Live Updates /

Shansi i fundit për të mos shkuar në zgjedhje të parakohshme, Kuvendi i Kosovës mblidhet për presidentin! LDK propozon Osmanin

*Kosova zhvillon sot seancën plenare të Kuvendit ku ka shansin e fundit që të zgjedhë presidentin e ri ose përndryshe rrezikon që të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme paralamentare. *Më herët Vetëvendosja tërhoqi 2 propozimet e saj, ndërsa ftoi opozitën që të dakordësoheshin për një figurë të përbashkët. Në seancën e djeshme, opozita vendosi të bojkotonte. *Kryeministri Albin Kurti tha se opozita nuk kishte ndërmarrë asnjë iniciativë për zgjidhjen e ngërçit. *LDK ka dorëzuar firmat e 15 deputetëve të cilët kanë propozuar Vjosa Osmanin si presidente edhe për një mandat tjetër.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
2 ORE ME PARE

Ngërçi për presidentin, LDK mbledh firmat dhe propozon Vjosa Osmanin

Shansi i fundit për të mos shkuar në zgjedhje të

Në kushtet kur sot është mundësia e fundit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit ose ndryshe të shkohet në zgjedhje, LDK ka mbledhur 15 firma deputetësh në mbështetje të Vjosa Osmanit për një tjetër mandat si presidente e Kosovës.

Partia opozitare ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në Kuvend gjatë seancës së mbrëmshme për zgjedhjen e presidentit duke akuzuar Vetëvendosjen e Kurtit për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Në daljen për mediat, kreu i LDK Lumir Abdixhiku ka deklaruar se nisja e votimit pa kuorum përbën përmbysje të rendit kushtetues dhe cenim të drejtpërdrejtë të shtetit.

“Sonte, në seancën e thirrur për Zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje inicoi përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim. Versus.al

3 ORE ME PARE

Kosova rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme, sot mundësia e fundit për presidentin e ri

Shansi i fundit për të mos shkuar në zgjedhje të

Ditën e djeshme Kuvendi i Kosovës dështoi dhe njëherë tjetër për zgjedhjen e presidentit të ri. Ndërkohë sot do të zhvillohet seanca e fundit në orën 10:00 për votimin e kreut të ri të shtetit. Sipas afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, në rast se palët nuk dakordësohen për pasardhësin e Vjosa Osmanit, Kuvendi do të shpërndahet dhe brenda 45 ditësh Kosova do të zhvillojë zgjedhje të reja parlamentare.

Opozita e bojkotoi seancën e djeshme duke e konsideruar ''spektakël politik''. Në sallë ishin të pranishëm 64 deputetë nga 80 që duhej të ishin për votim. Kryeministri Kurti nga ana tjetër akuzoi opozitën se nuk kishte ndërmarrë asnjë iniciativë për zgjidhjen e ngërçit.

Më herët vdy kandidatët fillestarë të Vetëvendosjes për postin e presidentit, Glauk Konjufca dhe Fatime Mulhaxha-Kollçaku, u tërhoqën zyrtarisht nga gara pas 2 raundeve të dështuara. Versus.al

Poll