Live Updates /

Vrasja e shqiptarit në Itali për borxhin 5 mijë eurosh, 3 në pranga! Autori: E godita me thikë për të mbrojtur djalin

*Artur Cerria është autori i vrasjes me thikë të 38 vjeçarit shqiptar Dritan Idrizi në Rimini të Italisë mbrëmjen e së mërkurës. *Policia arrestoi Cerrian dhe 2 familjarë të tij të cilët dyshohet se gjithashtu e kanë goditur me shufra hekuri viktimën i cili kishte shkuar në banesën e tyre për të kërkuar borxhin e pretenduar prej 5 mijë eurosh. *Në polici Artur Cerria ka deklaruar se vrasjen e kishte kryer për vetëmbrojtjen e djalit dhe gruas së tij dhe se nuk kishte pasur qëllim vrasjen e Idrizit. Ky i fundit rezulton të jetë emër i njohur për drejtësinë italiane pasi në 2019-ën i ishte ndaluar dalja nga vendi për shkak se dyshohej si i përfshirë në trafik droge.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
7 MUAJ ME PARE

EMRI/ Vrau bashkëatdhetarin, shqiptari në Itali: E bëra për vetëmbrojtje! Në pranga dhe 2 familjarë

Vrasja e shqiptarit në Itali për borxhin 5 mijë eurosh, 3 në
Viktima, Dritan Idrizi

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 38 vjeçarit shqiptar, Dritan Idrizi mbrëmjen e së mërkurës në Rimini. Mediat italiane shkruajnë se në deklaratën e dhënë në polici, autori Artur Cerria ka thënë se krimin e kishte kryer në kushte vetëmbrojtje. Ai ka deklaruar në polici se ishte përpjekur të parandalonte Idrizin që t’u bënte keq gruas dhe djalit të tij.

Në pranga për ngjarjen kanë rënë edhe 2 familjarë të autorit të cilët dyshohet se e kanë goditur viktimën me shufra prej hekuri dhe çekiç.

Shkak për ngjarjen e rëndë mësohet të jetë bërë borxhi prej 5 mijë eurosh, të cilin viktima kishte shkuar ta kërkonte në banesën e autorit gjithashtu shqiptar. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

FOTO/ Shkoi të kërkonte borxhin 5 mijë eurosh por u vra me thikë në zemër! Shqiptari në Itali, emër i njohur për drejtësinë

Vrasja e shqiptarit në Itali për borxhin 5 mijë eurosh, 3 në
Dritan Idrizi

Mbrëmjen e së mërkurës një sherr mes shqiptarësh në provincën e Riminit, shkaktoi vrasjen e 38 vjeçarit Dritan Idrizit. Ky i fundit, sipas mediave italiane, kishte shkuar i armatosur me shkopin dhe hekura në shtëpinë e një bashkëkombasi tjetër për t’i kërkuar borxhin prej 5 mijë eurosh që ia kishte.

Por mes tyre shpërtheu një debat i ashpër për shkak të familjes tjetër shqiptare pë të paguar borxhin. Si pasojë e agravimit të situatës, pati përleshje fizike ku u përdorën edhe mjetet e forta deri në 3 goditjet me thikë që Dritan Idrizi mori në zemër, gjë që i shkaktoi edhe vdekjen.

Përveç vrasjes së Idrizit, pati edhe tre shqiptarë të plagosur. Për ngjarjen janë arrestuar autori shqiptar dhe 2 familjarë të tij të cilët dyshohet se e kanë goditur viktimën me shufra hekuri. Në polici, autori ka deklaruar se e kishte goditur me thikë Idrizin me qëllim mbrojtjen e vetes dhe të gruas e djalit të tij. 

Viktima, Idrizi rezulton që të jetë emër i njohur për drejtësinë italiane pasi në vitin 2019 ndaj tij u vendos një masë e ndalimit të daljes jashtë vendit pasi dyshohej si i përfshirë në trafik të lëndëve narkotike. Versus.al

Cilët nga subjektet politike do të votoni në zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
  • Lëvizja Bashkë (Arlind Qorri)
  • Lëvizja Atdheu
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha)
  • Partia Socialiste
  • Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” (Adriatik Lapaj)
  • Aleanca Kombëtare
  • Aleanca Demokracia e Re
  • Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” (Dashamir Shehi)
  • Partia Mundësia (Agron Shehaj)
  • Partia Socialdemokrate (Tom Doshi)
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: