Live Updates /

Abuzimi me tenderat, SPAK ‘shkund’ Tiranën, urdhër-arreste për drejtoreshën e AKSHI-t dhe Ergys Agasin, masë dhe për zv.drejtorin e policisë

*Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar 8 masa sigurie në kudër të hetimeve për abuzime me tendera në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) duke caktuar arrest shtëpie edhe për drejtoreshën Mirlinda Karçanaj. *Po ashtu masë sigurie arrest me burg ka lëshuar edhe për biznesmenët Ergys Agasi e Ermal Beqiraj. Ndërsa për zëvendës drejtorin e policisë së Tiranës Erion Ismaili ka caktuar pezullim detyre dhe ndalim të daljes jashtë vendit. Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar për të marrë peng biznesmenin tjetër Gerond Meçe të cilin falë presionit e kanë detyruar të heqë dorë nga tenderat e tjerë dhe ankimet e bëra. *Gjithashtu masë sigurie është caktuar edhe për zv.drejtoreshën e AKSHI-t, Hava Delibashi. Ndërsa edhe për 3 biznesmenë të tjerë është caktuar masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

5 Postime
2 ORE ME PARE

EMRAT/ Nga zv.drejtori i policisë tek drejtoresha e AKSHI-t dhe Ergys Agasi, 8 masa sigurie për abuzimet me tenderat

Abuzimi me tenderat, SPAK ‘shkund’ Tiranën, urdhër-arreste
Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj

Prokuroria e Posaçme ka firmosur 8 masa sigurie të lëshuara për abuzime me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Mes tyre janë edhe zv.drejtori i policisë së Tiranës Erion Ismaili si dhe drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. 

Masat e sigurisë:

Arrest në burg, Ergys Agasi
Arrest në burg, Ermal Beqiri
Arrest në shtëpi, Mirilda Karçanaj
Arrest në shtëpi, Hava Delibashi
Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, Erion Ismaili
Ndalim për të dalë jashtë vendit për Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta.

Veprat e dyshuara nga SPAK:

Për veprat penale të "Shkelja e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", "Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës".
"Heqja e paligjshme e
lirisë", e kryer në formën e veçanta të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe "Grupi i strukturuar kriminal",
"Kryerja e veprave penale nga
organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", si dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale" të parashikuara nga nenet, 258/2, 110, 170/b c 28/4 dhc 333/a dhe 334 te Kodit Penal. Versus.al

3 ORE ME PARE

Tenderat e AKSHI-t, Agasi, Beqiraj dhe efektivë policie morën peng biznesmenin Meçe dhe e detyruan të tërhiqej

Abuzimi me tenderat, SPAK ‘shkund’ Tiranën, urdhër-arreste
Ermal Beqiraj, Gerond Meçe dhe Ergys Agasi

Detaje të tjera janë zbuluar lidhur me aksionin e SPAK në zonën e Kodrës së Diellit ku në kuadër të kontrolleve që kryen agjentët e BKH u lëshuan edhe disa masa sigurie ndaj drejtoreshës së AKSH-it Karçanaj, biznesmenëve Ergys Agasi e Ermal Beqiraj si dhe ndaj zv.drejtorit të policisë, Erion Ismaili.

Sipas hetimeve, dyshohet se biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri kanë bashkëpunuar me zv.drejtorin e policisë së Tiranës për të marrë peng biznesmenin tjetër Gerond Meçen, për t’i bërë presion këtij të fundit që të tërhiqej nga tenderat në lidhje me AKSHI-n.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se pas disa orësh shantazh, Meçe është detyruar të heqë dorë edhe nga ankimet që kishte bërë lidhur me tenderat që kishte përfituar Ermal Beqiraj.

52-vjeçari Gerond Meçe është pronari prestanome i kompanisë Advanced Business Solutions  ABS, me objekt tregetim dhe import-eksport i paisjeve elektronike dhe informatike. Sipas mediave vetëm gjatë pesë viteve të fundit, 46 milionë euro kanë dalë nga thesari i shtetit dhe janë transferuar drejt kompanisë Advanced Business Solutions – ABS, për tendera sekretë, përmes procedurave të manipuluara dhe kontrata fiktive.

Për këtë kompani ka folur edhe ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj i cili e konsideronte Gerond Meçen si ish-bashkëpunëtor të ngushtë të Ramës. Versus.al

5 ORE ME PARE

Aksioni te Kodra e Diellit, SPAK lëshon masë sigurie për zv.drejtorin e policisë Tiranë

Abuzimi me tenderat, SPAK ‘shkund’ Tiranën, urdhër-arreste
Erion Ismaili

Në kuadër të aksionit që ende vijon për kontrolle në zonën e Kodrës së Diellit, janë lëshuar disa masa sigurie, mes të cilave edhe ndaj zëvendës drejtorit të policisë së Tiranës, Erion Ismaili.

SPAK ka kërkuar pezullimin e tij nga detyra që mban si numri dy i policisë së kryeqytetit.

Më herët, u mësua se për këtë aksion janë lëshuar masa sigurie edhe ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe dy biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj. Versus.al

5 ORE ME PARE

Abuzime me tenderat, urdhër-arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Karçanaj dhe biznesmenin Ergys Agasi

Abuzimi me tenderat, SPAK ‘shkund’ Tiranën, urdhër-arreste
Mirlinda Karçanaj dhe Ergys Agasi

Me urdhër të SPAK, në zonën e Kodrës së Diellit u kryen disa kontrolle mëngjesin e sotëm ndërsa mësohet se janë lëshuar disa masa sigurie mes të cilave, “arrest shtëpie” për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanajn dhe ‘arrest me burg’ për biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Hetimet po kryhen nga prokurori i posaçëm Bledar Maksuti lidhur me abuzimet me tenderat e AKSHI-t. Kujtojmë se një javë më parë Karçanaj u shfaq në SPAK ku u mor në pyetje për 3 orë lidhur me abuzimet e kryera me tenderat e agjencisë që drejton.

Gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë thirrur dhe marrë në pyetjeve 25 zyrtarë të AKSHI-t, që janë kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave. Versus.al

6 ORE ME PARE

BKH zbarkon tek "Kodra e Diellit", lëshohen masa sigurie për disa zyrtarë

Abuzimi me tenderat, SPAK ‘shkund’ Tiranën, urdhër-arreste
Foto ilustruese

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit po zhvillojnë një kontroll në zonën e Kodrës së Diellit që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm. Dyshohet se bëhet fjalë për një hetim që po zhvillohet për tenderat.

Burime bëjnë me dije se me urdhër të Prokurorisë së Posaçme janë lëshuar urdhër arreste për disa zyrtarë shtetërorë dhe pronarë kompanish. 

Kontrollet e nisur gjatë orëve të para të mëngjesit janë ende në vijim. Versus.al

Poll