Live Updates /

Dy vëllezërit shqiptarë vrasin me thikë kushëririn në Athinë: Na përdhunonte në Shqipëri kur ishim 4 vjeç! Viktima e kishte pranuar para babait

*Një 28 vjeçar shqiptar i identifikuar si Denis Loka është vrarë mbrëmjen e djeshme në Athinë nga dy kushërinjtë e tij adoleshentë Enis Loka 17 vjeç dhe Aleksandro Loka 19 vjeç. Të rinjë e kanë goditur me thikë kushëririn e tyre dhe e kanë lënë të shtrirë në rrugë. *Viktima u gjet nga një patrullë teksa ende përpiqej të kërkonte ndihmë, por ndërroi jetë sapo u dërgua në spital. *Autori i goditjes me thikë ishte 17 vjeçari Enis Loka, ndërsa vëllai i tij Aleksandro bashkëpunoi me të teksa përlesheshin fizikisht me kushëririn e tyre siç duket edhe në pamjet e publikuara nga mediat greke. Të dy u dorëzuan në polici rreth një orë pas ngjarjes, të shoqëruar nga nëna e tyre. *Në dëshminë e dhënë, ata zbuluan se shkak për krimin është bërë fakti që viktima kishte abuzuar seksualisht me të dy ata kur jetonin në Shqipëri, gjatë moshës 4 dhe 6 vjeç. Sipas adoleshentëve, ata nuk e kishin harruar dot një gjë të tillë dhe në momentin që kushëriri i tyre kishte mbërritur në Greqi, u takuan për tu përballur me të.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
6 MUAJ ME PARE

“Kur ishim 4 dhe 6 vjeç na ka përdhunuar”, detaje tronditëse nga 2 vëllezërit shqiptarë që vranë kushëririn në Greqi

Dy vëllezërit shqiptarë vrasin me thikë kushëririn
Momenti i përleshjes mes dy vëllezërve dhe kushëririt të tyre

Greqi- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 28 vjeçarit shqiptar Denis Loka mbrëmë në Athinë, i cili u qëllua me thikë nga dy kushërinjtë e tij Enis dhe Aleksandro Loka.

Të dy adoleshentët 17 dhe 19 vjeç u dorëzuan në polici dhe në dëshminë e tyre thanë se e kishin kryer krimin pasi kushëriri i tyre kishte abuzuar seksualisht me ta kur kishin jetonin në Shqipëri.

Në dëshminë e tyre thuhet se abuzimi ndaj tyre është bërë në moshat 4 dhe 6 vjeç. Ndërsa i ati i adoleshentëve pranoi se për këtë gjë e kishte pyetur nipin e tij Denis Loka dhe ky i fundit ia kishte pranuar duke thënë se “ishte një gabim që e kishte bërë kur ishte fëmijë”.

Vëllezërit deklaruan në polici se nuk e kishin harruar ngjarjen dhe se sapo kushëriri i tyre kishte mbërritur në Greqi, e kishin takuar për tu përballur me të. Gjatë përballjes, 17 vjeçari Enis Loka e ka goditur me thikë ndërsa vëllai i tij Aleksandro Loka ka qenë bashkëpunëtor. Versus.al

6 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Vrasja e 28 vjeçarit shqiptar në Athinë, momenti kur sulmohet nga dy kushërinjtë e tij! Dëshmia: Abuzonte seksualisht me ne

Dy vëllezërit shqiptarë vrasin me thikë kushëririn
Momenti i përleshjes mes vëllezërve shqiptarë dhe kushëririt të tyre

Greqi- Përleshja e ndodhur mes 2 vëllezërve shqiptarë dhe kushëririt të tyre në Athinë që solli vdekjen e 28 vjeçarit është filmuar nga kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Në videon e publikuar nga mediat greke, shihet qartë momenti kur 28 vjeçari shqiptar Denis Loka është sulmuar nga të dy kushërinjtë e tij adoleshentë, Enis Loka 17 vjeç dhe Aleksandro Loka, 19 vjeç. Këta të fundit u dorëzuan në polici të shoqëruar nga e ëma duke pretenduar se e kishin kryer ngjarjen e rëndë pasi kushëriri i tyre kishte abuzuar me ta që në moshë të vogël dhe të njëjtën gjë e kishte tentuar ta bënte dhe mbrëmjen e djeshme.

Në polici, adoleshentët kanë thënë se ka qenë 17 vjeçari Enis Loka ai i cili e kishte qëlluar me thikë viktimën, ndërsa vëllai i tij Aleksandro Loka, ka bashkëpunuar me të.

Policia greke po heton për zbardhjen e plotë të krimit. Videon e përleshjes mes dy vëllezërve dhe kushëririt të tyre, mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

6 MUAJ ME PARE

E rëndë në Greqi/ Dy vëllezërit adoleshentë vrasin me thikë kushëririn e tyre shqiptar (EMRAT)

Dy vëllezërit shqiptarë vrasin me thikë kushëririn

Greqi- Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në zonën e Patisonit, ku një 28 vjeçar shqiptar i identifikuar si Denis Loka është vrarë me thikë nga dy kushërinjtë e tij adoleshentë.

Gjithçka ndodhi rreth orës 22:50 të mbrëmjes kur patrulla e policisë e pa shqiptarin të gjakosur në tokë me plagë të rënda. Efektivët e transportuan në spital, ku më pas 28 vjeçari ndërroi jetë.

Pas një ore, mediat greke shkruajnë se dy vëllezërit Enis, 17 dhe Aleksandro Loka, 19 vjeç, janë dorëzuar në polici duke pranuar se ata e kishin kryer krimin. Konkretisht ishte 17 vjeçari ai që e kishte goditur me thikë viktimën të cilin thanë se e kishin kushëri.

Sipas pretendimeve të dy vëllezërve, viktima po abuzonte me ta në rrugë dhe se i kishte abuzuar seksualisht që në moshë të vogël. Ndërkohë policia po kryen hetime të tjera për rastin.

Kjo është vrasja e tretë e shqiptarëve në vende të ndryshme të Evropë brenda pak ditësh. Të shtunën një shqiptar u la i braktisur me një plagë plumbi në kokë para spitalit në Spanjë ku më pas ndërroi jetë. Të dielën, një shqiptar u vra në Pisa të Italisë me plumb në kokë nga dy persona të paidentifikuar që u larguan me motor. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: