Live Updates /

Historike! Shqiponja 'zbret' në Serbi, legjionarët mposhtin 0-1 serbët! Shpërthen festa nëpër qytete

*Shqipëria ka shënuar një fitore historike në Leskovac në ndeshjen përballë Serbisë ku fitoi me rezultatin 0-1. Atëherë kur dukej se pjesa e parë po mbyllej me barazim, Rei Manaj shtangu portierin serb me goditjen nga brenda zonës. *Rei Manaj festoi duke bërë shqiponjën me duar, ndërsa për pasojë mori edhe karton të verdhë nga arbitri pasi simbole të tilla nuk janë të lejueshme. Menjëherë pas këtij simboli tifozët serbë nisën me fyerjet raciste dhe me thirrje skandaloze të tilla si ‘’mbyte shqiptarin’’. *Goli i Manajt solli festë në Tiranë ku qindra tifozë u entuziazmuan teksa ndiqnin ndeshjen para ekranit të madh të vendosur në sheshin ‘’Italia’’.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
2 ORE ME PARE

VIDEO/ Durrësi në festë pas fitores së kombëtares në Serbi, të rinjtë hedhin valle poshtë velierës

Historike! Shqiponja 'zbret' në Serbi, legjionarët mposhtin

Durrësi është përfshirë nga atmosfera festive pas fitores historike të Shqipërisë me rezultatin 0-1 në stadiumin e Leskovacit. Dhjetëra të rinj kanë bllokuar rrugën poshtë velierës ku kanë nisur të kërcejnë e hedhin valle me këngë tradicionale.

Në disa zona janë hedhur fishekzjarre për fitoren e skuadrës kombëtare, ndërsa në Tiranë më herët shpërtheu festa mes të pranishmëve në sheshin ‘’Italia’’ ku ishte vendosur ekrani gjigand. Versus.al

3 ORE ME PARE

VIDEO/ Goli i Manajt ngre peshë tifozët, momenti kur shpërthen festa në Tiranë

Historike! Shqiponja 'zbret' në Serbi, legjionarët mposhtin

Qindra tifozë shqiptarë që po ndiqnin ndeshjen në ekranin e madh të vendosur në sheshin ‘’Italia’’ në Tiranë kanë shpërthyer në festë pas golit të shënuar nga Rei Manaj në minutën shtesë të pjesës së parë.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, pas golit të Manajt të gjithë të pranishmit kanë brohoritur duke festuar avantazhin përballë serbëve. Versus.al

4 ORE ME PARE

Historike në Serbi, Shqipëria shënon gol, Rei Manaj bën shqiponjën me duar

Historike! Shqiponja 'zbret' në Serbi, legjionarët mposhtin

Atëherë kur dukej se ndeshja e parë po mbyllej me barazim pa gola, Shqipëria shënoi me anë të një aksioni të papritur. Ishte Rei Manaj ai i cili me anë të një goditje brenda zonës kapi në befasi portierin serb duke shënuar golin e epërsisë.

Menjëherë pas kësaj, sulmuesi festoi duke bërë shqiponjën me duar, gjë që i shkaktoi ndëshkim me karton të verdhë për shkak se është simbol që nuk lejohet të bëhet gjatë festimeve.

Tashmë legjinarët shkojnë në pjesën e dytë me shumë vetëbesim dhe në avantazh shumë të rëndësishëm që na çon në vendin e dytë të grupit K të vlefshëm për Botërorin 2026. Versus.al

Poll