Live Updates /

'Plumbi i artë 2'/ SPAK zbardh dosjen e vëllezërve Çopja, porositën 22 atentate, 6 persona i ekzekutuan, të tjerët shpëtuan

*SPAK ka zbuluar detajet e fundit të megaoperacionit në Elbasan, Tiranë dhe Durrës, për porositjen e vrasjeve nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Në njoftimin e bërë nga SPAK është paraqitur edhe lista e plotë e urdhërave për vrasje nga dy autorët. Dyshohet se veprimtaria kriminale e dy vëllezërve, daton rreth viteve 2006 – 2007, ku fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërndarë në sasi të vogla lëndë narkotike të llojit kokainë. Me kalimin e viteve ata u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë/zgjeruan aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Evropës dhe më gjerë. *Sipas hetimeve të bëra nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion rezulton se vëllezërit Çopja kanë korruptuar edhe shumë persona përgjegjës të organeve të drejtësisë, si gjyqtarë, prokurorë apo funksionarë të tjerë *Sipas SPAK, nga hetimet është faktuar se vëllezërit Çopja kishin porositur dhe vrasjen e 26 vjeçarit, Andi Zylyfi, 5 vite më parë në fshatin Përparim të Elbasanit. Andi Zylyfi rezulton se ishte djali i hallës së Endri Alibej, ku ky i fundit i ekzekutuar po nga vëllezërit Çopja një vit më parë në 2018. *Nga detajet e zbardhura nga operacioni 'Plumbi i artë 2' nga SPAK është evidentuar edhe vjedhja me armë e 10 milionë eurove në pistën e aeroportit Nënë Tereza në Rinas, më 9 prill të vitit 2019, nga grupi kriminal i udhëhequr prej Franc dhe Hajdar Çopja Grabitësit, morën paratë nga 4 makina blind të transportit të parave të kompanive të ndryshme private.

Shkruar nga B.SH

Çfarë do të gjeni në brendësi

*SPAK ka zbuluar detajet e fundit të megaoperacionit në Elbasan, Tiranë dhe Durrës, për porositjen e vrasjeve nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Në njoftimin e bërë nga SPAK është paraqitur edhe lista e plotë e urdhërave për vrasje nga dy autorët. Dyshohet se veprimtaria kriminale e dy vëllezërve, daton rreth viteve 2006 – 2007, ku fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërndarë në sasi të vogla lëndë narkotike të llojit kokainë. Me kalimin e viteve ata u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë/zgjeruan aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Evropës dhe më gjerë. *Sipas hetimeve të bëra nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion rezulton se vëllezërit Çopja kanë korruptuar edhe shumë persona përgjegjës të organeve të drejtësisë, si gjyqtarë, prokurorë apo funksionarë të tjerë *Sipas SPAK, nga hetimet është faktuar se vëllezërit Çopja kishin porositur dhe vrasjen e 26 vjeçarit, Andi Zylyfi, 5 vite më parë në fshatin Përparim të Elbasanit. Andi Zylyfi rezulton se ishte djali i hallës së Endri Alibej, ku ky i fundit i ekzekutuar po nga vëllezërit Çopja një vit më parë në 2018. *Nga detajet e zbardhura nga operacioni 'Plumbi i artë 2' nga SPAK është evidentuar edhe vjedhja me armë e 10 milionë eurove në pistën e aeroportit Nënë Tereza në Rinas, më 9 prill të vitit 2019, nga grupi kriminal i udhëhequr prej Franc dhe Hajdar Çopja Grabitësit, morën paratë nga 4 makina blind të transportit të parave të kompanive të ndryshme private.

6 Postime
7 MUAJ ME PARE

Historia e vëllezërve Çopja, nga përplasja me “Tarzanin” për 50 kg kokainë në Angli, tek ekzekutimet dhe grabitja e Rinasit

'Plumbi i artë 2'/ SPAK zbardh dosjen e vëllezërve

SPAK ka dhënë detajet lidhur me 33 urdhërarrestet e lëshuara për zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale në vend ndër vite. SPAK bën të ditur se objekt i hetimit ishte veprimtaria kriminale e një organizate që e kishte bazën në Elbasan dhe drejtohej nga vëllezërit Florenc dhe Hajdar Çopja.

Hetimet kanë provuar se kjo organizatë kriminale dallohet për shkallën e veçantë të strukturimit, qëndrueshmërisë, kohëzgjatjes së saj,  qëllimit për kryerjen e disa vepra penale dhe fuqisë së saj financiare.

Dyshohet se veprimtaria kriminale e dy vëllezërve, daton rreth viteve 2006–2007, ku fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërndarë në sasi të vogla kokainë. Me kalimin e viteve ata u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë/zgjeruan aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Evropës dhe më gjerë.

Gjithashtu, me kalimin e viteve u rrit potenciali i tyre ekonomik dhe si rrjedhojë pozita e tyre në raport me grupet e tjera ndryshoi pasi ata krijuan kontakte të cilat ju dhanë më pas mundësi për të krijuar lidhje të drejtpërdrejta me eksponentë të rëndësishëm të trafikut të narkotikëve.

Për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e tyre ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi eliminimin e kundërshtarëve (nëpërmjet vrasjeve me pagesë), të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë dhe më gjerë.

Humbja e 50 kg kokainë në Angli

Përplasja e parë ka nisur në Mbretërinë e Bashkuar, pas humbjes së 50 kilogramëve kokainë nga Endrit Alibej që njihej ndryshe dhe si “Tarzani”. Pasi ky i fundit nuk u përgjigj për 50 kilogramët e kokainës, që në treg mund të kapë vlerën e 500 mijë eurove, nisi përgatitja e atentatit ndaj tij.

Masakra e Bradasheshit

Dhe më 29 dhjetor të vitit 2018, në Bradashesh u qëlluan për vdekje tre persona, mes tyre edhe Endrit Alibej. Përveç 34-vjeçarit, në këtë atentat humbën jetën edhe Arben Dylgjeri, daja i ‘Tarzanit’ dhe shtetasi turk Erdal Duranay. Të tre, sapo ishin kthyer nga Belgjika për të festuar ardhjen e vitit të Ri 2019, por nuk e arritën atë ditë. Vetëm tre ditë para festive të fundvitit, plumbat e kallashnikovit ranë mbi ta dhe në sy të grave e fëmijëve, ndërruan jetë, pa mundur as të shkonin në spital.

Vrasja e Endrit Alibej (eksponent i njohur në trafikimin e kokainës) u pasua me urdhërimin dhe të vrasjeve të disa personave të afërm të shtetasit Endrit Alibej.

Një vit më vonë, po në muajin dhjetor, në vitin 2019, u ekzekutua një tjetër ‘rob’ i ‘Tarzanit’. Këtë herë ishte djali i hallës së Endrit Alibejt, Andi Zylyfi kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi. Edhe pse pa precedentë penalë, Zylyfi u vra në fshatin Përparim në rrugën nacionale Elbasan-Peqin, teksa ndodhej në makinë me Ardit Uruçin, mikun e tij që fatmirësisht i shpëtoi këtij atentati.

Sapo kaluan shtatë muaj, erdhi një tjetër viktimë. Mesnatën e 1 korrikut, Klevi dhe Aldo Baho, i njohur si “Sakati”, vëllezër u qëlluan me breshëri plumbash dhe njëri prej tyre vdiq. Klevi mbeti i vrarë, ndërsa Aldo u plagos rëndë, por sot jeton.

Një ditë pas këtij atentati, RENEA zbarkoi në Elbasan ku dhe pas një karburanti në emër të biznesmenit Ilir Beko gjeti një arsenal me armë të sofistikuara. Pjesa më e madhe e armëve ishin moderne dhe që i përkisnin prodhimit francez dhe belg, armë këto që përdoren nga ushtritë e vendeve të NATO, 7 kallashnikovë dhe një armë gjahu çifte, snajpera modern dhe 5 pistoleta me silenciator.

Pikërisht në këtë karburant, ku u gjet dhe depoja e armëve, qëndronin herë pas here edhe anëtarë të këtij grupi kriminal të Çopjave.

Ngjarjet në Peqin, sikur ranë në qetësi, ndoshta mungesa e armatimit, ndoshta fakti që grupi e kishte marrë tashmë çmimin e kokainës së humbur…

Grabitja e Rinasit

Por, më 9 prill të vitit 2019, dora e tyre erdhi do të vinte sërish në skenë. Këtë here ndodhi grabitja në Aeroportin e Rinasit, ku u morën plot 10 milion euro dhe në përplasje me autoritetet mbeti i vrarë Admir Murataj.

Në këtë grabitje bashkëpunuan Talo Çela dhe Nuredin Dumani, por këto para përçanë dhe miqtë e ngushtë.

Të dy thurën planin e atentatit për të vrarë dy vëllezërit Haxhia, Viktor dhe Besmir, të cilët u ekzekutuan brenda makinës së tyre, shumë pranë biznesit të tyre në Shën Vlash të Durrësit. Në pranga si ekzekutor është vënë Altin Ndoci dhe Klevis Alla dhe ky i fundit zbërtheu të gjithë vrasjen, madje edhe tregoi vendin ku kishin fshehur armët e krimit.

Lidhja me grupin e Çopjave në këtë vrasje u bë kur edhe vetë Ndoci pranoi gjithçka.

“Vrasja ka ndodhur për paratë e grabitura në Rinas, Talo Çela dhe Nuredin Dumani kanë organizuar gjithçka. Një pjesë e parave të grabitura në Rinas, u ishin lënë vëllezërve Haxhia. Çela shkoi t’ua kërkonte më pas, por ata u justifikuan dhe thanë se ua kishin grabitur në momentin që iu grabit edhe servisi. Më pas i vranë”, u shpreh Ndoci kur u ‘zbërthye’.

Edhe rrëfimi i Klevis Allës, një prej autorëve që mori pjesë në ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia dhe në vrasjen e Dorjan Shkozës e Anxhelo Avdisë hapi dosjet e pazbardhura, për ngjarjet kriminale dhe atentatet e kryera në Elbasan. Në dosje, shkruhen mjaft qartë emrat e bashkëpunëtorëve të Allës dhe Ndocit, dhe nuk bëhet fjalë vetëm për Talo Çelën, por dhe për urdhërat e Çopjave. Të tjerët ishin thjesht pjesë e skuadrës së qitësve me pagesë dhe vepronin sapo merrnin urdhrin.

Pastrimi i parave

Në lidhje me pastrimin e parave, nga të dhënat e siguruara nga organi i akuzës, rezulton se kjo organizatë kriminale  ka investuar në Shqipëri një pjesë të të ardhurave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës, kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme (nëpërmjet blerjes së pronave të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Nga kryerja e hetimeve intensive janë përftuar të dhëna me interes në lidhje me pasuritë, investimet dhe pasuritë e dy vëllezërve në Shqipëri, format e përdoruara prej tyre si dhe personat e përfshirë në procesin e pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit nga organizata kriminale, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit.

Rezulton se, organizata kriminale ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mos ekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/fshehje të natyrës së vërtetë të burimit dhe aktivitetit, me qëllim pastrimin e parave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Gjithashtu, evidentohet se Florenc Çapja në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, ndërmjet të tjerave edhe kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.

7 MUAJ ME PARE

Operacioni kundër klanit ‘Çopja’, Europol: Organizatë kriminale shqiptare e profilit të lartë

'Plumbi i artë 2'/ SPAK zbardh dosjen e vëllezërve

Autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me Europolin dhe organet ligjzbatuese belge, holandeze dhe franceze, kanë përfunduar me sukses një operacion të madh, duke arrestuar 15 anëtarë të dyshuar të një grupi famëkeq të krimit të organizuar shqiptar nën hetim në juridiksione të shumta.

Përpjekja e koordinuar, e quajtur Operacioni GORGON, kulmoi me një seri bastisjesh të kryera në Tiranë, Shqipëri, më 31 korrik kundër figurave kyçe brenda rrjetit kriminal. Si rezultat u sekuestruan pasuri të konsiderueshme, përfshirë pasuri të paluajtshme dhe 1 milion euro cash.

Në shënjestër të këtij operacioni janë anëtar të fisit Çopja, por shumica prej urdhërarresteve ndaj tyre nuk janë ekzekutuar, pasi ka dyshime se strehohen ne Dubai.

Ky grup i profilit të lartë të krimit të organizuar shqiptar ishte i strukturuar në mënyrë hierarkike, me degë që vepronin ndërkombëtarisht. Banda përbëhej kryesisht nga familjarë dhe bashkëpunëtorë nga e njëjta zonë në Shqipëri. Anëtarët e grupit dyshohet se janë përgjegjës për vrasje të shumta me pagesë, trafik në shkallë të gjerë të drogës dhe pastrim të fitimeve të paligjshme nëpërmjet transaksioneve komplekse të kriptomonedhave.

Mes të arrestuarve është edhe një pastrues parash me qendër në Tiranë, i cili u ofronte shërbimet e tij disa grupeve të tjera kriminale të nivelit të lartë të angazhuar në nivel ndërkombëtar në vrasje, korrupsion dhe trafik në shkallë të gjerë droge, ndër aktivitete të tjera kriminale.

Hetimi zbuloi gjithashtu sesi kreu i këtij grupi të krimit të organizuar dhe bashkëpunëtorët e tij urdhëruan vrasjen e disa anëtarëve të grupeve të tjera kriminale shqiptare duke kontraktuar vrasës. Të paktën shtatë vrasje i janë atribuar këtij grupi specifik kriminal midis viteve 2019 dhe 2020, një numër prej të cilave janë kryer jashtë Shqipërisë.

Në kuadër të punës analizuese të kryer mbi të dhënat e SKY EÇ, Europol zhvilloi inteligjencë të besueshme mbi aktivitetet e kësaj bande.

Ky informacion i është dhënë Prokurorisë së Posaçme Shqiptare për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK), e cila mori masa të menjëhershme dhe hapi hetimet. Që atëherë, Europol ka ofruar zhvillim dhe analizë të vazhdueshme të inteligjencës në mbështetje të hetimit kombëtar, duke shfrytëzuar ekspertizën e tij gjithëpërfshirëse duke mobilizuar qendrat e tij të ndryshme të specializuara.

Gjatë ditës së aksionit, tre ekspertë nga Qendra Evropiane e Krimit të Organizuar të Rënda të Europolit dhe Qendra Evropiane e Krimit Kibernetik u vendosën në Tiranë për të mbështetur autoritetet shqiptare në veprimet e tyre detyruese.

Autoritetet e mëposhtme morën pjesë në hetim:

Shqipëri: Prokuroria e Posaçme për Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion), Byroja Kombëtare e Hetimit (Byroja Kombëtare e Hetimit), Policia e Shtetit Shqiptar (Policia e Shtetit)

Belgjikë: Policia Federale (Federale Politie)

Francë: Policia Kombëtare (Police Nationale)

Holandë: Policia Kombëtare (Politika).

 

7 MUAJ ME PARE

Paratë e vjedhura në Rinas në 2019 nga vëllezërit Çopja, SPAK jep detaje

'Plumbi i artë 2'/ SPAK zbardh dosjen e vëllezërve

Nga detajet e zbardhura nga operacioni 'Plumbi i artë 2' nga SPAK është evidentuar edhe vjedhja me armë e 10 milionë eurove në pistën e aeroportit Nënë Tereza në Rinas, më 9 prill të vitit 2019, nga grupi kriminal i udhëhequr prej Franc dhe Hajdar Çopja Grabitësit, morën paratë nga 4 makina blind të transportit të parave të kompanive të ndryshme private.

Ata mundën të largoheshin teksa përdorën një makinë me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’. Autorët e grabitjes kanë mundur të shkojnë deri në barkun e avionit me pasagjerë që nisej për në Vienë  aty ku në pjesën e bagazheve kanë bërë grabitjen teksa paratë kalonin nga makinat e blinduara për në avion.

Mundën të dalin sërish nga aeroporti ndërsa janë ndjekur më tej nga forcat e policisë të cilave u janë përgjigjur me armë. Nga përplasja mbeti i vrarë një nga grabitësit, Admir Murataj, ndërsa të tjerët vrapuan në këmbë duke u larguar bashkë me thasët me para ku i priste një tjetër automjet.

Makinën e arratisë e dogjën më vonë pranë zonës së Bathores, ndërsa në duart e ekspertëve është furgoni me mbishkrimin fals "Hetimi Tatimor", brenda të cilit mund të gjendet një pasuri provash, gjurmë gishtërinj dhe armët e sekuestruara.

'8)   Fakti Penal “Vjedhja me armë e vlerave monetare” që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë – Vjenë, ngjarje e ndodhur më datë 09.04.2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë.', thotë njoftimi i SPAK./ Versus.al

7 MUAJ ME PARE

SPAK zbardh vrasjen e Andi Zylyfit në 2019, vëllezërit Çopja porositës

'Plumbi i artë 2'/ SPAK zbardh dosjen e vëllezërve

SPAK ka zbardhur aktivitetin e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja në Elbasan.

Sipas SPAK, nga hetimet është faktuar se vëllezërit Çopja kishin porositur dhe vrasjen e 26 vjeçarit, Andi Zylyfi, 5 vite më parë në fshatin Përparim të Elbasanit. 

Andi Zylyfi rezulton se ishte djali i hallës së Endri Alibej, ku ky i fundit i ekzekutuar po nga vëllezërit Çopja një vit më parë në 2018.  Ndërkohë nga të shtënat me breshëri, mbeti i plagosur rëndë edhe miku i tij Ardit Uruçi, 23-vjeç, banues në fshatin Përparim. 

“Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese në dëm të viktimave Andi Zylyfi dhe plagosja e shtetasit Ardit Uruçi”, ngjarje e ndodhur më datë 13.12.2019, në fshatin Përparim, Peqin”, njoftoi SPAK.

Më 29 dhjetor të 2018 në atentatin e njohur si masakra e Bradasheshit humbën jetën Endrit Alibej 34-vjeç, Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk Erdal Duranay./ Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Banda e vëllezërve Çopja shtrirje deri në sistemin e drejtësisë, SPAK: Punonjësja e Gjykatës së Elbasanit u dha të dhëna sekrete

'Plumbi i artë 2'/ SPAK zbardh dosjen e vëllezërve

SPAK ka arritur të zbardhë aktivitetin me një shtrirje të gjerë kriminale të vëllezërve, Franc dhe Hajdar Çopja, të cilët kanë drejtuar një organizatë të fuqishme të trafikut të drogës, kanë pastruar paratë e krimit duke investuar në sektorin e ndërtimit dhe në kompani të ‘vjetra’, si dhe kanë urdhëruar vrasje me pagesë. Ata kanë tentuar të ekzekutojnë edhe emra të njohur për organet e drejtësisë, si Nuredin Dumanin, Erion Alibejn, etj.

Por, aktiviteti i tyre shtrihet edhe me gjerë se kaq duke arritur deri në degët e sistemit të drejtësisë.

Sipas hetimeve të bëra nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion rezulton se vëllezërit Çopja kanë korruptuar edhe shumë persona përgjegjës të organeve të drejtësisë, si gjyqtarë, prokurorë apo funksionarë të tjerë.

Gjithashtu ata kanë rekrutuar dy punonjës Policie për të kryer veprime në kundërshtim me detyrën për llogari të organizatës kriminale.

SPAK bën me dije po ashtu se, kanë zbuluar edhe faktin penal të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, nga një punonjëse  e administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës  së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan,  kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan./ Versus.al

7 MUAJ ME PARE

“Kur u fuqizuan, nisën eliminimet”, SPAK zbardh aktivitetin kriminal të dy vëllezërve Çopja

'Plumbi i artë 2'/ SPAK zbardh dosjen e vëllezërve

SPAK ka zbuluar detajet e fundit të megaoperacionit në Elbasan, Tiranë dhe Durrës, për porositjen e vrasjeve nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.

Në njoftimin e bërë nga SPAK është paraqitur edhe lista e plotë e urdhërave për vrasje nga dy autorët.

Dyshohet se veprimtaria kriminale e dy vëllezërve, daton rreth viteve 2006 – 2007, ku fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërndarë në sasi të vogla lëndë narkotike të llojit kokainë. Me kalimin e viteve ata u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë/zgjeruan aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Evropës dhe më gjerë.

Po ashtu gjatë hetimeve është zbuluar se kjo organizatë kriminale ka realizuar grabitjen e armatosur të 10 milionë eurove që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë-Vjenë, ndodhur më 9 prill 2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vijuar hetimet në kuadër të procedimit penal nr.75, të vitit 2022, ku objekt i hetimit ishte veprimtaria kriminale e një organizate kriminale e cila kishte bazën në qytetin e Elbasanit dhe që drejtohej nga vëllezërit F. G. (ndryshe F. Ç.) dhe H.B. (ndryshe H. Ç.).

Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese holandeze, belge dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në Shqipëri, si dhe në disa vende të tjera në Evropë. Po ashtu është hetuar dhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri.

Hetimet kanë provuar se kjo organizatë kriminale dallohet për shkallën e veçantë të strukturimit, qëndrueshmërisë, kohëzgjatjes së saj,  qëllimit për kryerjen e disa vepra penale dhe fuqisë së saj financiare.

Dyshohet se veprimtaria kriminale e dy vëllezërve, daton rreth viteve 2006 – 2007, ku fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërndarë në sasi të vogla lëndë narkotike të llojit kokainë. Me kalimin e viteve ata u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë/zgjeruan aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Evropës dhe më gjerë.

Gjithashtu, me kalimin e viteve u rrit potenciali i tyre ekonomik dhe si rrjedhojë pozita e tyre në raport me grupet e tjera ndryshoi pasi ata krijuan kontakte të cilat ju dhanë më pas mundësi për të krijuar lidhje të drejtpërdrejta me eksponentë të rëndësishëm të trafikut të narkotikëve.

Për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e tyre ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi eliminimin e kundërshtarëve (nëpërmjet vrasjeve me pagesë), të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë dhe më gjerë.

Vrasja e trefishtë, ku u vra shtetasi Endrit Alibej, më 29.12.2018, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, provohet përtej dyshimit të arsyeshëm se është kryer nga kjo organizatë kriminale dhe se qëllimi i kësaj vrasje ka të bëjë me konkurencën për zotërimin e tregut të kokainës. Vrasja e shtetasit Endrit Alibej (eksponent i njohur në trafikimin e kokainës) u pasua me urdhërimin dhe të vrasjeve të disa personave të afërm të shtetasit Endrit Alibej.

Në lidhje me pastrimin e parave, nga të dhënat e siguruara nga organi i akuzës, rezulton se kjo organizatë kriminale  ka investuar në Shqipëri një pjesë të të ardhurave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës, kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme (nëpërmjet blerjes së pronave të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Nga kryerja e hetimeve intensive janë përftuar të dhëna me interes në lidhje me pasuritë, investimet dhe pasuritë e dy vëllezërve në Shqipëri, format e përdoruara prej tyre si dhe personat e përfshirë në procesin e pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit nga organizata kriminale, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit.

Rezulton se, organizata kriminale ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mos ekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/fshehje të natyrës së vërtetë të burimit dhe aktivitetit, me qëllim pastrimin e parave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Gjithashtu, evidentohet se, shtetasi F. G. (ndryshe F. Ç.), në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, ndërmjet të tjerave edhe kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.

Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e BKH-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formë e organizatës kriminale, si më poshtë:

1)   Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese” në dëm të viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay, ngjarje e ndodhur më datë 29.12.2018, në orën 21:00, në vendin e quajtur Bradashesh, aksi rrugor Tiranë – Elbasan, në afërsi të restorant Dervishaj;

2)   Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese e shtetasit Klevin Baho dhe plagosja e vëllait të tij shtetasit Aldo (Aleksandër) Baho”, ngjarje e ndodhur më datë 01.07.2019, ora 00:30, në fshtin Broshkë, Elbasan;

3)   Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese në dëm të viktimave Andi Zylyfi dhe plagosja e shtetasit Ardit Uruçi”, ngjarje e ndodhur më datë 13.12.2019, në fshatin Përparim, Peqin;

4)   Fakti penal “vrasja e shtetasit Klevis Kapllani”, ngjarje e ndodhur më datë 15.09.2020, në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë;

5)   Fakti penal “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Kei Piku, ngjarje e ndodhur më datë 16.01.2020, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, në Elbasan;

6)   Fakti penal “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Irfan Azizi, ngjarje e ndodhur më datë 29.11.2020, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes në Urën Vajgurore, Berat.

7)   Fakti Penal “Vjedhja me armë e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Minella Muçi dhe Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë, ngjarje e ndodhur më datë 23.03.2018, në lagjen 28 nëntori, në Fier;

8)   Fakti Penal “Vjedhja me armë e vlerave monetare” që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë – Vjenë, ngjarje e ndodhur më datë 09.04.2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë.

Gjithashtu kjo organizatë kriminale  ka kryer dhe  veprime aktive duke siguruar kushtet dhe mjetet materiale me qëllim kryerjen e vrasjes së disa shtetasve, konkretisht:

9)      Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2019 –janar 2020;

10)  Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej pas periudhës së karantinës në vitin 2020;

11)  Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin shtator 2020;

12)  Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – nëntor 2020;

13)  Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – tetor 2020;

14)  Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore tetor – nëntor 2020;

15)  Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Q. A., ngjarje e planifikuar të kryhej në shtator të vitit 2020;

16)  Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit A. S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore dhjetor  2019 – janar 2020;

17)  Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit A. S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2020 – janar 2021;

18)  Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit R. S., ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore janar 2020 – janar 2021;

19)  Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit E. C., ngjarje e planifikuar të kryej në periudhën kohore janar 2020 – nëntor 2020;

20)  Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit A. Ç., ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – nëntor të vitit 2020;

21)  Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Aldo Baho, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt maj – gusht të vitit 2020;

22)  Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit A. B., ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – gusht të vitit 2020.

23)  Janë evidentuar dhe dokumentuar raste te përkrahjes së autorit të krimit, veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe moskallëzim krimi.

24)  Gjithashtu,  është evidentuar dhe rekrutimi i dy punonjësve të policisë së shtetit, për të kryer veprime në kundërshtim me detyrën për llogari të organizatës kriminale.

25)  Është evidentuar edhe fakti penal i “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, ”, ngjarje e ndodhur gjatë vitit 2020 në Elbasan  dhe “Korrupison aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

26)  Gjithashtu hetimet kanë zbuluar edhe faktin penal të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, nga një punonjëse  e administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës  së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan,  kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.86, datë 29.07.2024, ka vendosur caktimin e masave të sigurisë personale për 33 shtetas. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar në datën 31.07.2024 masat e sigurimit të caktuara ndaj 13 shtetasve ndërkohë që 2 shtetas të tjerë gjenden të arrestuar jashtë Shqipërisë.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës është ushtruar kontroll në 8 ambiente në ndryshme në përfundim të të cilëve është bërë e mundur sekuestrimi i një shume të madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një shumë totale mbi 1 000 000 (një milion) Euro si dhe prova të tjera materiale që paraqesin interes për hetimin e mëtejshëm.

Gjithashtu, në zbatim të vendimit të gjykatës nr. 467, datë 29.07.2024, me objekt “Vendosjen e sekuestros preventive”, janë sekuestruar  42 (dyzet e dy) pasuri, midis të cilave 38 pasuri të paluajtshme, si apartamente, vila, tokë arë, pallat në ndërtim 4 (katër) katësh dhe katër llogari bankare.

Falenderojmë Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit për profesionalizimin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë, gjatë fazës së ekzekutimit të vendimeve të gjykatës.

Falenderojmë gjithashtu në mënyrë të veçantë edhe Eurojust, Europol, autoritetet gjyqësore franceze dhe agjencitë  ligjzbatuese holandeze dhe belge për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e dhënë në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal.

 

Poll