashtë 23-shes. Ndërsa Ajeti dhe Manaj janë ulur në stol, kurse i vetmi titullar është Bajrami.
Aliji ka marrë vendin e Mitajt në rreshtim dhe Ramadani të Shehut. Sa i përket fazës së avancuar, Uzuni është rreshtuar në majë të sulmit me Hoxhën e Bajramin të cilët do të jenë nga krahët.
Në radhët e Anglisë bie në sy fakti se trajneri Tuhel nuk ka kursyer yjet, duke aktivizuar që në start emra si Stouns, Rajs, Bellingam e Kejn.
FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Aliji, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Hoxha, Uzuni.
Trajner: Silvinjo
ANGLIA: Henderson, Kuansah, Bërn, Stouns, O’Rajlli, Uarton, Rajs, Bouen, Bellingam, Eze, Kejn.
Trajner: Tomas Tuhel
