Live Updates /

Rrëzohen amendamentet e PD/ Miratohet me 75 vota pro buxheti 2025, më i madhi në historinë e Shqipërisë

*Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare ku pritet të diskutohet dhe votohet nen për nen buxheti i vitit 2025, i cili u miratua në parim me 75 vota pro. *Në seancën e sotme i pranishëm është edhe kryedemokrati Sali Berisha i cili u rikthye tashmë pas një mungese 11 mujore për shkak të “arrestit shtëpiak” të caktuar nga GJKKO për aferën “Partizani”. Para mediave kryedemokrati nuk preferoi të prononcohej gjatë. *Në seancën e sotme PD ka propozuar 34 amendamente për buxhetin e 2025-ës, të cilat pritet të rrëzohen nga socialistët pasi këta të fundit e kanë konsideruar këtë si “provokim” nga ana e kolegëve demokratë. *Zv.Kryeministrja Belinda Balluku ka ironizuar fjalimet e opozitës këtë seancë plenare, pasi kjo e fundit akuzon qeverinë për skemën e pensioneve.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare ku pritet të diskutohet dhe votohet nen për nen buxheti i vitit 2025, i cili u miratua në parim me 75 vota pro. *Në seancën e sotme i pranishëm është edhe kryedemokrati Sali Berisha i cili u rikthye tashmë pas një mungese 11 mujore për shkak të “arrestit shtëpiak” të caktuar nga GJKKO për aferën “Partizani”. Para mediave kryedemokrati nuk preferoi të prononcohej gjatë. *Në seancën e sotme PD ka propozuar 34 amendamente për buxhetin e 2025-ës, të cilat pritet të rrëzohen nga socialistët pasi këta të fundit e kanë konsideruar këtë si “provokim” nga ana e kolegëve demokratë. *Zv.Kryeministrja Belinda Balluku ka ironizuar fjalimet e opozitës këtë seancë plenare, pasi kjo e fundit akuzon qeverinë për skemën e pensioneve.

5 Postime
3 MUAJ ME PARE

Mbyllet seanca, Buxheti 2025 miratohet me 75 vota pro, 24 kundër/ Si do të shpërndahen lekët

Rrëzohen amendamentet e PD/ Miratohet me 75 vota pro buxheti 2025, më

Miratohet buxheti për vitin 2025.

Në fund të seancës së gjatë të ditës së sotme, që nuk kaloi pa diskutime dhe akuza mes opozitës dhe mazhorancës, deputetët kanë votuar për miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

75 deputetë kanë votuar pro buxhetit, 24 kanë votuar kundër, ndërsa abstenime nuk ka pasur.

Buxheti është më i madhi në histori, me vlerë prej 8.2 miliardë euro.

Rrëzohen amendamentet e PD/ Miratohet me 75 vota pro buxheti 2025, më

Të ardhurat do të arrijnë në 754.6 miliardë lekë ose afro 7.5 miliardë euro me rritje prej afro 510 milionë euro nga viti aktual. Ndërsa deficiti buxhetor është planifikuar në vlerën e 680 milionë euro.

Infrastruktura rrugore, me disa kantiere të hapura në të gjithë vendin dhe me projekte që pritet të nisin në vijim, ka rrëmbyer pjesën më të madhe të buxhetit të projektuar për vitin e ardhshëm. Janë afro 467 miliardë lekë (4.6 miliardë euro) të planifikuara për t’u shpenzuar nga institucionet në vitin 2025, nga afro 431 miliardë lekë (4.3 miliardë euro) që janë shpenzimet e këtij viti.

Rritjen më të madhe të buxhetit për vitin e ardhshëm do ta marrë Ministria e Infrastrukturës me 9.6 miliardë lekë (96 milionë euro) më shumë se këtë vit, dhe në total buxheti i këtij institucioni arrin në 74 miliardë lekë (740 milionë euro).

Brenda fondeve të kësaj ministrie ‘pjesën e luanit’ e marrin rrugët, pasi janë 334 milionë euro që do të shpenzohen për infrastrukturën rrugore në 2025-ën.

Pas kësaj ministrie rritjen me të madhe e ka Arsimi me 94 milionë euro shtesë krahasuar me këtë vit. Në total buxheti i Ministrisë së Arsimit arrin në 62 miliardë lekë (620 milionë euro), me fokus reduktimin e klasave kolektive, rritjen e cilësisë në arsim, librat falas apo transport të mësuesve dhe nxënësve. Më pas është ministria e Ekonomisë me buxhet 560 milionë euro me rritje prej 62 milionë euro krahasuar më 2024, me vëmendje tek skema e sigurimeve shoqërore.

Shëndetësia edhe pse merr 28 milionë euro krahasuar me këtë vit, ka portofolin më të madh prej 807 milionë euro. Referuar tabelave që shoqërojnë buxhetin rritje fondesh do të ketë edhe për Ministrinë e Mbrojtjes me afro 40 milionë euro dhe për Ministrinë e Brendshme me 36 milionë euro më shumë se ky vit.

3 MUAJ ME PARE

Zv/kryeministrja Belinda Balluku ironizon opozitës: Keni shitur hotele për të paguar bonusin për pensionistët

Rrëzohen amendamentet e PD/ Miratohet me 75 vota pro buxheti 2025, më

Zv.Kryeministrja Belinda Balluku ka ironizuar fjalimet e opozitës këtë seancë plenare, pasi kjo e fundit akuzon qeverinë për skemën e pensioneve.

Gjatë fjalës së saj zv.kryeministrja u shpreh se gjatë kohës kur opozita ishte në pushtet ka shitur në mënyrë efektive hotel ‘Dajtin’ për ti dhënë bonusin pensionistave duke shtuar se ishte Partia Socialiste që arriti të ndryshonte këtë skemë. 

Balluku: Diferenca midis pensionistëve të cilët kanë dalë në pension para marsit 2014 kur skema juaj fantastike ajo që i çonte të gjithë drejt mirëqënies i ka lënë me gjysëm pensione. Që të mos bëjmë retorika boshe që i përsërisni në konferencat për shtyp për t'u bërë simpatik me liderin por referohuni fakte të vërteta. Merrni dy mësues, një mësues që ka dal në pension në vitin 2013 kur mbretëronit ju dhe një mësues që ka dal në pension pas reformës që bëri Partia Socialiste pas vitit 2014 dhe kjo i thotë të gjitha dhe ajo që i thotë të gjitha është vota e pensionistëve që i japin Partisë Socialiste. Nëse ne i mbajmë premtimet tona kjo i thotë vota që Partia Socialiste merr nga pensionistët. Ne jemi Partia Socialiste që kemi bërë të gjitha reformat duke nisur nga ajo e pensioneve. Ne jemi ata që bëmë gjithçka në këtë vit për të vendosur një fond të qënsishëm prej 100 milionë euro për të mbuluar këtë bonus. A e mbani mend se si i jepnit bonusin për gjelin e detit. Keni shitur me artific hotel 'Dajtin' për të nxjerrë lekët e gjeli të detit. Pra kjo ka qenë një qeveri që me Bankën e Shqipërisë gjente lekët për pensionistët me shitjet e hoteleve. Kur të dilni këtu dhe të flisni,mos flisni si një forcë e re sikur tani ka zbritur në tokë për të zgjidhur probleme e këtij vendi. Keni pasur 8 vite për të ndryshuar pensionet që nuk e keni bërë kurrë, erdhi Edi Rama dhe Partia Socialiste e bëri. 

Ministrja Balluku mohoi dhe pretendimin e opozitës që çmimi i energjisë elektrike është rritur. 

'Çmimi i energjisë elektrike  as nuk është rritur dhe as nuk do të rritet.  Madje siç e ka premtuar kryeministri Edi Rama do të ulet. Por çfarë është më e bukura dikur njerëzit nuk kishin energji elektrike dhe e paguanin, ata që e paguanin, kur dilte lideri (Sali Berisha) dhe thoshte ua kam falur kësaj radhe ndërkohë vazhdonte kamata. Sot në çdo cep të Shqipërisë ka energji elektrike' u shpreh zv/kryeministrja Balluku./Versus.al

3 MUAJ ME PARE

“Po mbaheni me shpirt ndër dhëmbë”, Berisha-socialistëve: Menduat se s’do më shihnit më në Kuvend

Rrëzohen amendamentet e PD/ Miratohet me 75 vota pro buxheti 2025, më

Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në foltoren e Kuvendit për të prezantuar 2 prej amendamenteve të firmosura prej tij për t’u përfshirë në buxhetin e 2025-ës. Në nisje të fjalës, Berisha u tha deputetëve socialistë se nuk e arritën dot qëllimin e tyre për ta përzënë nga salla e Kuvendit.

Ai tha se ky rikthim i tij është një fitore përballë Ramës dhe socialistëve që votuan për t’i dhënë leje gjykatës në zbatimin e masës “arrest shtëpie”.

“Po mbaheni me shpirt ndër dhëmbë, kot e keni. Unë erdhja, ju e dini vetë. E shoh çehrjen që ju ka rënë, por ja bëtë vetes dhe ju qofshi.  11 muaj më parë, më datë 21 dhjetor Edi Rama mendoi se realizojë ëndrrën e tij që të mos shihte më në këtë sallë Sali Berishën. Në një vendim që zgjati 8 minuta, me pasion dhe histeri të madhe, gjysma prej jush tentuan të varrosin pluralizmin në Shqipëri.  Votuat duke mbushur parlamentin me mbi 50 gardistë, pa më dhënë fjalën me mendimin se ajo do ishte dita ime e fundit në parlamentin e Shqipërisë.  Unë vij këtu me mesazhin e fitores, vij këtu fitimtar për të udhëhequr opozitën drejt fitores. Edi Rama aty si Edi Metamorfoza nxin aty si armiku më i egër i kombit shqiptar”- u shpreh Berisha.

Më tej kryedemokrati parashtroi kritikat për buxhetin e 2025-ës duke theksuar se nuk ka asnjë ndihmë për të rinjtë apo për mbështetjen e pensionistëve. Sipas tij, buxheti është planifikuar në atë mënyrë që të pasurojë vetëm figura të caktuara të PS.

"Sot jeni të dështuar dhe sot përfaqësoni ata që vranë 14 vjeçarin. Sot përfaqësoni oficerin e paguar si snajper për të ekzekutuar biznesmenin. Sot ju këtu paraqisni një buxhet pa asnjë qindarkë për të rinjtë shqiptarë. Në një kohë kur rrogat tuaja janë të barabarta me 40, 50 e 70 pensione. Prandaj ky është reagimi juaj në kope, si tufë o burra të votojmë të shpëtojmë. Po si mund të sillni këtu një buxhet për 800 mijë pensionistë të cilët marrin një pension aq sa merr një gjerman për ushqimin e qenit? Jeni të dështuar”- shtoi ish-kryeministri. Versus.al

3 MUAJ ME PARE

“Unë hyj, metamorfoza del”, deklarata e Berishës për gazetarët pas rikthimit në Kuvend

Rrëzohen amendamentet e PD/ Miratohet me 75 vota pro buxheti 2025, më

Kryetari i Partisë Demokratike ,Sali Berisha ka folur shumë shkurt para gazetarëve në ditën e rikthimit të tij në Kuvendin e Shqipërisë pas 11 muajve mungesë për shkak se ishte nën arrest shtëpiak për aferën “Partizani”.

“E kuptoni vetë, Sali Berisha futet, metamorfoza del. Ka kisha, e morët përgjigjen”- tha Berisha para gazetarëve teksa u drejtua më pas për në hyrjen e Kuvendit ku pritet të votohet sot nen për nen buxheti i vitit 2025.

Sali Berisha është rikthyer sot në Kuvend pas më shumë se 11 muajsh mungesë. Pavarësisht kalimit të periudhës 6 mujore pas të cilës mandati shpallet i pavlefshëm në kushtet e mungesës, Berisha vijon të jetë deputet për shkak të rrethanave që e bënë të pamundur pjesëmarrjen në Kuvend. Versus.al

3 MUAJ ME PARE

Kuvendi voton sot nen për nen buxhetin 2025! Berisha rikthehet në seancë pas 11 muajsh mungesë

Rrëzohen amendamentet e PD/ Miratohet me 75 vota pro buxheti 2025, më

Ditën e sotme Kuvendi mblidhet në seancë plenare e cila pritet të zgjasë për shkak se do të kalojë për votim nen për nen buxheti i vitit 2025 i cili rezulton të jetë më i madhi në histori të vendit.

Në seancën e sotme rikthehet pas 11 muajsh mungesë edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili rikthimin e tij e shënjoi me depozitimin e 34 amendamenteve të PD për buxhetin, 2 prej të cilave mbajnë firmën e tij. Ndërsa Partia e Lirisë ka depozituar 11 amendamente, mes të cilave kërkohet që buxheti të shtohet me 45 miliardë lekë.

Nga ana tjetër, socialistët zhvilluan një mbledhje gjatë ditës së djeshme në kryesinë e Kuvendit ku në fund të diskutimeve u dakordësuan që të rrëzojnë amendamentet e propozuara nga grupi parlamentar i PD duke i konsideruar ato si “provokim”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: