Çfarë do të gjeni në brendësi
*Qarkullimi i automjeteve në kryeqytet gjatë ditës së sotme ka qenë pothuajse plotësisht i paralizuar në disa prej rrugëve më kryesore. *Që prej orës 09:00 të mëngjesit e deri në orët 16:00, automjetet private si dhe ato të transportit publik kanë ndjekur një hartë të publikuar nga bashkia e Tiranës dhe policia rrugore për të bërë të mundur mbajtjen e maratonës ku morën pjesë rreth 5 mijë persona nga 50 vende të ndryshme të botës. *Pjesëmarrës në maratonë ishin edhe personat me aftësi të kufizuar. *Në përfundim të distancës 42 kilometra, u vendos rekord kombëtar nga atletja Luiza Gega e cila arriti ta përshkronte këtë distancë për 2 orë e 42 minuta. Ndërsa për distancën 10 km, në podiumin e meshkujve, David Nikolla nga Shqipëria u shpall fitues, duke lënë pas konkurrentët e tjerë me një performancë të shkëlqyer.
Luiza Gega vendos rekord në Maratonën e Tiranës! Shpallen fituesit edhe për 10 km, garues nga Kosova e Ukraina

Luiza Gega ka vendosur rekord në Maratonën e Tiranës për distancën 42 kilometra duke u renditur e para me 2 orë e 42 minuta.
Gjithashtu ka përfunduar me sukses gara për distancën 10 km. Në podiumin e meshkujve, David Nikolla nga Shqipëria u shpall fitues, duke lënë pas konkurrentët e tjerë me një performancë të shkëlqyer. Pas tij, në vendin e dytë u rendit Albion Ymeri nga Kosova dhe Bogdan Somenoyyeh nga Ukraina zuri vendin e tretë.
Në kategorinë e femrave, fituesja e garës ishte Gresa Bakraqi nga Kosova, e cila u shfaq në formë të shkëlqyer dhe e meritoi vendin e parë. Redia Dauti nga Shqipëria u klasifikua në vendin e dytë, ndërsa Luisa Gaia Dal Molin nga Italia përfundoi garën në vendin e tretë.
Në këtë ngjarje sportive morën pjesë 5 mijë garues nga 50 vende të ndryshme të botës.
Maratona e Tiranës është bërë një ngjarje tradicionale që promovon sportin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke sjellë së bashku atletë nga vende të ndryshme për të sfiduar njëri-tjetrin në një atmosferë festive dhe mbështetje të fortë nga publiku. Versus.al
FOTOT/ Maratona e Tiranës, edhe personat me aftësi të kufizuar mes 5 mijë garuesve nga 50 vende të botës
Maratona e Tiranës pati edhe këtë vit një kategori të veçantë garuesish duke e bërë eventin akoma më frymëzues. Mes 5 mijë personave nga 50 personave nga Shqipëria e vende të ndryshme të botës, kishte edhe persona me aftësi të kufizuara dhe paraplegjikë të cilët vrapuan për të përcjellë mesazh shprese dhe guximi.
Gara “We Too” kishte si qëllim frymëzimin e personave me aftësi të kufizuara. Ndërsa maratona ka nisur prej orës 09:00 dhe do të vijojë deri në orën 16:00 me rrugë kyçe të kryeqytetit të bllokuara dhe të dedikuara vetëm për maratonën e përvitshme që prej 2016-ës. Versus.al
Sot mbahet 'Maratona e Tiranës', nga ora 09:00 bllokohet qarkullimi për automjetet! Ja rrugët ku mund të kalohet
Tiranë- Sot mbahet maratona e përvitshme e nisur që prej 2016-ës dhe e kthyer tashme në traditë. Me rastin e këtij akvitieti, pjesa më e madhe e rrugëve të kryeqytetit do të jenë të bllokuara, ndërsa bashkia dhe policia kanë hartuar një plan masash për të devijuar trafikun e automjeteve.
Pjesë e maratonës do të jenë 5 mijë persona nga 50 vende të ndryshme të botës. Maratona do të zhvillohet në katër kategori kryesore: “Marathon”, “Half Marathon”, “Tirana 10K” dhe “We Too” dhe për secilën prej tyre janë parashikuar çmime të ndryshme.
Maratona do të nisë në orën 09:00 të paradites dhe pritet të zgjasë deri në orën 16:00. Duke qenë se qarkullimi do të jetë i bllokuar, është hartuar edhe një plan që parashikon devijimin e lëvizjes së automjeteve dhe linjave të transportit urban deri në orën 16:00.
Më poshtë plani i plotë i masave të hartuara nga Bashkia e Tiranës dhe Policia:
Kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 20 Tetor 2024 nga ora 08:00 deri në orën 16:00 për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona e Tiranës 2024” të organizuar nga Bashkia Tiranë, në akset e mëposhtme:
Në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi” rruga “Papa Gjon Pal II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri” me kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit”, rruga “George W Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardin “Zogu I”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga e “Durrësit”, rruga e “Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark”, nga kryqëzimi me urën e Gjykatës Tiranë, deri te Ura Taiëan, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.
2.1. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet sipas planit të lëvizjes bashkëngjitur kësaj urdhërese si më poshtë:
-Në Unazën e Mesme përveç segmentit Ura e Gjykatës Rrethit Tiranë deri tek rruga e “Elbasanit”, rruga “Luigj Gurakuqi”, rruga e “Dibrës”, rruga e “Barrikadave”, rruga “Mine Peza”, rruga e “Kavajës” nga “Ura Teknologjike” deri te rruga “21 Dhjetori”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, rruga “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshin “Ëilison” deri te rruga “Vaso Pasha”.
Në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” dhe bulevardin “Zhan D’Ark” me drejtime të detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas. Në kryqëzimin e rrugës së “Barrikadave” me rrugën e “Dibrës”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e “Unazës së Vogël” me dalje në bulevardin “Zogu I.
Në kryqëzimin e bulevardit ‘‘Zogu I” me rrugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit.
Në rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Durrësit”.
Në kryqëzimin “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Kavajës”.
Në rrugën “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frasheri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me unazën.
Në kryqëzimin “Vasil Shanto”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e bulevardit “Bajram Curri”.
Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit te qarkullimit në segmentin e rrugës ‘Pjetrë Bogdani” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
2.2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
Linja Nr. 1/A “Selitë- Kristal -Qendër- Stacioni i Trenit -Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit- Kristal –Qendër- Stacioni i Trenit- Allias” pezullohet i përkohësisht.
Linja Nr. 2 “Teg -Sauk i Vjetër- Kopshti Zoologjik- Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Ëillson”.
Linja Nr. 3 “Kashar –Yzberisht- Qendër” devijon te “21 Dhjetori” dhe tek sheshi “Karl Topia”.
Linja Nr.4 “Qendër- QTU- Megatek -City Park” devijon tek sheshi “Karl Topia”.
Linja Nr. 5/A Ish Kombinati i Autotraktorëve — Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.
Linja Nr. 5/B “Institut- Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia”.
Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon nga “Zogu I” .
Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit-Qendër- Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër- Sanatorium-Teg” devijon te rruga e “Elbasanit”-rrethrrotullimi “Qyteti Studenti”.
Linja Nr. 9″Qyteti Studenti -Jordan Misja” pezullohet përkohësisht.
Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri- Qendër -Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.
Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re- Sharrë” devijon te “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e më tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.
Linja 12/B “5 Maji-Sharrë” devijon nga “Zogu I” te “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e me tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.
Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Ëillson” dhe pjesa tjetër te sheshi “Karl Topia”.
Linja Nr. 15 “Kombinat-Kinostudio” të devijojë te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” (21 dhjetori) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me Unazën e Vogël të vazhdojë drejt (prapa TOB).
Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” pezullohet përkohësisht.
2.3.Ndalohet qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, teknologjike dhe transport pasagjeresh (përveç mjeteve të transportit urban qytetas) në brendësi të unazës së madhe në datë 20 Tetor 2024, nga ora 08.00 -16.00. Versus.al







