Live Updates /

Plagosja e 15 vjeçarit në Tiranë, xhaxhallarët binjakë u zunë për drogën dhe njëri prej tyre e qëlloi gabimisht

*Disa orë pas plagosjes me tre plumba të 15 vjeçarit në Mëzez të Tiranës mbrëmjen e djeshme, u zbardh e gjithë ngjarja për të cilën pati dëshmi kontradiktore mes familjarëve të të miturit. *Shkak për plagosjen e të miturit është bërë një sherr mes dy xhaxhallarëve të tij binjakë. Njëri prej tyre ka marrë armën dhe ka hapur zjarr në oborr duke plagosur pa dashje nipin 15 vjeçar. Nazmi Pëllumbi është shpallur në kërkim, ndërsa binjaku tjetër vëllai i tij Florant Pëllumbi është arrestuar pasi iu gjet kokainë në banesë. *Nëna e të miturit ka dëshmuar se kunetërit e saj ishin zënë me njëri-tjetrin për drogën. *15 vjeçari ka mbarrë tre plumba në shpatull dhe krah. Gjendja e tij shëndetësore fatmirësisht është e qëndrueshme dhe nuk ka rrezik për jetën.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Disa orë pas plagosjes me tre plumba të 15 vjeçarit në Mëzez të Tiranës mbrëmjen e djeshme, u zbardh e gjithë ngjarja për të cilën pati dëshmi kontradiktore mes familjarëve të të miturit. *Shkak për plagosjen e të miturit është bërë një sherr mes dy xhaxhallarëve të tij binjakë. Njëri prej tyre ka marrë armën dhe ka hapur zjarr në oborr duke plagosur pa dashje nipin 15 vjeçar. Nazmi Pëllumbi është shpallur në kërkim, ndërsa binjaku tjetër vëllai i tij Florant Pëllumbi është arrestuar pasi iu gjet kokainë në banesë. *Nëna e të miturit ka dëshmuar se kunetërit e saj ishin zënë me njëri-tjetrin për drogën. *15 vjeçari ka mbarrë tre plumba në shpatull dhe krah. Gjendja e tij shëndetësore fatmirësisht është e qëndrueshme dhe nuk ka rrezik për jetën.

3 Postime
1 MUAJ ME PARE

Sherri i 2 binjakëve shkaktoi plagosjen e nipit të tyre të mitur! Nëna e 15 vjeçarit: U zunë për drogën

Plagosja e 15 vjeçarit në Tiranë, xhaxhallarët
Florant dhe Nazmi Pëllumbi

Versus.al ka siguruar foton e dy vëllezërve binjakë të cilët si pasojë e sherrit të tyre u bënë shkak për plagosjen e nipit 15 vjeçar me 3 plumba.

I mituri u dërgua mbrëmë në spitalin e Traumës, ndërsa sot u bë e mundur zbardhja e ngjarjes pavarësisht se fillimisht ai vetë dhe babai  e xhaxhai i tij Florant Pëllumbi dhanë dëshmi kontradiktore.

Policia zbuloi se një sherr mes Florant Pëllumbit dhe binjakut të tij Nazmi Pëllumbi ka degraduar deri në pikën ku ky i fundit mori armën dhe hapi zjarr në oborr, duke bërë që plumbat të preknin 15 vjeçarin.

Nëna e të miturit në gjendje të rënduar psikologjike, ka thënë se shkak për sherrin mes kunetërve të saj është bërë droga. Pas kontrollit të policisë, në shtëpinë e Florant Pëllumbit u gjet një sasi kokaine dhe 29 vjeçari u vu në pranga. Ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e binjakut të tij Nazmiun i cili plagosi me armë nipin e tyre të mitur. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Zbardhet plagosja e 15 vjeçarit në Tiranë, në kërkim xhaxhai i tij! E qëlloi gabimisht pas sherrit me binjakun

Plagosja e 15 vjeçarit në Tiranë, xhaxhallarët

Një konflikt mes dy xhaxhallarëve të tij, është bërë shkak për plagosjen me armë zjarri të 15 vjeçarit në Fushë Mëzez të Tiranës. Ky ka qenë përfundimi i veprimeve hetimore të policisë që ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një 15 vjeçar u paraqit në spitalin e Traumës me 3 plumba.

Dëshmitë e të atit të të miturit dhe xhaxhait të tij ishin tepër kontradiktore dhe pas disa hetimeve, është arritur të zbardhet se shkak për plagosjen e të miturit është bërë një konflikt mes dy xhaxhallarëve binjakë të të tij.

Si ndodhi ngjarja

Vëllezërit binjakë Nazmi Pëllumbi dhe Florant Pëllumbi 29 vjeçarë kanë pasur një konflikt fizik me njëri tjetrin. Për shkak të acarimit të situatës, 29 vjeçari Nazmi Pëllumbi ka marrë armën dhe ka hapur zjarr në oborrin e përbashkët që kishte me vëllezërit e tij në tentativë për të qëlluar vëllain e tij binjak me të cilin kishte patur konflikt.

Si pasojë e plumbave mbeti i plagosur 15 vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Shpallet në kërkim një 29-vjeçar (xhaxhai i 15-vjeçarit), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë binjak, ka qëlluar me zjarri drejt tij dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht 15-vjeçari (nipi i tyre).    

Arrestohet binjaku i 29-vjeçarit, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.    

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bënë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, në Fushë-Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri 15-vjeçar.  

Në vijim të veprimeve për këtë rast: 

u shpall në kërkim shtetasi N. P., 29 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-u arrestua shtetasi F. P., 29 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi N. P. gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, shtetasin F. P., në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Lajmi në përditësim…

1 MUAJ ME PARE

15 vjeçari në Tiranë u plagos me 3 plumba, policia shoqëron babain dhe xhaxhain! Dhanë dëshmi kontradiktore

Plagosja e 15 vjeçarit në Tiranë, xhaxhallarët
Lagjia në Fushë- Mëzez ku ndodhi ngjarja

Tiranë- Një 15 vjeçar i plagosur me armë zjarri u dërgua mbrëmjen e djeshme në spitalin e Traumës ku edhe sot po merr ndihmë mjekësore.

Ditën e sotme bëhet me dije se policia ka shoqëruar në komisariat babain dhe xhaxhain e të miturit për shkak të dëshmive kontradiktore të dhëna prej tyre.

Sipas 15 vjeçarit, dëshmia e të cilit është marrë me rezerva, drejt derës kryesore të oborrit të shtëpisë është qëlluar 4 herë me armë zjarri nga një makinë e zezë që më pas është larguar me shpejtësi.

Por dëshmia e tij është totalisht kontradiktore në raport me atë çfarë ka gjetur grupi hetimor në vendngjarje. Në derë janë konstatuar 5 vrima plumbash të cilat janë qëlluar nga brenda oborrit, duke rrëzuar mundësinë se persona të paidentifikuar kanë qëlluar nga jashtë derës.

Dyshimet e deritanishme janë për një sherr mes babait dhe xhaxhait të 15 vjeçarit, konflikt që më pas ka degraduar deri në përdorimin e armëve. Gjithashtu edhe i ati i të miturit ka dhënë dëshmi kontradiktore duke thënë se pasi kishte dëgjuar të shtënat, kishte parë djalin e plagosur. I mituri fatmirësisht raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë 3 plumba, 1 në shpatull dhe 2 në krah. Versus.al

Poll