Live Updates /

Skandali! Helmimi i fëmijëve në kopshtin shtetëror nga salmonela, nën hetim kompania 'Nesla shpk'! Sekuestrohen kartelat klinike!

*Specialistët për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë në Gramsh kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan *Në kuadër të hetimeve, si prova materiale janë sekuestruar kartelat klinike të 6 fëmijëve të shtruar, procesverbalet e furnizimit dhe kontrollit të produkteve ushqimore të kopshtit, si dhe mostra të ushqimeve për ekzaminim laboratorik. * Dyshimet e para të mjekëve dhe prindërve janë se kjo ka ndodhur nga salmonela, një bakter ky mjaft i rrezikshëm që zakonisht përhapet përmes ushqimit të kontaminuar ose higjienës së dobët. * Kopshti furnizohej me ushqim nga kompania ‘Nelsa shpk’ e cila ka fituar tenderin për furnizimin me ushqim të kopshteve dhe çerdheve në bashkinë Gramsh. *Sipas të dhënave zyrtare, kompania është aktualisht në pronësi të Elsa Kamberit (Balla), ndërsa themelues dhe pronar fillestar është babai i saj, Nexhmi Balla, i njohur në sistemin e drejtësisë shqiptare. *Kompania ishte gjobitur në 2023 nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, por ajo sërish ka filluar punën

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
3 ORE ME PARE

Detaje të reja nga skandali në Gramsh, 4 fëmijë të kontaminuar me salmonelë, nën hetim kompania “Nelsa shpk”

Skandali! Helmimi i fëmijëve në kopshtin shtetëror nga
Foto montazh

Detaje të reja janë bërë publike nga skandali në kopshtin shtetërorë në qytetin e Gramshit.

Nga rezultatet e analizave janë konfirmuar 4 fëmijë të kontaminuar me salmonelë. Nga 70 mostra të dërguara katër kanë dalë pozitivë.

Pista ku autoritet përgjegjëse të drejtësisë po hetojnë është se shkaku i kontaminimit është ushqimi i servirur në kopsht nga kompania ‘Nelsa shpk;’ e cila kryen furnizimin me katering të këtij kopshti.

Gjithashtu kjo kompani ishte gjobitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në vitin 2023 po sërish ka filluar punën e saj në shpërndarjen e ushqimeve. 

Ndërsa Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Si pjesë e procedurës hetimore, janë sekuestruar kartelat mjekësore të fëmijëve të shtruar në spital dhe janë bllokuar produktet ushqimore të mbetura në kuzhinën e kopshtit, për analizë të mëtejshme laboratorike.

Ndërkohë, prindërit e fëmijëve kanë paralajmëruar një protestë ditën e hënë, për të kërkuar përgjegjësi dhe transparencë nga institucionet përkatëse mbi situatën që ka shkaktuar shqetësim të madh në opinionin publik./Versus.al

5 ORE ME PARE

Helmimi në kopshtin e Gramshit, Prokuroria nis hetimet; sekuestrohen kartelat mjekësore të 6 pacientëve të shtruar në spital

Skandali! Helmimi i fëmijëve në kopshtin shtetëror nga

Specialistët për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë në Gramsh kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pas informacionit të marrë më 24 maj 2025 nga rrjetet sociale, për një ngjarje të rëndë në Kopshtin Nr. 1 të qytetit, ku disa fëmijë dyshohet se janë helmuar nga bakteri salmonela.

Sipas burimeve zyrtare, në Spitalin e Gramshit janë paraqitur për ndihmë mjekësore gjashtë fëmijë, ndërkohë që janë bërë analizat për të gjithë fëmijët dhe stafin e kopshtit.

Në kuadër të hetimeve, si prova materiale janë sekuestruar kartelat klinike të 6 fëmijëve të shtruar, procesverbalet e furnizimit dhe kontrollit të produkteve ushqimore të kopshtit, si dhe mostra të ushqimeve për ekzaminim laboratorik.

Po ashtu, janë bllokuar të gjitha produktet ushqimore të mbetura në kuzhinën e institucionit. Të gjitha veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shkaqet e sakta të intoksikimit./Versus.al

5 ORE ME PARE

Skandali në Gramsh/ Prindërit të alarmuar pas helmimit të fëmijëve nga ushqimet e 'Nelsa sh.p.k'!

Skandali! Helmimi i fëmijëve në kopshtin shtetëror nga
Foto montazh: kopsht, salmone, analiza e femijeve të helmuar me salmonelë

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë marrë sot mostrat për të analizuar tre produkte ushqimore, që dyshohet se mund të kenë shkaktuar intoksikimin e 70 fëmijëve në kopshtin publik të qytetit të Gramshit.

Gazetari i News24, Osman Stafa, raporton nga qyteti i Gramshit se prindërit thonë se simptomat e fëmijëve kanë nisur që të premten e shkuar.

Një prej prindërve, thotë se ka patur 2 vajza në kopësht dhe nga ana e strukturave drejtuese janë lajmëruar që të marrin fëmijët pasi është evidentuar një rast me Salmonelë.

“Ne kemi kërkuar që dhënia e tenderit të ushqimit të mos jetë nga Tirana, me qëllim që ushqimi të jetë i freskët. Ne nuk e dimë a duhet të kemi besim nëse nuk do të ndodhë më si ky rast”, thotë babai i dy vajzave.

Sipas tij, ditën e hënë, prindërit kanë njoftuar protestë ndaj autoriteteve përgjegjëse për ngjarjen e rëndë.

Dyshimet e para të mjekëve dhe prindërve janë se kjo ka ndodhur nga salmonela, një bakter ky mjaft i rrezikshëm që zakonisht përhapet përmes ushqimit të kontaminuar ose higjienës së dobët.

Nga ana e saj, AKU njoftoi mbrëmë në lidhje me raportimet në media mbi një situatë të ndodhur në Kopshtin Nr. 1 në qytetin e Gramshit, se ka qenë fillimisht NJVKSH (Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor) Gramsh që ka njoftuar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) mbi këtë rast.

“Këto institucione po bashkëpunojnë me strukturat vendore për të garantuar një vlerësim të plotë dhe të kujdesshëm të situatës, deri në zbardhjen dhe konkludim të çdo rezultati”,thuhet në njoftimin e AKU-së.

Kopshti furnizohej me ushqim nga kompania ‘Nelsa shpk’ e cila ka fituar tenderin për furnizimin me ushqim të kopshteve dhe çerdheve në bashkinë Gramsh që prej qershorit 2023.

“Nelsa shpk” ka një histori të gjatë pjesëmarrjeje në tenderë publikë, jo vetëm në Gramsh, por edhe në qytete të tjera dhe institucione shtetërore në Tiranë.

Përveç kopshteve dhe çerdheve, kompania furnizon edhe spitalet dhe burgjet.

Shumë nga këto tenderë kanë marrë sinjale paralajmëruese në sistemin e prokurimeve publike për mungesë transparence, konkurrencë të dobët ose dyshime për parregullsi.

Sipas të dhënave zyrtare, kompania është aktualisht në pronësi të Elsa Kamberit (Balla), ndërsa themelues dhe pronar fillestar është babai i saj, Nexhmi Balla, i njohur në sistemin e drejtësisë shqiptare.

Në vitin 2016, Nexhmi Balla u arrestua së bashku me disa biznesmenë dhe zyrtarë të lartë të burgjeve për një skandal të madh korrupsioni që përfshinte manipulimin e tenderëve për ushqimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve./Versus.al

Tags:

nesla shpk

Poll