Live Updates /

“Korrupsioni s’ka qenë kurrë më i ulët se kaq”, Rama në Berat: S’do ketë subvencione ndaj fermerëve për naftën

*Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takim me sipërmarrës të prodhimit të vajit të ullirit në Berat ku foli për investime të ndryshme. *Ai tha se Berati është qyteti me numrin më të madh të shqiptarëve të kthyer nga emigrimi për shkak të mundësive që ofronte për ta. Ndërsa sërish përsëriti deklaratat e shpeshta gjatë këtyre ditëve të fundit duke thënë se kurrë korrupsioni nuk ka qenë më i ulët në Shqipëri, pavarësisht skandaleve të shumta dhe zbulimit të aferave në institucione të ndryshme publike. *Mes të tjerash zbuloi gjithashtu se vendimi për heqjen e subvencionit për naftën ishte marrë për shkak se kishte patur abuzime me këtë skemë dhe karburanti ishte përdorur për makina në qytet.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
2 ORE ME PARE

Heqja e subvencionit të fermerëve për naftën, Rama: Abuzonin, e përdornin për makina në qytet

“Korrupsioni s’ka qenë kurrë më i ulët se

Gjatë takimit me sipërmarrësit e prodhimit të vajit të ullirit në Berat, kryeministri Edi Rama foli edhe për heqjen e subvencioneve për naftën e fermerëve. Sipas tij, shkak për këtë vendimmarrje është bërë arsyeja se shumë prej fermerëve abuzonin duke e përdorur naftën për qëllime të tjera që nuk kishin lidhje me bujqësinë.

“Rimbursimi i TVSH-së me 10%, që do të thotë, kemi pasur mbi 60 mijë që kanë marrë naftë, ndërkohë që ne e dimë shumë mirë që fuqia prodhuese dhe bazat prodhuese nuk e kanë këtë lloj proporcioni. Nuk kanë 60 mijë aktorë. Në këtë sens, ne nuk kemi hequr mbështetjen për asnjë që ka nevojë edhe për naftë, por kemi hequr mundësinë që nafta të abuzohet dhe përdoret për qëllime që nuk kanë lidhje me bujqësinë, kjo është e vërteta. Ose kemi dalë në atë konkluzion edhe për një fakt tjetër, që shumë njerëz që punojnë tokat e të tjerëve, kanë qenë të detyruar të marrin naftën dhe të ua japin të tjerëve, është dhënë për sipërfaqe/ hektar, ai tjetri ka pasur një Mercedez në qytet dhe ka marrë naftën nga ai që punon tokën atje.

Ata të cilët kanë prodhuar në tokat e të tjerëve dhe naftën ia kanë dhënë atyre të tjerëve kanë vazhduar të rriten, nuk është kjo ajo që e rrit prodhimin. Ne kemi qenë të detyruar që të provojmë disa rrugë, ndërsa kjo rrugë tani, vjen edhe si rezultat i rritjes së vetëdijes së formalizimit”- deklaroi Rama. Versus.al

2 ORE ME PARE

"Një mik më tha se dukem arrogant kur e them", Rama: Korrupsioni, më i ulët se kurrë më parë

“Korrupsioni s’ka qenë kurrë më i ulët se

Kryeminsitri Edi Rama zhvilloi sot një takim me sipërmarrës të vajit të ullirit në Berat për të folur lidhur me rritjen e pagave në bujqësi dhe investimet e qeverisë. Ndër të tjera, Rama iu kthye sërish temës së përmendur në çdo takim të zhvilluar prej tij gjatë ditëve të fundit, korrupsionit.

Kreu i qeverisë vijoi të këmbëngulë se sot në Shqipëri ka më pak korrupsion se kurrë pavarësisht se rrëfeu se një mik i tij e kishte këshilluar që të bënte kujdes kur e thoshte sepse ngjante pak arrogant.  

“E vërteta bëhet copash dhe gëlojnë lloj-lloj thashethemesh, shpeshherë të thuash të vërtetën duket si sfidë. Një miku im po më thoshte: ki pak më kujdes sepse dukesh arrogant kur thua se Shqipëria ka më pak korrupsion se ç’kishte dhe asnjëherë si sot korrupsioni nuk është luftuar në Shqipëri. Kjo është e vërteta dhe unë jam i gatshëm të përballem me këdo për sa kohë jemi në fushën e fakteve, kur futemi në fushën e llafeve që synojnë vetëm të mjegullojnë çdo gjë, aty është më vështirë”- u shpreh Rama. Versus.al

Poll