Çfarë do të gjeni në brendësi
*Kristian Marku nga Mamurrasi u ekzekutua mbrëmjen e sotme me breshëri kallashnikovi në autostradën Fier-Vlorë, pranë fshatit Novoselë. Ai është qëlluar për disa metra me armë, nga autorët me një ‘Benz’ që është gjetur në flakë, rreth 200 metra larg vendit të krimit. *Pas identifikimit të viktimës nga Mamurrasi, është zbuluar edhe e kaluara e tij. Kristian Marku mësohet se mbante dhe mbiemrin Bardhi dhe më herët ka qenë i arrestuar në lidhje me atentatin e ndodhur në shtator 2023 në Rrëshen, ku Saimir Reçi u shpëtoi plumbave. *Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohet të jetë autor i ngjarjes e dates 26 shtator 2023, rreth orës 19:00, ndodhur në Rrëshen, Mirditë, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të Sajmir Reçit. Ky i fundit shpëtoi pa lëndime.
Hakmarrja, pista kryesore e ekzekutimit të Kristian Markut
Pista kryesore ku po heton policia për vrasjen e Kristian Markut është hakmarrja.Shtetasi Kristian Marku alias Kristi Bardhi është nga Mirdita dhe rezulton të jetë nipi i Martin Bardhit i vrarë në Rrëshen në shtator të vitit 2023.
30-vjeçari, i cili u qëllua sot për vdekje ndërsa po udhëtonte në autostradën Fier-Vlorë dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26.03.2023, rreth orës 19:00, ndodhur në Rrëshen të Mirditës, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të Saimir Reçit.
Ai akuzohej për veprat penale “Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, por nuk u arrit të provohej përfshirja e tij në këtë ngjarjes dhe arriti të fitonte lirinë.
30-vjeçari u qëllua me breshëri automatiku rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, ndërsa po udhëtonte në autostradën Fier-Vlorë me automjetin tip “Volksëagen”.
Autorët dyshohet se kanë kaluar drejt qytetit të Vlorës pas aktit të rëndë.
Një makinë e djegur është gjetur po në Novoselë, jo shumë larg vendit të ngjarjes.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
PAMJET nga vendi i ngjarjes/ Makina e autorëve të vrasjes në Vlorë mes flakëve (VIDEO)
Dalin pamjet nga vendi ku është ekzekutuar me armë zjarri 30-vjeçari Kristjan Marku, mbrëmjen e sotme pranë fshatit “Novoselë” në Vlorë.
Jo shumë larg nga vendi I krimit po ashtu është gjetur duke u djegur dhe makina e dyshuar e autorëve që kanë qëlluar për vdekje Markun.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 sapo kalon rreth-rrotullimin e fshatit “Novoselë”.
Në momentin e atentatit në autostradën Fier-Vlorë kanë qenë duke qarkulluar dhe makina të tjera të cilat kanë mundur ë filmojnë automjetin e ndaluar të viktimës por edhe atë që po digjej. Si pasoja disa mjete janë përpasur me njëra-tjetrën për shkak të frenimit të papritur. /Versus.al/
Atentati në Vlorë, i vrari ishte arrestuar për atentatin e dështuar në 2023 në Rrëshen
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur pranë zonës së Novoselës në Vlorë.
Pas identifikimit të viktimës si, Kristian Marku nga Mamurrasi, është zbuluar edhe e kaluara e tij. Viktima mësohet se mbante dhe mbiemrin Bardhi dhe më herët ka qenë i arrestuar në lidhje me atentatin e ndodhur në shtator 2023 në Rrëshen, ku Saimir Reçi u shpëtoi plumbave.
Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohet të jetë autor i ngjarjes e dates 26 shtator 2023, rreth orës 19:00, ndodhur në Rrëshen, Mirditë, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të Sajmir Reçit. Ky i fundit shpëtoi pa lëndime.
Marku ishte arrestuar për veprat penale si ‘vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak’.
Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip ‘Volkswagen’, me drejtues shtetasin Kristjan Marku, 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
EMRI/ Atentati në Vlorë, identifikohet viktima, u qëllua me breshëri. Pamjet nga vendi i krimit
Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Novoselë të Vlorës.
Burime zyrtare kanë bërë të ditur se, viktimë ka mbetur Kristian Marku, 30 vjeç, nga Mamurrasi.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Atentat në Vlorë, një person i ekzekutuar me armë pranë Novoselës, gjendet makina e autorëve
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë.
Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije, se pranë Novoselës ka ndodhur një atentat me armë, ku dyshohet se është ekzekutuar me armë një person.
Personi është gjetur i pajetë brenda një makine që më pas është aksidentuar.
Rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes është gjetur dhe një makinë në flakë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.