Çfarë do të gjeni në brendësi
Zbulohen lidhjet/ Atentati ndaj dy shqiptarëve në Athinë, Irakli Davella me 4 miq të vrarë
Zbardhen detaje të reja nga atentati mafioz në Athinë.
Policia greke ka zbuluar lidhjen e viktimës, Irakli Devalla me një person tjetër të vrarë vitet e fundit.
Bëhet fjalë për biznesmenin grek Jorgo Mitsou, pronarin e një pike karburanti, i cili u ekzekutua në qershor 2022 në zonën e Gerakas në Greqi. Sipas burimeve të fundit, Mitsou frekuentonte lokalin e Davellës në zonën e Peristerit në Athinë dhe kishte miqësi me të.
Në fakt lidhja e fundit nuk përbën habi për hetuesit, duke ditur që edhe Mitsou më parë ka qenë pjesë e grupit të mafiozit grek Manolis Karagiannis, i vrarë në 2018.
Lidhjet e Davellas rezultojnë të paktën me 4 pjesëtarë të vrarë të së ashtuquajturës “Greek Mafia”, konkretisht Manolis Karagiannis, Vasilis Grivas, Jorgos Litsas dhe Jorgo Mitsou.
Policia greke po përpiqet të zbulojë nëse këto vrasje lidhen edhe me ekzekutimin e sotëm, edhe pse në fakt Irakli Davella ka rreth 13 vjet me CV të pastër kriminale, që pas arrestimit në 2009 si pjesë e një grupi gjobvënësish dhe përfshirjes së tij në 2011 në një grup kriminal falsifikatorësh në Korfuz të përbërë nga një biznesmen nga Saranda dhe oficerë policie e politikanë lokale të ishullit grek.
Ndërkohë policia po heton edhe biznesmenin 46-vjeçar Edi Lulo, i cili kishte pak ditë që kishte ardhur në Greqi nga Dubai. Ai vazhdon të trajtohet në gjendje të rëndë në spital, pas plagëve me armë zjarri që ka marrë në kokë e bark.
Lidhjet e Davellës mes Athinës, Korfuzit, Mykonos dhe Sarandës po shihen në detaje nga autoritet greke, pasi viktima kishte biznese dhe pasuri të paluajtshme në këto vende por dhe lidhje të forta me personazhe të rëndësishëm të këtyre qyteteve.
“Më kanë vrarë babain!”/ Detaje të reja nga atentati në Athinë, kë telefonoi djali i viktimës
Një atentat mafioz me një shqiptar të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur këtë të diel në Athinë.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 13:00 (me orën greke), në një vend mjaft qendror, në sheshin Thrakomakedonon jashtë një lokali, ku mbeti i vrarë 45-vjeçari, Irakli Davella, pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës.
Nga atentati mbeti i plagosur Edi Lulo, 46-vjeç, i cili rezulton se ka një biznes në Durrës.
Mediat greke raportojnë se sipas dëshmitarëve dy shënjestrat e sulmit kanë zbritur nga makina e tyre dhe janë nisur drejt kafenesë, kur në një moment kanë vënë re një makinë që po vinte drejt tyre me shpejtësi të madhe.
Ata e kuptuan se diçka e çuditshme po ndodhte dhe filluan të vrapojnë, por nuk ia dolën pasi sulmuesit nisën të qëllonin drejt tyre.
Sipas dëshmitarëve, autorët ishin duke hipur në një makinë të bardhë, i cili ishte vjedhur më herët në mëngjes.
Vlen të theksohet se vendi ku ndodhi sulmi, në kafenenë në kryqëzimin e rrugëve të Komotinit dhe Aristotelous, është këndi i lojërave të dyqanit.
Sipas raportit, ka dëshmi se djali i viktimës ka telefonuar shokun e tij dhe i ka thënë: “Më kanë vrarë babin”.
Del FOTO, ky është shqiptari i vrarë në atentatin mafioz në Athinë
Ky është viktima e ekzekutimit mafioz në Athinë- pjesëtar i mafias greke.
Irakli Davella, 45 vjeç lindur në fshatin Mesopotamos të Bashkisë së Finiqit, Sarandë, ishte i i martuar dhe baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.
Viktima ishte i njohur për autoritetet pasi në vitin 2011 ndaj tij dhe 9 personave të tjerë, shumica pjesëtarë të mafias, ishte ngritur një çështje për organizim kriminal, zhvatje etj., ndërsa pak kohë më vonë emri i tij ishte në një dosje së bashku me 17 persona të tjerë ndaj të cilëve ishin ngritur akuza të shumta nga policia e Korfuzit për organizim kriminal, falsifikim etj.
Vitet e fundit ai u thoshte të afërmvem miqve dhe të njohurve se ishte larguar nga jeta e nëntokës dhe paligjshmëritë, dhe se aktiviteti i tij i vetëm ishin bizneset në Peristeri dhe dhënia me qira e makinave.
Viktima kishte hapur kafene dhe një kënd lojërash për fëmijë në Atikën Perëndimore. Ai nuk ia kishte dalë t’i mbante të gjitha bizneset dhe së fundmi ishte marrë më shumë me një kafene në Agios Ierotheos.
Autorët e vrasjes e kanë ndjekur dhe kanë pritur momentin kur objektivi do të ngrihej nga kafeneja ku ndodhej me shokun e tij dhe do të shkonte drejt makinës. Sapo 45-vjeçari iu afrua automjetit të tij, makina e tyre u sulmua.
Davella ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, kurse shoku i tij, Edi Lulo ndodhet në gjendje të rëndë.
U vra në atentat, Irakli Davella ishte bërë shqetësim dhe për deputetët grek, pjesë nga dosja parlamentare
Një dokument zyrtar i Parlamentit grek në vitin 2013, përmenden mes shumë personazhe të përfshira në grupe kriminale të përfshira në gjobëvënie, vrasje, pastrim parash etj, edhe emrin e shqiptarit nga Finiqi, Irakli Davell, i vrarë sot në Athinë.
Davella rezulton të jetë një personazh kontrovers, me lidhje të forta midis Athinës, Korfuzit e Sarandës, madje edhe pronar i pasurive të paluajtshme në këto vende.
Mes të tjerash, në dokument, pasqyrohen emrat e pjesëtarëve të disa grupeve.
Konkretisht në grupin e cilësuar ‘B’, ku përfshihen mafiozët grekë Vasilis Grivas (vrarë në 2017), Jorgos Litsas (vrarë në 2018) dhe Manolis Karaggianis (vrarë në 2018), rezulton edhe emri i Irakli N. Davella.
Mes emrave të këtij grupi, ku janë shumë shqiptarë të tjerë, bie në sy edhe ai i Evis Shytit, një 40-vjec shqiptar i arrestuar këtë vit si pjesëtar i një grupi gjobëvënësish, i përfshirë edhe në një rast shpërthimi eksplozivi në muajin mars në Pire.
Grupi ku përfshihet Davella rezulton i akuzuar për ‘organizatë kriminale’, ‘vrasje’, ‘tentativë vrasje’, ‘gjobëvënie’, ‘grabitje’, ‘tentativë mashtrimi’, ‘pastrim parash’ etj.
Nuk dihet se në cilën nga këto vepra të grupit ka qenë i përfshirë 47-vjeçari shqiptar.
Vritet shqiptari në atentat mafioz në Athinë, plagoset miku i tij/ Zbulohen bizneset dhe e shkuara e Irakli Davellës
Detaje të reja/ U ekzekutua në Athinë, zbulohen bizneset në Shqipëri të Irakli Devallës
Zbardhen detaje të reja në lidhje me shqiptarin e ekzekutuar mesditën e sotme në Athinë, në një atentat mafioz.
Irakli Davella nga Mesopotami, Finiq, rezulton të ketë marrë nënshtetësi greke në vitin 2009. Ai ishte pronar i një lokali në zonën e Peristerit në Athinë dhe mësohet se, gjatë verës jepte edhe automjete me qera në ishujt grekë.
Por ai kishte biznese edhe në Shqipëri, që i kishte filluar para se të merrte pasaportën greke. Në vitin 2006 ai rezulton të ketë rregjistruar me vendim të Gjykatës së Sarandës, një biznes “Kafe-Bar-Restorant, si dhe tregëtimin e e artikujve të ndryshëm dhe ushqimor e pije alkoolike me pakicë dhe shumicë” në Delvinë, biznes i cili rezulton ende aktiv me qendër në Mesopotam, Bashkia Finiq.
Gjithashtu në vitin 2020 ai rezulton të ketë rregjistruar biznes në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol për kultivimin e agrumeve, i cili tashmë është çrregjistruar.
Në të kaluarën dyshohet se ka marrë pjesë në një grup që zhvatnin para nga dyqanet për ti ofruar atyre mbrojtje. Ai po ashtu në muajt e verës jepte automjete me qira në ishujt grekë. Viktima duket se ka mbajtur marrëdhënie miqësore me persona të lidhur me mafien greke.
Ndërkohë, i plagosuri, për të cilin bëhet me dije se kishte mbërritur në Greqi nga Dubai, vetëm pak ditë më pare, është identifikuar si shtetasi Edi Lolo (46 vjeç). Ai është dërguar në spital dhe gjendja e tij konsiderohet shumë e rëndë pasi ka plagë plumbash në kokë dhe në bark.
Atentati ndaj 2 shqiptarëve në Athinë, policia greke: "Vrasje e planifikuar nga grupe rivale..."
Një grindje mes grupeve rivale shihet nga policia si motivi i mundshëm pas pritës me armë të ngritur nga autorë deri tani të panjohur ndaj dy burrave jashtë një kafeneje në Thrakomakedones, si pasojë e së cilës 45-vjeçari Irakli Davella humbi jetën dhe Edi Lolo, u plagos mjaft rëndë.
I ndjeri, Irakli Davella, sipas informacioneve të deritanishme, kishte lidhje me persona të mafias greke që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve.
Sulmi ndodhi jashtë një dyqani në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Autorët kanë qëlluar me gjakftohtësi në drejtim të viktimave dhe njeriu që ka rënë i vdekur është qëlluar me plumb në kokë. Sipas informacioneve të deritanishme, i ndjeri ishte shtetas grek, me origjinë shqiptare, pronar lokali në Peristeri, i cili verës merrte edhe automjete me qira në ishuj. Ai duket se ka mbajtur marrëdhënie miqësore me persona të lidhur me mafian greke, ndërsa i plagosuri është një shqiptar, Edi Lolo, i cili ka mbërritur në Greqi nga Dubai, pak ditë më parë.
Sulmuesit ishin në një makinë që ishte vjedhur më herët sot, që policia beson se do të thotë se ata e kishin planifikuar krimin dhe vodhën makinën pikërisht për të shkuar atje ku goditën viktimat e tyre. Mënyra se si vepruan tregon planifikim të detajuar nga autorët e porositësit. Hetimet nisin me investigimin e mjedisit profesional dhe personal të dy personave që u vunë në shënjestër.
Kumbari i natës / U vra në Athinë, kush është mafiozi shqiptar Irakli Davella
Irakli Davella, viktima e sotëm e atentatit në Athinë konsiderohet një personazh i njohur për autoritetet ligjzbatusee greke pasi rezulton të jetë si person i dyshuar si i lidhur prej vitesh me botën e krimit në Greqi.
Ai rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.

Në qershor të 2018 një nga “kumbarët e natës” më të njohur, Manolis Karagiannis, është qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur, teksa ndodhej në kryqëzimin e rrugëve Aiantos dhe Naiadon.
Karagiannis u transportuar me ambulancë në spital, ku pavarësisht betejës që ka bërë për të mbajtur në jetë, në fund nuk ia ka dalë.
Në 2018 Athina u përfshi në një luftë mes "kumbarëve të natës", behej fjalë për një larje hesapesh që kishin nisur prej disa muajsh në 2018 dhe që kulmuan me vrasjen e Vassilis Stefanakos në Haidari.
Shqiptari Irakli Davella sipas mediave greke dyshohet se ishte pjesë e grupit kriminal që Karagiani kishte krijuar me (tashmë të vrarët) Vassilis Grivas, Giorgos Litsa.
Në muajit prill 2018 u vra me të paktën 10-15 plumba kallashnikovi, krimineli 45- vjeçar Giorgos Litsas. 45-vjeçari, i cili ishte duke hipur në makinën e tij, u qëllua nga të paktën një sulmues i cili ishte këmbësor dhe i cili nxitoi të zhdukej.
Rivaliteti me skuadrën e Panagiotis Vlastos ishte i madh, edhe nëse disa thonë se ndonjëherë kishin bashkëpunuar për interesin e përbashkët...
Hetuesit në 2028 besonin se një fazë e re e "pastrimit" është duke u zhvilluar në botën e jetës së natës pas vrasjes së B. Grivas, por edhe të biznesmenit Vasilis Stefanakos.
EMRAT e FOTO / Atentat mafioz ndaj dy shqiptarëve në Athinë, një i vrarë dhe një i plagosur rëndë
Njëatentat mafioz me armë zjarri ka ndodhur mesditën e së dielës jashtë një kafeneje në Thrakomakedones në Athinë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur jashtë një dyqani që ndodhet në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotini, por deri më tani nuk janë bërë më shumë informacione për rastin.
Burime policore flasin për një ekzekutim mafioz.
Viktimë e atentatit dyshohet see ka mbetur shtetasi grek me origjinë shqiptare Irakli Davella, ndërsa i plagosur shtetasi Edi Lolo. Ky i fundit sipas mediave greke sapo ishte kthyer nga Dubai.
Të shtënat mësohet se ka ndodhur në orën 13:15 (me oren lokale greke) në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit.
Nga i njëjti vend u dërgua në spital një tjetër person me lëndime të rënda.
Po ashtu është edhe një i plagosur, shtetas shqiptar i cili u dërgua në spital dhe gjendja e tij konsiderohet shumë e rëndë pasi ka plagë plumbash në kokë dhe në bark.
Sipas gazetës greke Kathemirini ngjarja ndodhi para syve të dhjetëra njerëzve që lëviznin në zonë, nga autorë të panjohur, të cilët thuhet se iu afruan viktimave duke i qëlluar nga një distancë e shkurtër përpara se të largoheshin.
Sipas informacioneve të para, autorët pas atentatit hipnin në një makinë të bardhë që ishte vjedhur më herët në mëngjes nga Patisia.
Sipas informacioneve, i ndjeri ka një plagë në kokë.
Policia po kryen hetimet për rrethanat e ngjarjes së vrasjes në këtë zonë të Atikës veriperëndimore. Viktima dhe i plagosuri dyshohet të jenë shqiptarë.







