Live Updates /

Kremtohet Fitër Bajrami pas muajit të shenjtë të Ramazanit, rreth 120 mijë besimtarë falin namazin në sheshin ''Skënderbej''

*Sot besimtarët myslimanë në Shqipëri kremtuan festën e Fitër Bajramit e cila vjen pas agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Me mijëra besimtarë u mblodhën në sheshin Skënderbej në Tiranë ku falën namazin e Fitër Bajramit dhe uruan njëri tjetrin për mbarësi dhe shëndet. Sipas raportimeve, besohet që të kenë qenë rreth 120 mijë besimtarë të cilët mbushën sot sheshin dhe rrugët kryesore të Tiranës. *Gjithashtu edhe në qytetet e tjera të vendit u fal namazi për festën e shenjtë në besimin islam. Myftinjtë e xhamive bënë thirrje për solidaritet me të pamundurit dhe më të varfërit, begati, mbarësi dhe paqe në Shqipëri dhe në botë, duke e vënë theksin edhe në konfliktin që prej javësh vijon në Lindjen e Mesme.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
4 ORE ME PARE

120 mijë besimtarë myslimanë falën namazin në sheshin Skënderbej, pasqyrohet edhe në mediat e huaja

Kremtohet Fitër Bajrami pas muajit të shenjtë të Ramazanit,

Rreth 120 mijë besimtarë myslimanë në Shqipëri falën namazin e Fitër Bajramit mëngjesin e sotëm në sheshin Skënderbej të Tiranës.

Pamjet mahnitëse me dron u shpërndanë edhe nga fotografi i Reuters në Tiranë, Florion Goga. Fotot tregonin mijëra besimtarë myslimanë që kishin mbushur sheshin dhe disa rrugë të tjera kryesore të Tiranës.

Kremtohet Fitër Bajrami pas muajit të shenjtë të Ramazanit, Kremtohet Fitër Bajrami pas muajit të shenjtë të Ramazanit,   Kremtohet Fitër Bajrami pas muajit të shenjtë të Ramazanit,  

Festa e Fitër Bajramit kremtohet nga besimtarët myslimanë pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Versus.al

6 ORE ME PARE

Politika shqiptare uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

Kremtohet Fitër Bajrami pas muajit të shenjtë të Ramazanit,

Krerët e politikës në Shqipëri kanë uruar besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, festën që vjen pas një muaji agjërimi dhe afrimi shpirtëror me Zotin.

Presidenti Bajram Begaj uroi besimtarët me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shprehu urimet për mbarësi dhe gëzim në familjet shqiptare.

‘’Me rastin e festës së Fitër Bajramit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë: gëzuar e mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar! Qoftë kjo festë një ditë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë!’’- shkruan Begaj.

‘’MIRËMËNGJES, GËZUAR FITËR BAJRAMIN’’- shkroi Rama në rrjetet sociale ku kishte publikuar edhe një foto nga libri i shenjtë i Kuranit.

Berisha uroi festën me anë të një fotoje me bashkëshorten e tij duke e shoqëruar me mbishkrimin:

‘’Të dashur miq, pas 30 ditë agjerim, sakrificash dhe lutjesh besimtarët muslimanë festojnë me zemër të lehtësuar shpresën e pranimit të adhurimit dhe veprave të tyre nga Krijuesi.

Duke uruar ata dhe gjithë shqiptarët Gëzuar Fitër Bajramin, le t’i lutemi Zotit për kthimin e adhurimit të besimtarëve në mbarësi për ta, familjet e tyre dhe vendin’’. Versus.al

8 ORE ME PARE

Mijëra besimtarë myslimanë falin namazin e ''Fitër Bajramit'' në sheshin Skënderbej

Kremtohet Fitër Bajrami pas muajit të shenjtë të Ramazanit,

Sot besimtarët mysliman festojnë Fitër Bajramin, ditë që shënon edhe përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit gjatë të cilit besimtarët agjëruan dhe u përkushtuan ndaj praktikave fetare. 

Mijëra besimtarë u mblodhën sot në sheshin ''Skënderbej'' në Tiranë ku falën namazin e Fitër Bajramit. 

Muaji i Ramazanit, i cili njihet për sakrificat e tij, ka qenë një periudhë e rëndësishme e agjërimit dhe përkushtimit ndaj adhurimit. Pas agjërimit të gjatë, besimtarët festojnë Fitër Bajramin, duke e përmbyllur këtë muaj me lutje dhe mirënjohje për dhuratat dhe bekimet që kanë marrë.

Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

Ky është një moment bashkimi për komunitetin mysliman, ku edhe familjet gëzojnë së bashku dhe shprehin falënderime për forcën dhe durimin e treguar gjatë muajit të Ramazanit. Versus.al

Poll