Live Updates /

Vriten dy shqiptarë në Itali dhe Spanjë! Njëri ekzekutohet para gruas e djalit, tjetrin e lënë të braktisur jashtë spitalit

*Dy shqiptarë janë vrarë me armë zjarri në dy ditët e fundit në Evropë *Vrasja e parë ka ndodhur në Girona të Spanjës më 5 tetor kur një shqiptar ende i paidentifikuar u la jashtë spitali me plumb në kokë. Detajet e zbardhura bëjnë me dije se një automjet tip “Audi” ku ndodheshin 3 persona, e la jashtë spitalit në gjendje të rëndë ku më pas ndërroi jetë. *Hetimet e policisë janë se bëhet fjalë për një konflikt droge mes palëve që më pas ka degraduar deri në vrasje. *Ndërsa vrasja e dytë, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pisa të Italisë ku 37 vjeçari shqiptar Beni Arshiaj, me profesion murator, u ekzekutua me armë zjarri sapo kishte mbërritur në banesën e tij, pak metra larg gruas dhe djalit të tij. *Dy personat me motor të cilët qëlluan 6 herë drejt tij, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja dhe ende nuk janë identifikuar. *Ezkekutimi i 37 vjeçarit shqiptar, Beni Arshiaj ka tronditur banorët e Pizës në Itali. Ata shprehen se tashmë ndihen të pasigurtë. 

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Dy shqiptarë janë vrarë me armë zjarri në dy ditët e fundit në Evropë *Vrasja e parë ka ndodhur në Girona të Spanjës më 5 tetor kur një shqiptar ende i paidentifikuar u la jashtë spitali me plumb në kokë. Detajet e zbardhura bëjnë me dije se një automjet tip “Audi” ku ndodheshin 3 persona, e la jashtë spitalit në gjendje të rëndë ku më pas ndërroi jetë. *Hetimet e policisë janë se bëhet fjalë për një konflikt droge mes palëve që më pas ka degraduar deri në vrasje. *Ndërsa vrasja e dytë, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pisa të Italisë ku 37 vjeçari shqiptar Beni Arshiaj, me profesion murator, u ekzekutua me armë zjarri sapo kishte mbërritur në banesën e tij, pak metra larg gruas dhe djalit të tij. *Dy personat me motor të cilët qëlluan 6 herë drejt tij, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja dhe ende nuk janë identifikuar. *Ezkekutimi i 37 vjeçarit shqiptar, Beni Arshiaj ka tronditur banorët e Pizës në Itali. Ata shprehen se tashmë ndihen të pasigurtë. 

4 Postime
6 MUAJ ME PARE

Detaje nga ekzekutimi i 37 vjeçarit shqiptar në Itali, flasin banorët: Menduam se të shtënat ishin fishekzjarre

Vriten dy shqiptarë në Itali dhe Spanjë! Njëri ekzekutohet

Ezkekutimi i 37 vjeçarit shqiptar, Beni Arshiaj ka tronditur banorët e Pizës në Itali. Ata shprehen se tashmë ndihen të pasigurtë. 

Sipas dëshmive të para, 37 vjeçari ndodhej në një furgon dhe është goditur nga dy persona që ishin me motor në oborrin e shtëpisë së tij, me një plumb në kokë, teksa të pranishmit që ishin në një kortezh me rastin e festës së 'Zojës Rruzare', dëgjuan disa të shtëna dhe ngritën alarmin.

Mediat italiane shkruajnë se automjeti ishte ende në lëvizje kur policia mbërriti në vendngjarje.

'Ne menduam se ishin fishekzjarre' është shprehur një nga banorët e lagjes ku banonte 37 vjeçari shqiptar.

Ndërsa një tjetër shprehet: Po dilte nga furgon, është murator me profesion, kur dy prej tyre e ndaluan dhe i drejtuan armën. ‘Dëgjuam pesë, gjashtë të shtëna’ shprehen disa dëshmitarë të tjerë. 

Ndërsa famulltari i kishin Don Massimiliano shkroi në facebook-un e tij, për ngjarjen:

Sa bukur ishte sheshi i kishës sonë këtë mbrëmje, i gjithë i ndezur në festë. Do të kishte mirëpritur edhe më bukur, të ndriçuar dhe të gëzuar kortezhin e festës së Shën Mërisë, Mbreterëshës së Rruzares. Duhet të kishim kujtuar këtë mbrëmjë, në bashkësi me Papën dhe gjithë Kishën, vellëzerit dhe motrat që në shumë vende të botës po vuajnë nga tmerret e dhunës dhe vdekjes’ dhe në vend të kësaj shton ai :

‘po ajo dhunë dhe vdekje, që shumë herë na duket e kaq e frikshme, por kaq larg nga jeta jonë , ndodhet mes nesh aq afër. Përzihet me tingujt e gëzueshëm të këmbanave shpërthimi i ftohtë i të shtënave vdekjeprurëse. Ne nuk e bëmë kortezhin tonë sonte dhe u kthyem në shtëpitë tona, të trullosur, të habitur, të frikësuar.

'Të mos harrojmë -shton Don Garibladi- të lutemi në çdo rast. Ka dhunë në disa vende të botës, si dhe në shtëpitë tona dhe në rrugët tona sepse dhuan jeton në zemrën e njeriut. Ka vëllezer qe vrasin vëllezerit, larg nesh, por edhe me afer seç mendojme ne, të verbuar nga kushedi se ccfarë arsyesh absurde.'

37 vjeçari nuk kishte precedent penal dhe policia po kontrollon celularin e tij dhe pamjet e marra nga videot e survejimit të zonës. Në vendin e ngjarjes u gjetën pesë gëzhoja të kalibrit 22, por vetëm një plumb goditi në shenjë, sipas mediave fqinje./Versus.al

 

6 MUAJ ME PARE

‘Audi’ i zi braktisi shqiptarin me plumb në kokë para spitalit, vetëdorëzohet një person në Spanjë

Vriten dy shqiptarë në Itali dhe Spanjë! Njëri ekzekutohet
Komisariati i policisë në Girona

Spanjë- Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur në Girona rreth orës 19:00 të së shtunës kur një shqiptar është gjetur i braktisur në derën e spitalit Blanes ku edhe ndërroi jetë për shkak të një plumbi që kishte në kokë.

Një person është vetëdorëzuar në policinë e Gironas si një prej të përfshirëve në ngjarjen kriminale. Mediat spanjolle shkruajnë se ende nuk dihet roli që ka pasur personi i dorëzuar në vrasjen e shqiptarit, nëse ka qenë një prej 3 personave brenda ‘Audi’-t të zi që e la viktimën të shtrirë para derës së spitalit dhe u largua.

Identiteti i viktimës ende nuk është bërë me dije, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti droge. Versus.al

6 MUAJ ME PARE

Vritet me armë zjarri një tjetër shqiptar në Evropë, e lënë jashtë derës së spitalit me plumb në kokë

Vriten dy shqiptarë në Itali dhe Spanjë! Njëri ekzekutohet

Një tjetër shqiptar është vrarë së fundmi në Evropë, këtë herë në Spanjë ku viktima është gjetur me plumb në kokë i braktisur para një spitali.

Mediat spanjolle shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të së shtunës kur disa persona me një audi me targa të huaja kanë lënë të plagosurin rëndë jashtë spitalit të Blanes në Girona.

I plagosuri rëndë i cili kishte një plumb në kokë ndërroi jetë pak momente pasi u la i braktisur jashtëderës së spitalit. Identiteti i viktimës nuk bëhet ende me dije, por mednohet se kanë qenë 3 persona ata të cilët e lanë shqiptarin jashtë spitalit dhe u larguan me Audi. Sipas policisë, hetimet paraprake po kryhen lidhur me një konflikt të mundshmëm për trafikun e drogës. 

Ndërkohë mbërmë në Itali është ekzekutuar me armë zjarri një tjetër shqiptar i identifikuar si Beni Arshia, duke e çuar në 2 numrin e shqiptarëve të vrarë brenda 2 ditëve të fundit në Evropë. Versus.al

6 MUAJ ME PARE

E rëndë në Itali, shqiptari ekzekutohet nga 2 persona me motor në sy të gruas dhe djalit (Foto+Emri)

Vriten dy shqiptarë në Itali dhe Spanjë! Njëri ekzekutohet
Foto: Viktima Beni Arshiaj dhe gruaja e tij

Itali- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pisas ku ka mbetur i vrarë 37 vjeçari shqiptar Beni Arshiaj.

Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një atentat të mirëfilltë pasi dy persona me motor qëlluan disa herë ndaj tij. Ngjarja ka ndodhur pak metra larg gruas dhe djalit të shqiptarit.

37 vjeçari i cili punonte si murator, po dilte nga furgoni i tij pasi kishte mbërritur në banesën e tij në Oratoio. Në atë moment, dy persona me motor kanë ndaluar dhe i kanë drejtuar armën duke e qëlluar disa herë dhe një prej plumbave e kapi në kokë. Dëshmitarët kanë përshkruar panikun e krijuar dhe britmat e gruas dhe djalit të viktimës të cilët panë gjithë ngjarjen me sytë e tyre.

“Një breshëri të shtënash. "Ne menduam se ishin fishekzjarre."- u shprehën disa prej banorëve të zonës të cilët po festonin në qytet.

Në vendngjarje u gjetën pesë gëzhoja plumbash, ndërsa autorët ia mbathën. Një plumb në kokë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme shqiptarit. Policia po heton për shkaqet e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka një dyshim paraprak mbi arsyet. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: