Live Updates /

Post protesta e opozitës/14 të arrestuar dhe 6 policë plagosur! Nën hetim edhe deputeti Klevis Balliu, shtyu të miturit drejt krimit

*Pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike më 22 mars 2026, Policia e Shtetit ka arrestuar 15 persona dhe ka vënë nën hetim në gjendje të lirë 9 të tjerë. *Mes personave të shoqëruar ka pasur edhe të mitur, të cilët janë lënë të lirë pas procedurave. *Procedim penal ka nisur dhe ndaj deputetit Klevis Balliu për shtyrje të miturit në krim

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike më 22 mars 2026, Policia e Shtetit ka arrestuar 15 persona dhe ka vënë nën hetim në gjendje të lirë 9 të tjerë. *Mes personave të shoqëruar ka pasur edhe të mitur, të cilët janë lënë të lirë pas procedurave. *Procedim penal ka nisur dhe ndaj deputetit Klevis Balliu për shtyrje të miturit në krim

4 Postime
38 MINUTA ME PARE

Protesta e opozitës, ambasada gjermane: Përfaqësuesit e partive të distancohen nga dhuna

Post protesta e opozitës/14 të arrestuar dhe 6 policë plagosur!

Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka reaguar lidhur me protestën e opozitës që u zhvillua një ditë më parë, duke dënuar fuqishëm çdo akt dhune.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se protestat janë një e drejtë themelore në çdo shoqëri demokratike, por dhuna kundër personave apo pronës është e papranueshme.

“Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve,” theksohet në deklaratën e saj.

Ambasada Gjermane gjithashtu inkurajon partitë politike përgjegjëse që të distancohen në mënyrë të qartë dhe të paekuivoke nga çdo akt dhune gjatë demonstratave.

Ky reagim vjen pas përshkallëzimit të tensioneve gjatë protestës, ku janë regjistruar përplasje me policinë dhe dëmtime të institucioneve dhe pronave.

Reagimi i Ambasadës Gjermane:

Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme.

Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike.

Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve.

Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna./Versus.al

59 MINUTA ME PARE

Protesta e PD në kryeqytet, Avokati i Popullit publikon raportin paraprak: Një protestues u ankua për dhunë nga policia, kemi nisur hetimet!

Post protesta e opozitës/14 të arrestuar dhe 6 policë plagosur!

Avokati i Popullit ka monitoruar gjatë gjithë itinerarit protestën e opozitës që u zhvillua dje në kryeqytet, duke vizituar spitalet dhe komisariatet për të intervistuar protestuesit e ndaluar apo të lënduar.

Sipas raportit paraprak të institucionit, 12 persona të moshës madhore janë ndaluar, ndërsa 4 të mitur u lanë të lirë pas marrjes në pyetje.

Në Spitalin e Traumës, ekipi i Avokatit të Popullit mori ankesën e një protestuesi që raportoi ushtrim dhune nga policia, për të cilën ka nisur hetimi përkatës.

Institucioni i bën thirrje forcave të rendit për vetëpërmbajtje dhe profesionalizëm, pavarësisht dinamikës së protestës. Avokati i Popullit thekson gjithashtu nevojën për transparencë mbi protokollet e përdorura nga policia, përfshirë përdorimin e gazit lotsjellës, ujit dhe mjeteve të tjera për shpërndarjen e turmave.

Raporti i detajuar pritet të publikohet në përfundim të hetimit administrativ.

Postimi i plotë:

???????????????????????? ???????????????????????????????? ???? ???????????????????????????????? ????????̈ ???????????????????????????????? ???????????? ???????????????????????????????????????? ???? ????????????????????????????????̈???? ????????̈ ????????????????????????????????????:
???????????????????????????????????? ????????̈???? ????????????????????̈ ???????????????????????????????? ???????????? ????????????????????????????̈ ???????????????????????????????????????????????? ????????̈ ????????̈???????????????????????????????? ???? ???????????????????? ????????????????̈????????????????????????̈????

Avokati i Popullit monitoroi përgjatë gjithë itinerarit protestën e opozitës të zhvilluar ditën e diel në kryeqytet.

Grupi i punës së institucionit vizitoi spitalet dhe komisariatet për të parë dhe intervistuar protestuesit e ndaluar apo të lënduar.

Nga të dhënat paraprake, të paktën 12 persona në moshë madhore janë ndaluar, ndërsa 4 të mitur u lanë të lirë pas marrjes në pyetje.

Në Spitalin e Traumës, ekipi i Avokatit të Popullit administroi ankesën e një protestuesi që raportoi ushtrim dhune nga ana e policisë, për të cilën ka nisur hetimi përkatës.

Raporti e detajuar do të publikohet në përfundim të hetimit administrativ.

Avokati i Popullit gjen rastin të theksojë se ndërsa inkurajon vetëm tubimet paqësore, i bën thirrje forcave të rendit për vetëpërmbajtje dhe profesionalizëm, pavarësisht dinamikës së protestës.

Gjithashtu thekson domosdoshmërinë për transparencë mbi protokollet e përdorura nga policia për përshkallëzimin e forcës dhe përdorimin e mjeteve për shpërndarjen e turmave si gazi lotsjellës apo uji./Versus.al

1 ORE ME PARE

Njoftimi i policisë për protestën e PD-së: 15 të arrestuar, nën hetim edhe deputeti Klevis Balliu, shtyu të miturit drejt krimit

Post protesta e opozitës/14 të arrestuar dhe 6 policë plagosur!

Pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike më 22 mars 2026, Policia e Shtetit ka arrestuar 15 persona dhe ka vënë nën hetim në gjendje të lirë 9 të tjerë. Mes personave të shoqëruar ka pasur edhe të mitur, të cilët janë lënë të lirë pas procedurave.

Policia njofton se gjatë tubimit disa protestues hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe fishekzjarre ndaj institucioneve si Kryeministria, Ministria e Infrastrukturës dhe zona pranë Bankës së Shqipërisë, ku ndodhet selia e Partisë Socialiste.

Si pasojë e përplasjes me protestuesit, gjashtë efektivë policie mbetën të lënduar dhe po marrin trajtim mjekësor në spital, duke qenë jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, gjatë protestës u shkaktuan dëmtime në disa godina, u dogjën disa kosha mbeturinash dhe një automjet policie.

Sipas veprimeve hetimore, u identifikuan 24 persona që kryen veprime të kundërligjshme. Prej tyre, 15 u arrestuan në flagrancë, ndërsa 9 të tjerë po procedohen penalisht. Të arrestuarit janë: O. K., 43 vjeç; M. J., 53 vjeç; S. D., 48 vjeçe; E. H., 22 vjeç; A. M., 50 vjeç; A. K., 55 vjeç; A. K., 58 vjeç; K. T., 34 vjeç; F. D., 34 vjeç; H. D., 36 vjeç; Xh. T., 40 vjeç; Xh. K., 30 vjeç; E. T., 21 vjeç; I. Xh., 33 vjeç; dhe L. G., 19 vjeç.

Procedimi penal ka nisur gjithashtu për shtetasit K. M., E. H., L. M. dhe për pesë të mitur. Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, ku ka nisur edhe procedimi penal për deputetin demokrat Klevis Balliu, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Shtyrja e të miturit më krim”.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit./Versus.al

2 ORE ME PARE

Post protesta e opozitës/ 14 të arrestuar dhe 6 policë të plagosur, mes të shoqëruarve dhe të mitur

Post protesta e opozitës/14 të arrestuar dhe 6 policë plagosur!

14 persona janë arrestuar nga policia pas protestës së dhunshme të opozitës, ndërsa 9 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Ngjarja lidhet me protestën e zhvilluar më 22 mars, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Sipas autoriteteve, gjatë tubimit janë hedhur molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të institucioneve kryesore, përfshirë Kryeministrinë dhe Ministrinë e Infrastrukturës, si edhe pranë Banka e Shqipërisë, ku u shënjestrua selia e Partisë Socialiste, pa mundur të depërtohej brenda.

Protestuesit nuk arritën të afrohen drejt Parlamentit, pasi policia kishte ngritur perimetra të fortë sigurie dhe gardhe mbrojtëse për të penguar avancimin e turmës.

Mes të shoqëruarve ka pasur edhe të mitur, të cilët më pas janë lënë të lirë. Ndërkohë, nga përplasjet janë lënduar 6 efektivë policie, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe ndëshkimin e personave të përfshirë në aktet e dhunës./Versus.al

Poll