Çfarë do të gjeni në brendësi
*Në Gjykatën e Posaçme është mbajtur sot seanca e radhës ku ka dëshmuar vrasësi me pagesë Nuredin Dumani i cili është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë. *Që në nisje të seancës pati kontradita mes tij dhe krahut të tij të djathtë lidhur me atentatin e ndodhur më 18 janar të 2022-it në Tiranë ku u tentua të vritej biznesmeni Lulzim Masha. *Dumani tha se për këtë ngjarje ishte kontaktuar edhe nga Suel Çela dhe se shënjestra ishte Lulzim Masha. Ndryshe u shpreh Hoxha i cili tha se objektiv ishte djali i biznesmenit. *Më tej Dumani rrëfeu bisedat me të shumëkërkuarin Suel Çela në ‘Matrix’ si dhe takimin me Behar Bajrin ku sipas tij ky i fundit i kishte dhënë 200 mijë euro për të eleminuar disa prej kundërshtarëve të tij si dhe për t’I kapur Talo Çelën. *Seanca u përfshi nga tensionet kur avokati Ilirjan Dyzeni vendosi të linte sallën pasi pretendoi se ishte kërcënuar me jetë nga Nuredin Dumani, i cili sipas tij i ishte drejtuar me fjalët “je në ofertë”, shprehje që e interpretoi si kërcënim me vrasje. *Pak minuta pas rinisjes së seancës, u vendos shtyrja për në datë 22 prill pas kërkesës së avokatëve të tjerë për sensibilizim.
"Je në ofertë", tensione në GJKKO, avokati braktis sallën: Nuredin Dumani më kërcënoi me jetë

Dëshmia e radhës e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë, ka sjellë përplasje gjatë seancës në GJKKO për dosjen ‘Plumbi i Artë’.
Ilirjan Dyzeni, avokati i të pandehurit Besjan Xhixha, braktisi sallën e gjyqit pasi pretendoi se ishte kërcënuar me jetë nga Nuredin Dumani i cili sipas tij i është drejtuar me fjalët “je në ofertë”. Ai akuzoi prokurorët e SPAK se po bënin ‘sehir’ dhe nuk ndërhynin ndaj kërcënimeve kaq të rënda.
Nga ana tjetër prokurori i posaçëm Behar Dibra u shpreh se nuk e kishte dëgjuar diçka të tillë të thënë nga Nuredin Dumani. Seanca u ndërpre për të rinisur pak minuta më pas me avokatin i cili i kërkoi gjykatës që t’u tërhiqte vëmendjen prokurorëve në mënyrë që të jenë më të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në deklarimet e Dumanit.
“Ndoshta reagova gabim, i kërkoj gjykartës t’i tërheqë vëmendje prokurorisë, të jetë i vëmendshëm ndaj deklarimeve të bashkëpunëtorit. Jemi njerëz edhe shaka s’mund të bëjë nëse e kishte në shaka, jam avokat, nuk jemi luftëtar. Unë se përballoj dot edhe nëse e thotë me shaka ai është mbase rehat, ai është trim unë sjam trim, jam frikacak ça ti bëjë atij. Kam vënë në dijeni edhe dhomën e avokatisë. Kryetari i dhomës ishte në ambientet e gjykatës, e ndamë shqetësimin, smund të vijmë këtu dhe të përballemi me këtë situatë. Nuk vijojmë më kështu. Të merren masa të menjëhershme. Kjo është situatë e përsëritur”- tha Dyzeni.
Ndërsa edhe avokatët e të pandehurve të tjerë kërkuan që seanca të shtyhet në shenjë sensibilizimi duke bërë edhe kritika për SPAK-un për mosmarrje masash.
Prokurori Behar Dibra kundërshtoi kërkesën për shtyrje duke i bërë thirrje avokates Elda Zotaj që në rast se pretendimi i saj është i saktë, ka të drejtë të bëjë kallëzim penal ndaj tij personalisht.
“Duhet të shikoni arsyet dhe shkaqet që çuan në atë deklaratë. Unë si pjesmarrës se kam dëgjuar. Hapni audion, ai (dumani) është i pandehur në këtë proces, thëniet e tij cilësohen dëshmi. Çe detyroj ta bënte atë pohim, kush e provokoi? Zonja avokate ke të drejtën të bësh që tani kallëzim ndaj meje, ik bëje aty ku duhet bërë. Merr regjistrimin dhe referoje ku të duash bashkë me emrin tim. I lutem gjykatës të vazhdojë gjykimin. Në të kundërt merrni masa vendosni gjoba për këdo avokat që bëhet pengesë për ndërprerje gjykimi”- argumentoi prokurori Behar Dibra.
Gjykata vendosi t’u pezullojë afatet e paraburgimit të dyshuarve, ndërsa seanca u shty për datën 22 prill. Versus.al
“S’ti bëj dot 1.5 mln euro dhe po të çohen të vdekurit”, Dumani për paktin me Behar Bajrin: I kërkova Talo Çelën
Gjatë dëshmisë së tij në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë’, vrasësi me pagesë rrëfeu takimin që kishte patur me Behar Bajrin nën shoqërinë e Arlind Bushatit, të riut që u vra në masakrën e Dobraçit në tetor të vitit të kaluar.
Dumani rrëfeu se i kishte kërkuar Behar Bajrit 1.5 milionë euro për të kryer vrasjet e personazheve që ai kërkonte. Ndërsa Bajri duke e konsideruar këtë si një shifër tepër të lartë i kishte dhënë 200 mijë euro si dhe i kishte premtuar se do t’i sillte Talo Çelën me të cilin Dumani kishte nisur armiqësi të përbetuar.
“Behar Bajrin, e kam takuar me Arlind Bushatin. I kishte thënë Elton Basha Arlindit se është shoku im. Tha bjere Nuredinin. Kto prisnin takim me mua, unë nuk shkova, çova Eltonin bashkë me Altinin, smë kujtohet mbiemri, është nga Dibra. Isha kontakt me eltonin. Kërkojnë nuredinin ato, i japin telefonin, ja ku është. Behar bajri më tha pas një bisede me tensione dhe të gjatë, pëe të bërë goditje për atë, dorian dulin, genc tafilin, dhe perosna të tjerë po smë kujtphen. I kam kërkuar 1.5 milion euro. Ai më dha 200 mijë euro se aq sa kërkova unë tha të çohen të vdekurit nga varri si bëj dot. Unë i kërkova në këmbim behar bajrit, Talo Çelën. Sepse ma ofroi, të më ndihmonte tha kam rob. Ia kërkova thashë ma gjej ku është. Pas disa kohësh tha se di. Suel çela ma ka pranuar vetë se ka bërë takim me talo çelën. Me Behar Bajrin kam komunikuar me sky ose matrix”- zbuloi Dumani. Versus.al
Dumani përplaset me ‘krahun e tij të djathtë’ për atentatin ndaj biznesmenit, njëri pretendon se shënjestër ishte djali

Vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë, ka vijuar sot me dëshmitë e tij në procesin gjyqësor që po zhvillohet për dosjen ‘Plumbi i Artë’. Këtë herë teksa rrëfente porosinë për vrasjen e mbetur në tentativë të biznesmenit Lulzim Masha, i cili i shpëtoi atentatit të ndodhur më 18 janar të 2022-it, u përplas me ish-kraun e tij të djathtë Henrik Hoxha.
Dumani pretendoi në seancë se porosinë për vrasjen e Mashës e kishte marrë nga i shumëkërkuari Suel Çela i cili i kishte rrëfyer se i duhej kjo gjë për persona të tjerë. Henrik Hoxha pretendoi se porosia ishte marrë për të vrarë djalin e Lulzim Mashës, ndërsa Dumani pretendoi të kundërtën.
Henrik Hoxha: Arsyen pse e kemi marrë porosinë për vrasjen e djalit të Mashës do e tregojë herë tjetër. Kur të vinte do bëhej goditja, kishte 200 mijë euro me vete. Lekët që kishte ne vete nëse do merreshin ishin ekstra nga pagesa që ishte bërë për vrasje. Unë kam qenë vetëm në pritje për vrasjen e djalit. Hynte dhe dilte në maqedoni, si ishte aty. Kemi ndenjur disa muaj në pritje. Do ta them më vonë shkakun, në mungesë të djalit ishim të detyruar të vrisnim Lulzimin.
Nuredin Dumani: Kur e kam marrë pagesën kam qenë në Kosovë. Nuk më kujtohet nga kush e kam marrë pagesën. Henrikun e mam porositur nga Kosova, me sa mbaj mend e kam marr në telefon. “Matrix” e kam marrë sapo ka dalë, në 2021 me sa mbaj mend. Pseodonimi im në spak ka qenë “alkatraz”, “toto rino”, “kovid 19”. Henrikut ia kisha vënë “baftjari”, se di si e ka pas ai. Fillimisht porosinë e kam marrë nga Suel Çela. Porosia ka qenë për vrasjen e Lulzim Mashës. Më ka takuar disa herë Aleksandër Baho në Kosovë. E kanë kaluar njëherë pa e regjistruar, me sa më kujtohet. Një herë ka ardhur me cls, një herë me a4 ose a5 njëherë me një makinë me targa angleze. Herën e fundit ka nejt një herë me mua. Suel Çela ma ka dhënë direkt porosinë për Lulzim Mashën, më tha e kam për persona të tjerë. Kam komunikuar për këtë ngjarje me Bahon, me matrix ose sky nga 2021 e këtej. Fillimisht lidhje kontakti ka qenë një miku im në durrës, Fatmir Troplini. Shkonte një robi i tij Xhino Roka takonte Fatmirin, merrte mallin, e pyet a ka gjë me ne Nuredini, aty la një kontakt timin dhe aty jemi lidhur me Suelin. I ati i Suelit dhe me të atin e bahos shokë fëmijërie.
Më tej, vrasësi me pagesë Dumani zbuloi detajet lidhur me pjesën e organizimit të atentatit.
“Unë dhashë porosi, organizimin e bëri Henriku. Për këtë punë i kam dhënë golf 4, dy armë, një uzi pistol, dhe një pistoletë 9 mm. Uzin e kisha me vete dhe pistoletën kur erdha nga Kosova, e kam marrë aty. Golfin ia mora mikut tim në durrës Fatmir Troplinit. Se di kur e ka organizuar Henriku, më thoshte e kam gati kushe, një javë”- deklaroi i penduari i drejtësisë. Versus.al








