Live Updates /

Fund i luftës në Gaza, Hamasi liron pengjet, Trump në parlamentin e Izraelit: Mbyllet epoka e terrorit! Deputeti protestë pro-Palestinës

*Hamasi ka dorëzuar sot 20 pengjet izraelite të cilat i mbante rob që prej sulmit të 7 tetorit 2023 ku vrau mijëra izraelitë dhe plagosi qindra të tjerë. Në Tel Aviv u mblodhën 100 mijë njerëz për të festuar teksa prisnin lirimin e familjarëve dhe të afërmve të tyre. *Nga ana tjetër në kuadër të marrëveshjes së paqes, Izraeli do të lirojë mijëra palestinezë të burgosur. *Ndërkohë presidenti Donald Trump mbajti një fjalim në parlamentin e Izraelit ku u duartrokit shpesh herë nga deputetët e pranishëm. Por pati një moment kur një deputet i krahut të majtë doli me një pankartë në duar duke bërë thirrje për njohjen e Palestinës. *Deputeti u nxorr jashtë dhe Trump vijoi fjalën e tij duke u shprehur se me fundin e kësaj lufte kishte marrë fund edhe epoka e terrorit ndaj popullit palestinez.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Hamasi ka dorëzuar sot 20 pengjet izraelite të cilat i mbante rob që prej sulmit të 7 tetorit 2023 ku vrau mijëra izraelitë dhe plagosi qindra të tjerë. Në Tel Aviv u mblodhën 100 mijë njerëz për të festuar teksa prisnin lirimin e familjarëve dhe të afërmve të tyre. *Nga ana tjetër në kuadër të marrëveshjes së paqes, Izraeli do të lirojë mijëra palestinezë të burgosur. *Ndërkohë presidenti Donald Trump mbajti një fjalim në parlamentin e Izraelit ku u duartrokit shpesh herë nga deputetët e pranishëm. Por pati një moment kur një deputet i krahut të majtë doli me një pankartë në duar duke bërë thirrje për njohjen e Palestinës. *Deputeti u nxorr jashtë dhe Trump vijoi fjalën e tij duke u shprehur se me fundin e kësaj lufte kishte marrë fund edhe epoka e terrorit ndaj popullit palestinez.

5 Postime
2 ORE ME PARE

"Njihni Palestinën", deputeti i ndërpret Trumpit fjalën në parlamentin e Izraelit

Fund i luftës në Gaza, Hamasi liron pengjet, Trump në parlamentin

Ndërkohë që presdenti Donald Trump po mbante fjalimin e tij në parlamentin izraelit, u ndërpre gjatë një momenti kur një prej deputetëve të opozitës mbante në duar një fletë ku shkruhej “njihni Palestinën”.

Kryetari i Parlamentit, Amir Ohana, thirri për rend mes një mosmiratimi të fortë ndaj deputetit protestues, i cili u nxor shpejt jashtë.

Fund i luftës në Gaza, Hamasi liron pengjet, Trump në parlamentin

Ohana mund të dëgjohej duke thirrur emrin e Ofer Cassif, një politikan i krahut të majtë. Ndërsa Trump qëndroi në heshtje gjatë incidentit dhe në fund u shpreh “ajo ishte shumë efiçente” duke shkaktuar edhe të qeshura në kuvend. Versus.al

2 ORE ME PARE

“Fund i një epoke terr*ri”, Trump në parlamentin izraelit: Kemi ar*ët më të forta në botë, Izraeli i përdori mirë

Fund i luftës në Gaza, Hamasi liron pengjet, Trump në parlamentin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump mbajti fjalën e tij në Kuvendin e Izraelit pasi u krye lirimi i pengjeve izraelite nga Hamasi. Gjatë fjalës së tij pati shumë momente kur shkaktoi të qeshura me batuta. Por më së shumti u përqendrua tek ideja e gabuar e krijuar rreth tij duke e portretizuar si “njeri të luftës”.

Trump tha se SHBA zotëron armët më të fuqishme që janë prodhuar ndonjëherë dhe se nëse do të jetë nevoja, do t’i përdorë për të shënuar fitore të paparë ndonjëherë.

“Të gjithë menduan se do të isha brutal. Mbaj mend Hilari Clinton gjatë një debate që thote se unë kam një personalitet të gjithin të lidhur me luftën. Në fakt, jo! Personaliteti im lidhet me ndalimin e luftërave. Ne nuk do të shkojmë në luftë, por nëse shkojmë ne do ta fitojëm atë luftë siç nuk ka bërë asnjë njeri tjetër. Por nuk do të jemi politikisht korrekt, nëse e mbani mend e kam përdorur edhe më parë (paqe nëpërmjet forcës). Ne kemi armë që askush e di se ekztistojnë. Shpresojmë që të mos jetë nevoja ta bëjmë kurrë. Disa gjëra i urreja t’i bëja, urreja disa prej armëve sepse fuqia e tyre është e pamatshme. Bëjmë armët më të mira në botë dhe sinqerisht i kemi dhënë shumë Izraelit”- u shpreh Trump duke shtuar: Bibi më telefononte kaq shumë. Më thoshte më jep këtë armë, më jep atë armë dhe disa prej tyre as nuk i njihja. Por i përdorët mirë! Versus.al

6 ORE ME PARE

VIDEO/ Trump mbërrin në Izrael, Netanyahu dhe Herzog e presin me tapet të kuq

Fund i luftës në Gaza, Hamasi liron pengjet, Trump në parlamentin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka mbërritur sot në Izrael ku pritet të mbajë disa takime lidhur me marrëveshjen e paqes në Gaza dhe planin për rindërtimin e enklavës.

Teksa zbriti nga aeroplani presidencial, për të u shtrua tapeti i kuq, ndërsa e prisnin presidenti Isaac Herzog dhe kryeministri Benjamin Netanyahu me bashkëshortet e tyre. Trump pritet të mbajë një fjalim në një seancë të kuvendit të Izraelit përpara se të vazhdojë me një samit rajonal në Egjipt më vonë gjatë ditës.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm Hamasi liroi 7 pengje izraelite, për të vijuar me fazën e dytë ku do të lirohen edhe 13 pengje të tjera, ndërsa Izraeli gjithashtu do të lirojë nga burgjet mijëra të burgosur palestinezë. Versus.al

7 ORE ME PARE

Hamasi liron 7 pengje izraelite, miqtë dhe familjarët e tyre shpërthejnë në festë

Fund i luftës në Gaza, Hamasi liron pengjet, Trump në parlamentin

Hamasi liroi shtatë pengje të hënën, të parët që u liruan si pjesë e një armëpushimi që ndaloi dy vjet luftë midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e shkatërruar të Gazës.

Nuk kishte asnjë informacion të menjëhershëm për gjendjen e të liruarve. Hamasi ka thënë se 20 pengje të gjallë do të shkëmbehen me mbi 1,900 të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli.

Familjet dhe miqtë e pengjeve shpërthyen në brohoritje e festë ndërsa kanalet televizive izraelite njoftuan se pengjet ishin në duart e Kryqit të Kuq. Dhjetëra mijëra izraelitë po shikonin transferimet në shfaqje publike në të gjithë vendin, me një ngjarje të madhe që po mbahet në Tel Aviv.

Palestinezët presin lirimin e qindra të burgosurve të mbajtur nga Izraeli. Presidenti i SHBA-së Donald Trump po mbërrin në rajon së bashku me udhëheqës të tjerë për të diskutuar marrëveshjen e propozuar nga SHBA-ja dhe planet e pasluftës. Një rritje e ndihmës humanitare pritej në Gazën e goditur nga uria, ku qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa strehë.

Ndërsa mbeten pyetje të mëdha rreth të ardhmes së Hamasit dhe Gazës, shkëmbimi i pengjeve dhe i të burgosurve shënoi një hap kyç drejt përfundimit të luftës më vdekjeprurëse ndonjëherë midis Izraelit dhe grupit militant. Versus.al

8 ORE ME PARE

Sot Hamasi liron pengjet, izraelitët mblidhen për të pritur të afërmit e tyre

Fund i luftës në Gaza, Hamasi liron pengjet, Trump në parlamentin

Sot qindra familje në Izrael janë mbledhur të Tel Aviv në sheshin e pengjeve ku presin që të lirohen të afërmit e tyre të marrë peng nga Hamasi prej dy vitesh. Pas marrëveshjes së paqes u dakordësua lirimi i të burgosurve palestinezë nga burgjet e Izraelit si dhe lirimi i pengjeve të mbetura gjallë dhe atyre që kanë vdekur, 28 persona.

Sipas mediave lirimi i pengjeve izraelite do të bëhet në 2 faza, e para në orën 08:00 të mëngjesit në korridorin Netzarim i cili ndaj Rripin e Gazës në lindje e perëndim, ndërsa faza e dytë në orën 10:00 të mëngjesit në zonën Jan Yunis në jug dhe në kampet në qendër të enklavës.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, tashmë në territorin e Gazës, po koordinon dorëzimin e pengjeve nga milicitë palestineze dhe dorëzimin e tyre të mëvonshëm ushtrisë izraelite, e cila do t'i çojë ata në bazën Reim pranë kufirit. Atje, ata do t'i nënshtrohen kontrolleve mjekësore dhe do të ribashkohen me familjet e tyre përpara se të evakuohen me helikopter në spitalet në periferi të Tel Avivit: Sheba, Beilinson dhe Ichilov.

Ndërkohë sot pritet të mbërrijë në Egjip edhe presidenti i SHBA, Donald Trump. Versus.al

Poll