Live Updates /

Listë e zezë për ndërtuesit pa leje, e pësojnë dhe arkitektët dhe zyrtarët! Rama: Nëse bini në gropë, s’ju nxjerrim dot më

*Kreu i qeverisë Edi Rama së bashku me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, prezantuan një paketë të re masash ligjore për mbrojtjen e territorit që përqendrohet në ndëshkimin e personave që ndërtojnë pa leje ose tejkalojnë lejen e ndërtimit. *Teksa u fol për “listën e zezë” ku do të jenë të gjithë shkelësit e ligjit që ndërtojnë pa leje dhe tejkalojnë lejen e ndërtimit, Manja tha se këtyre subjekteve apo individëve nuk do t’u jepen leje ndërtimi për 5 vitet e ardhshme në raste shkeljesh. *Në këtë pikë, Rama kërkoi që penalizimi të ishte edhe më i rëndë, ndërsa përmendi se një pjesë të madhe të përgjegjësisë do ta kenë ndërtuesit dhe arkitektët. Madje me këta të fundit pati edhe batuta duke iu kërkuar ta lexonin mirë paketën pasi rrezikonin të ndiqeshin penalisht. *Për punonjësit e administratës përveç penalizimeve, do të ketë edhe pushim nga puna dhe përjashtim nga mundësia për të qenë pjesë e institucioneve shtetërore për 7 vitet në vazhdim që pas penalizimit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kreu i qeverisë Edi Rama së bashku me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, prezantuan një paketë të re masash ligjore për mbrojtjen e territorit që përqendrohet në ndëshkimin e personave që ndërtojnë pa leje ose tejkalojnë lejen e ndërtimit. *Teksa u fol për “listën e zezë” ku do të jenë të gjithë shkelësit e ligjit që ndërtojnë pa leje dhe tejkalojnë lejen e ndërtimit, Manja tha se këtyre subjekteve apo individëve nuk do t’u jepen leje ndërtimi për 5 vitet e ardhshme në raste shkeljesh. *Në këtë pikë, Rama kërkoi që penalizimi të ishte edhe më i rëndë, ndërsa përmendi se një pjesë të madhe të përgjegjësisë do ta kenë ndërtuesit dhe arkitektët. Madje me këta të fundit pati edhe batuta duke iu kërkuar ta lexonin mirë paketën pasi rrezikonin të ndiqeshin penalisht. *Për punonjësit e administratës përveç penalizimeve, do të ketë edhe pushim nga puna dhe përjashtim nga mundësia për të qenë pjesë e institucioneve shtetërore për 7 vitet në vazhdim që pas penalizimit.

4 Postime
6 ORE ME PARE

“Do shkoni në radhë tek supa”, Rama-arkitektëve për ndërtimet pa leje: Nëse bini në gropë s’ju nxjerrim dot më

Listë e zezë për ndërtuesit pa leje, e pësojnë dhe

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot të gjithë arkitektët të cilët marrin në duar një projekt zhvillimi nga subjekte firmash ndërtimi apo qytetarë të caktuar, duke iu bërë me dije se do të përfundojnë në “listën e zezë” dhe do të kenë pasoja penale.

Ai tha se në rastet kur artikekti e sheh se projekti po tejkalon lejen e ndërtimit dhe nuk njofton organet përkatëse, do të konsiderohet njëjtë si një vepër penale. Ndërsa në mbyllje të fjalës së tij, nuk i kurseu as shakatë teksa u kërkoi arkitektëve të lexonin mirë paketën e propozuar për mbrojtjen e territorit nëse nuk donin të përfundonin në burg.

“Por ndërtuesit nuk veprojnë vetëm, veprojnë me arkitektët të cilët nën presionin e ndërtuesve nuk njoftojnë shtetin. Ky mosnjoftim do të konsiderohet vepër penale, pjesëmarrje në një vepër penale për arkitektët. Natyrisht që arkitektët do humbin gjithçka sepse nëse një arkitekt e pranon deformimin e projektit dhe nuk ka krenarinë që të thotë stop se unë shkoj e denoncoj nëse ti lëviz 1m2 nga projekti im, kjo është në një anë fatkeqësia e tij, por nga ana tjetër nuk është pikturë që pranon të vijë dikush e të fusë duart. Por është një pasuri të cilën e kanë blerë të tjerët.

Uroj shumë të na mbështesni dhe të na ndihmoni dhetë mos bini në ndonjë gropë se nuk iu nxjerrim dot më pastaj. Se njeriu kur dëgjon neni kaq e neni aq, humbet vëmendjen ,por shihini mirë se është plot me gropa për ju. Po ratë në ndonjë gropë nuk iu nxjerr dot më njeri pastaj. Thoni sa të doni jam arkitekt jam arkitekt, do shkoni atje në radhë tek supa”- tha Rama. Versus.al

6 ORE ME PARE

“Ndërtues që i marrin peng njerëzit si Hamasi”, Rama: S’do ketë ujë e drita nëse pallati nuk certifikohet

Listë e zezë për ndërtuesit pa leje, e pësojnë dhe

Në një pjesë të madhe të fjalës së tij përsa u takon masave ndëshkimore për ndërtimet pa leje apo tejkalimin e lejes së ndërtimit, Rama u përqendrua tek ndërtuesit të cilët shpesh herë mashtrojnë qytetarët për kushtet e pallatit.

Ai tha se nuk do të ketë më raste kur nga njëra anë ndërtohet dhe nga ana tjetër hyjnë njerëzit në apartament ndërkohë që nuk është marrë ende certifikata e përdorimit.

“Nuk do të lidhen më drita dhe ujë nëse objekti nuk merr certifikatën e përdorimit. Nuk do ketë pallat që ndërtohet dhe ndërkohë nga ana tjetër futen njerëzit në apartament. Pastaj e bëjnë si Hamasi, i marrin peng duke e bërë të pamundur që pallati të konfiskohet sepse njerëzit janë brenda. Kjo nuk do të lejohet më. Deri në ditën që do merret certifikata e përdorimit, s’do ketë ujë e as drita. Ashtu si lokalet që operojnë në situata pa leje dhe thonë se paguajnë taksat. Në këtë rast është përgjegjësia e shtetit sepse duhet t’i thotë se ti nuk mund të zësh hapësirën publike. Në këtë fazë ku jemi dhe vitet që kemi për të hyrë në BE të ndajmë mirë çfarë është e publikut dhe çfarë është e individit”- u shpreh kreu i qeverisë. Versus.al

6 ORE ME PARE

“Zjarrvëniet të dënohen njësoj si vrasjet”, Rama: S’mund të ketë ndëshkim të njëjtë me ndërtuesit pa leje

Listë e zezë për ndërtuesit pa leje, e pësojnë dhe

Duke komentuar paketën e propozuar nga grupi i punës mbi paketën e re ligjore për mbrojtjen e territorit, Rama tha se nuk ishte dakord që dënimi për ata që ndërtojnë pa leje në zona të mbrojtura dhe atyre që vendosin zjarre, të jetë i njëjtë. Kreu i qeverisë pati të njëjtin qëndrim si disa javë më parë duke propozuar që në kodin penal zjarrvënia të jetë e njësuar me veprën penale të vrasjes.

“Pa u zgjatur, duke filluar me një kundërshti me çfarë u paraqit, por në këtë rast opinion im  është se dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë shumë më të rënda se ato për ndërtimet pa leje.  Nuk mund të dënohet vendosja e një zjarri si në Gramsh 3 deri në 8 vjet dhe një ndërtim i paligjshëm në një zonë pylli të mbrojtur 5 deri në 10 vite. Ndërtimin e paligjshëm mund ta prishësh, kurse rigjenerimin e pyjeve duhen vite të tëra për ta bërë. Besoj se duhet riparë dhe kam bindjen që zjarrvënësit duhen trajtuar si vrasës dhe zjarrvënia e qëllimshme duhet të ndëshkohet njësoj si vrasja. Në kushtet kur trashëgimia e shumë brezave shuhet brenda 2 apo 3 netësh dhe bashkë me pyllin digjet edhe shtëpia, kjo është tamam vrasje me paramendim”- u shpreh Rama. Versus.al

7 ORE ME PARE

Paketë e re masash për mbrojtjen e territorit, Rama: Do të na japë më shumë instrumente! Aksioni do të vazhdojë deri në fund të mandatit

Listë e zezë për ndërtuesit pa leje, e pësojnë dhe

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në prezantimin e paketës së re të masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit. Ai tha se miratimi i kësaj pakete do të jetë ndër vendimet e para të qevrisë së re, ndërsa theksoi se përmbajtja e saj ka të bëjë me një sërë masash që do t’i japin mundësi institucioneve instrumenta të tjerë për të mbrojtur territorin.

Për këtë gjë ai tha se edhe aksioni i nisur për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga bizneset private mund të zgjasë në kohë deri në përfundimin e mandatit të katërt qeverisës. Sipas Ramës, kjo paketë e re ligjore do të ndalojë ndërhyrjet brutale në prona të caktuara.

“E organizojmë këtë takim me përfaqësues nga institucionet dhe grupet e interesit lidhur me një thellim të reformës për mbrojtjen e territorit përmes një pakete të re ndërhyrjesh ligjore që do të jenë në tryezën e qeverisë së re si një ndër vendimet më të para. Dua t’ju bëj me dije se për këtë paketë të re ligjore që do të prezantojmë është punuar me shumë intensitet nga një grup i gjerë ekspertësh, juristësh dhe me ndihmën e disa deputetëve që kanë patur aktivitet të lidhur me komisionin e ligjeve.

Besoj shumë se siç nuk ka asgjë të përkryer, as kjo paketë nuk është e përkryer por është një tërësi masash që do të na japin mundësinë të kemi në dorë instrumenta të reja për të mbrojtur territorin duke filluar nga suksesi përfundimtar i një offensive që do të zgjasë aq sa të jetë e nevojshme mbase gjatë gjithë mandatit të ri, për ndalimin pa kthim të çdo frymëzimi për të ndërtuar pa leje, deri tek mbrojtja e autorësisë së projekteve arkitektonike. Të cilat janë deformuar dhe përdhunuar në formën e tyre nga ndërhyrja e ndërtuesve që i kthen në formale vendimmarrjet që bëjnë organet e qeverisjes vendore. Dhe një tjetër pasojë e konsiderueshme, mashtrimi që iu bëhet blerësve duke iu shitur objektin që ka marrë leje me pamjet e lejes së marrë, ndërkohë që në fund fare ai objekt është si kushëri shumë i largët që sapo ka dalë nga berberi i qethur e i rruar totalisht dhe me trupin gjithë vraga nga shkelmat dhe grushtat. Kështu janë edhe projektet që deformohen si një kushëri i largët që iu vjen në këtë gjendje”- deklaroi Rama. Versus.al

 

Poll