Live Updates /

Shkoi në lokal për të parë ndeshjen, shqiptari në Itali vritet me 3 plumba në sy të djalit të tij! Autori, një i ri nga Fushë Kruja

*Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën Fontanafredda ku 43 vjeçari shqiptar Vladimir Topjana është vrarë me armë zjarri nga bashkëatdhetari i tij 30 vjeçar nga Fushë Kruja. *Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti mes dy shqiptarëve në parkingun e një lokali ku transmetohej ndeshja Roma-Juventus. Viktima ndodhej nën shoqërinë e djalit të tij 17 vjeçar në momentin e krimit të rëndë. *Autori tentoi të largohej nga vendngjarja me makinën tip “Audi”, por u arrestua pak orë më vonë dhe bashkë me të u ndalua edhe i ati. *Nuk dihen ende rrethanat e konfliktit, ndërsa Topjana rezultonte i përfshirë edhe në një sherr të ndodhur në 2018-ën me familjen Gega në Fushë Arrëz.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
1 ORE ME PARE

FOTO/ Ekzekutimi i Vladimir Topjanës në sy të të birit, zbulohet identiteti i autorit të krimit, miq me familjarët e viktimës

Shkoi në lokal për të parë ndeshjen, shqiptari në Itali

Detaje të reja dalin nga ekzekutimi me plumb në kokë i 43-vjeçarit Vladimir Topjana, krim i ndodhur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të dielës (6 Prill) në Fontanafredda pas një sherri mes tij dhe dy bashkatdhetarëve (baba e bir).

Raportohet se viktima ndodhej në lokal së bashku me djalin e tij, kur në vendngjarje ka mbërritur një Audi i bardhë, ku ndodheshin Roger Shota, 34-vjeçar dhe i ati, 66-vjeçari Pren Shota.

Sipas mediave italiane, Roger Shota qëlloi me armë zjarri Vladimir Topjanën, shofer i kompanisë Porcia dhe banues në Cordenons, dhe u largua nga vendngjarja me Audi-n të cilët ishin miqtë me familjarët e viktimës.

Kërkimet nisën menjëherë në të gjithë zonën e Pordenones dhe arratisja e tij përfundoi rreth mesnatës në zonën e Orsago nga Karabinierët.

Autori i dyshuar Roger Shota, 34-vjeçari shqiptar me banim në Sacile, akuzohet për vrasje të rëndë me paramendim.

Shkoi në lokal për të parë ndeshjen, shqiptari në Itali
Pren Shota/ Roger Shota

5 ORE ME PARE

U vr* me armë zjarri para djalit të tij, del FOTO e shqiptarit në Itali! Në 2018-ën pati sherr në Fushë Arrëz

Shkoi në lokal për të parë ndeshjen, shqiptari në Itali
Fotomontazh: Viktima, Vladimir Topjana dhe vendi ku u vra me armë zjarri

Versus.al ka siguruar foton e Vladimir Topjanës, 43 vjeçarit që mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme pas një konflikti me një bashkëatdhetar në Itali.

I pranishëm në momentin e krimit, ishte edhe djali 17 vjeçar i Topjanës. Ndërsa së bashku me autorin nga Fushë Kruja, policia italiane ndaloi edhe babain e tij.

Viktima, i cili punonte si shofer furgoni, në 2018-ën rezulton i përfshirë në një sherr mes dy familjeve në Fushë Arrëz. Asokohe, u raportua se Vladimir Topjana kishte përplasur me makinë Artan Gegën teksa ky i fundit drejtonte mjetin tip “Golf” ku ndodhej së bashku me babain dhe xhaxhain e tij.

Shkak i sherrit të ndodhur, dyshohet se të jetë bërë një konflikt mes Topjanës dhe Gegës në 2017-ën. Policia mori në mbrojtje familjen Gega, ndërsa fatmirësisht konflikti nuk u rëndua më tej. Versus.al

6 ORE ME PARE

Shkoi për të parë ndeshjen në lokal, shqiptari vritet me 3 plumba në kokë! Djali i tij pa gjithçka

Shkoi në lokal për të parë ndeshjen, shqiptari në Itali
Foto nga vendngjarja

Itali- Vladimir Topjana është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në zonën Fontanafredda pas një sherri me një shqiptar tjetër.

43 vjeçari është qëlluar tre herë me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen në vend. Të pranishmit kishin tentuar të ndërhynin, por nuk ia kishin arritur.

Bëhet me dije se autori i vrasjes, një 30 vjeçar nga Fushë Kruja, është arratisur nga vendngjarja me një automjet tip “Audi” të bardhë, por u arrestua vetëm pak orë pasi kreu vrasjen. 

Topjana punonte si shofer dhe kishte dalë për të parë ndeshjen mes Romës dhe Juventusit. Ai ndodhej nën shoqërinë e djalit të tij 17 vjeçar i cili pa gjithë ngjarjen e rëndë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: