Live Updates /

“Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur Sky Ecc”, PS rrëzon propozimin e Bardhit, debate në Këshillin e Mandateve

*Këshilli i Mandateve u mblodh sot për mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj, për të cilin PD pretendon se ka shkelur kushtetutën me pretendimin se bizneset e tij kanë marrë para nga buxheti i shtetit. *PS dhe PD vendosën që mocioni për ta dërguar çështjen në Kushtetuese, të hidhet për votim në Kuvend në seancën e parë plenare të këtij sesioni parlamentar. *Në diskutimet e mëtejshme, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi propozimin që deputetët dhe ministrat të deklarojnë nëse kanë përdorur apo jo aplikacionet “Sky Ecc” dhe “Encrochat”. *Mes debateve ndërmjet deputetëve të PS dhe PD, propozimi u hodh poshtë me shumicën e votave të socialistëve.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Këshilli i Mandateve u mblodh sot për mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj, për të cilin PD pretendon se ka shkelur kushtetutën me pretendimin se bizneset e tij kanë marrë para nga buxheti i shtetit. *PS dhe PD vendosën që mocioni për ta dërguar çështjen në Kushtetuese, të hidhet për votim në Kuvend në seancën e parë plenare të këtij sesioni parlamentar. *Në diskutimet e mëtejshme, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi propozimin që deputetët dhe ministrat të deklarojnë nëse kanë përdorur apo jo aplikacionet “Sky Ecc” dhe “Encrochat”. *Mes debateve ndërmjet deputetëve të PS dhe PD, propozimi u hodh poshtë me shumicën e votave të socialistëve.

3 Postime
2 JAVE ME PARE

“Nuk bëhet aty puçi puçi me gruan”, Korreshi: Deputetët që kanë përdorur “Sky Ecc” të tregojnë

“Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur

Partia Socialiste rrëzoi me shumicë votash në Këshillin e Mandateve propozimin e deputetit Gazment Bardhi për të bërë të detyrueshëm përgjigjen e deputetëve dhe ministrave nëse kanë përdorur aplikacionet “Sky Ecc” apo “EncroChat”.

Gjatë argumenteve që dha, deputeti tjetër Saimir Korreshi tha se një deklarim i tillë është i domosdoshëm për të pastruar integritetin e deputetëve. Sipas tij, nuk ka asnjë arsye normale përse ligjvënësit t’i kenë përdorur këto dy aplikacione në të cilat janë zbardhur përgjime mes anëtarëve të krimit të organizuar.

“Janë aplikacione që i ka përdorur krimi i organizuar. Këto të dyja janë sensitive të sekuestruara dhe kanë ardhur me letër porosi. Ne për integritetin e gjithësecilit thamë të bënim atë deklarimin se kush nuk pi drogë. As që u morëm me atë

Sky Encro Chat-in nuk e doni prapë. Ne po kërkojmë që me integritetin e çdo deputeti të shkruhet o zotëri unë nuk e kam përdorur… po s’ke pse e përdor ti për qëllime të sinqerta, të flasësh me gruan puçi puçi me “Sky” dhe “Encro Chat”-tha mes të tjerash Korreshi. Versus.al

 

2 JAVE ME PARE

“Deputetët të deklarojnë a kanë përdorur Sky Ecc”, Bardhi: E turpshme që t’u kërkohet vetëm policëve

“Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka propozuar gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Mandateve që të bëhet e detyrueshme për deputetët e Kuvendit që të deklarojnë nëse kanë përdorur apo jo aplikacionet “Sky Ecc” dhe Encochat.

Bardhi tha se ka dyshime se e kanë përdorur deputetë dhe ministra dhe se duhet bërë transparencë pa u përpjekur të fajësohet dikush. Gjatë propozimit të tij pati edhe një debat me Çuçin, i cili tha se kjo është çështje që duhet parë më në detaje.

“Ne themi të bëjmë transparencë secili për veten tonë. Deputetët të bëjnë transparencë është njësoj sikur gazetarët t’i pyesin “ke përdorur apo jo Sky Ecc”. Ne themi sa kohë përdorimi prish reputacionin e Kuvendit, atëherë institucioni vetë merr masa për ta bërë të detyrueshme deklarimin nëse një deputet e ka përdorur apo jo”- tha demokrati.

Bardhi-Çuçit: Ti je shumë i shqetësuar mor zotëri, sidomos kur përmendet Sky Ecc dhe Encrochat.

Çuçi: Unë as nuk i di këto

Bardhi: Po ti ke qenë ministër i Brendshëm mor zotëri, si nuk e ditke! Është turpi i Zotit që ministri i Brendshëm të mos dijë metodat me të cilat komunikon krimi i organizuar. Do të thotë se nuk ke qenë asnjë ditë në detyrë. Po për çfarë ke qenë ti aty, për shef personeli?

Sipas deputetit demokrat, është e turpshme që policëve me pagë aq të ulët u kërkohet që të deklarojnë nëse i kanë përdorur këto aplikacione, ndërsa zyrtarët e lartë që ua kërkojnë i kanë përdorur vetë.

“Kuvendi nuk ka përse të identifikohet si institucion që ka përdorur të njëjtat aplikacione si krimi i organizuar. Nuk ka asnjë implikim ligjor, nuk po themi se janë kriminela ata që e kanë përdorur. Po e përsëris është turp ti kërkosh punonjësit të policisë me pagë 600 mijë lekë nëse ka përdorur apo jo Sky Ecc, ndërsa ata që ia kërkojnë, e kanë përdorur vetë”- shtoi Bardhi. Versus.al

2 JAVE ME PARE

Mandati i Sinajt, Bardhi: Përmbushen kushtet për ta çuar në Kushtetuese! Ta votojmë të hënën

“Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur

Në Këshillin e Mandateve diskutohet sot për mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj dhe raportet e dala prej PS dhe PD sa i takon kritereve që çështja të dërgohet për në Gjykatën Kushtetuese.

Shqyrtimi i mandati të Sinajt në komision nisi me kërkesë të PD pasi Bardhi pretendoi se kompanitë e deputetit kishin përfituar nga buxheti i shtetit, gjë që është e ndaluar me ligj. Në mbledhjen e sotme, Bardhi tha se të dy raportet rekomandojnë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

“Katër kriteret e vendosura nga GJK që cështja t’i kalojë asaj, janë të përmbushura. Kushtetuta detyron çdo deputet që kur përmbushen kriteret juridiko formale, çështja t’i dërgohet GJK. Për herë të parë ju thoni se përmbushen kriteret. Edhe raporti juaj edhe i joni përcakton që përmbushen të gjitha kriteret dhe nuk ka asnjë pengesë që çështja t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese. Pastaj nëse Edi Rama ju urdhëron që t’i jepni statusin “i paprekshëm” atëherë është raporti juaj me qytetarët. Për herë të parë edhe mazhoranca edhe opozita bien në konkluzion që mocioni është kushtetues’- tha Bardhi.

Sa i takon hedhjes për votim të mocionit në seancë plenare, socialistët argumentuan se nuk mund të bëhet në mbledhjen e parë të Kuvendit më 20 janar dhe propozuan seancën e parë plenare. Ndërsa Bardhi tha se mund të bëhet i mundur ndryshimi i rendit të ditës dhe kalimin e mocionit për të dërguar në Kushtetuese çështjen e mandatit të Sinajt.  

“Në lidhje me datën për mocionin, do propozoja seancën e parë plenare dhe jo celjen e sesionit parlamentar. Në nisje të seancës kemi disa fjalime ceremonial dhe nuk janë bërë as raportimet e komisioneve”- argumentoi Klotilda Bushka.

“S’ka asnjë pengesë për të ndryshuar rendin e ditës dhe boll kemi pushuar nga dhjetori deri më 20 janar. Kështu që mocioni duhet të përfshihet në rendin e ditës”- u përgjigj Bardhi. Versus.al

Poll