Live Updates /

Të gjithë me mendjen tek Spanja/ Çfarë thanë protagonistët e ndeshjes me Kroacinë

*Për trajnerin Sylvinjo, ndeshja me Kroacinë është nga ato ndeshje që do të mbahet mend gjatë. “5 minutëshi i fundit do të mbahet mend gjatë. Nëse Manaj do shënonte ndaj Italisë do flisnim ndryshe sot”, tha ai. *Shënoi golin e parë për Shqipërinë në ndeshjen me Kroacinë, Qazim Laçi, në përfundim të ndeshjes, tha se i gëzohet më shumë 1 pikëshit që ka fituar kombëtarja, sesa golit që ai shënoi. *Kristjan Asllani, i cili ka qenë protagonist në ndeshjen e sotme më Kroacinë, tha se Shqipëria mund të kishte bërë më shumë që të merrte tre pikëshin, pasi ka gabuar.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Për trajnerin Sylvinjo, ndeshja me Kroacinë është nga ato ndeshje që do të mbahet mend gjatë. “5 minutëshi i fundit do të mbahet mend gjatë. Nëse Manaj do shënonte ndaj Italisë do flisnim ndryshe sot”, tha ai. *Shënoi golin e parë për Shqipërinë në ndeshjen me Kroacinë, Qazim Laçi, në përfundim të ndeshjes, tha se i gëzohet më shumë 1 pikëshit që ka fituar kombëtarja, sesa golit që ai shënoi. *Kristjan Asllani, i cili ka qenë protagonist në ndeshjen e sotme më Kroacinë, tha se Shqipëria mund të kishte bërë më shumë që të merrte tre pikëshin, pasi ka gabuar.

6 Postime
8 MUAJ ME PARE

Asani: Për të gjithë ata që nuk na besuan, ne s’u dorëzuam

Të gjithë me mendjen tek Spanja/ Çfarë thanë

Kjo ndeshje, për Jasir Asanin, ishte për të gjithë ata që nuk kanë besuar të kombëtarja.

“Kemi analizuar shumë mirë Kroacinë, dhe jemi munduar që të marrim 3 pikëshin që në minutat e para, fati ndonjëherë nuk e do, kemi treguar se nuk u dorëzuam, për të gjithë që nuk ka pasur besim te ne, ne jemi këtu për t’iu treguar se ne jemi këtu", u shpres Asani.

Me Spanjën, kombëtarja futet për fitore.

“Do futemi në fushë për 3 pikët që t’i marrim”, shtoi ai.

 

8 MUAJ ME PARE

Asllani: Gabuam, mund të kishim fituar!

Të gjithë me mendjen tek Spanja/ Çfarë thanë

Kristjan Asllani, i cili ka qenë protagonist në ndeshjen e sotme më Kroacinë, tha se Shqipëria mund të kishte bërë më shumë që të merrte tre pikëshin, pasi ka gabuar.

“Një ndeshje me shumë emocione, gjynah që nuk kemi marrë 3 pikë, kemi humbur dy gola, po futbolli kështu e ka, mund të kishim bërë akoma më shumë për mua. Gabova, po fat bëjmë, futbolli kështu e ka”, tha Asllani.

8 MUAJ ME PARE

“5 minutëshi i fundit do të mbahet mend gjatë”/ Sylvinho: Nëse Manaj do shënonte ndaj Italisë do flisnim ndryshe sot

Të gjithë me mendjen tek Spanja/ Çfarë thanë

Shqipëria barazoi mes drithërimash në Hamburg, teksa sfida me Kroacinë u mbyll 2-2, në një sfidë mjaft emocionuese dhe të vuajtur nga lojtarët shqiptarë. Shqipëria merr 1 pikë dhe mbajmë “gjallë” shpresat e kualifikimit.

Pas ndeshjes foli trajneri Sylvinho.

"Mendoj se kemi bërë ndeshje shumë të mirë. Me të gjithë respektin për Kroacinë, që në 7-8 vitet e fundit kanë bërë paraqitje të shkëlqyer. 5 minutëshi i fundit do të mbetet në memorjen e të gjithë botës. Mund të kishim mbyllur ndeshjen, pastaj pësuam 2 gola të shpejt, por ato 5 minuta do mbahen mend gjithmonë.

Do jetë ndeshje që do e mbajmë mend gjithë jetën. Kemi një grup të ri në dhomat e zhveshjes me të ardhme.

Mendoj se paraqitjen e vendos në fund rezultati se po të kishte hyrë topi i Manaj do ishim këtu duke folur ndryshe.

A e di si përmirësohet pësimi i golave shpejt? Ne mund të përmirësohemi duke luajtur kështu ndeshjesh. Kemi shumë lojtarë të rinj, Mitaj, Bajrami, Muçi, kemi shumë lojtarë të rinj që po marrin eksperiencë.

Nesër shohim ndeshjen e Spanjës me Italinë pastaj flasim.

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ U kritiku pas ndeshjes me Italinë, gjesti që bëri Hysaj në fund të ndeshjes me Kroacinë

Të gjithë me mendjen tek Spanja/ Çfarë thanë

Mbrojtësi shkodran, Elseid Hysaj, ishte një nga futbollistët më të kritikuar pas ndeshjes me Italinë.

Ulja e kokës, në golin e dytë me Italinë e vuri atë në qendër të vëmendjes, që e detyroi atë të mbyllte edhe rrjetet sociale.

Mirëpo, në përfundim të ndeshjes me Kroacinë, ku kombëtarja ia doli të merrte 1 pikë, Hysaj shkoi te tifozët, të cilët nuk i kursyen në duartrokitje.  



8 MUAJ ME PARE

Qazim Laçi pas ndeshjes: Do synojmë kualifikimin me Spanjën

Të gjithë me mendjen tek Spanja/ Çfarë thanë

Shënoi golin e parë për Shqipërinë në ndeshjen me Kroacinë, Qazim Laçi, në përfundim të ndeshjes, tha se i gëzohet më shumë 1 pikëshit që ka fituar kombëtarja, sesa golit që ai shënoi.

Në një intervistë pas ndeshjes, Laci tha se kombëtarja do të provojë kualifikimin me Spanjën.

“E meritonim të paktën një pikë, dhe e meritojmë 100%, më shumë rëndësi pika që ka marrë ekipi se goli. Do e provojmë me Spanjën kualifikimin”, tha Laçi.

8 MUAJ ME PARE

Nga ferri në parajsë, Gjasula: Me Spanjën do provojmë gjithçka

Të gjithë me mendjen tek Spanja/ Çfarë thanë

Nga ferri në parajsë, Gjasula ka ende besim se Kombëtarja jonë mund të ecë përpara në Euro 2024.

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të ndeshjes me Kroacinë, ku shkaktoi një autogol dhe më pas barazoi rezultatin në 2-2, Gjasuli premtoi se Kombëtarja do të bëjë maksimumin me Spanjën.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Donte zoti që më dha shansin për të bërë këtë gol. Kishim qenë pak më të qetë mund ta kishim fituar këtë ndeshje. Normal që do të provojmë çdo gjë me Spanjën”