Live Updates /

Zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja forcë e parë! Opozita pranon humbjen! Kurti: Bënë marrëveshje me dreqin

*KQZ në Kosovë ka publikuar rezutlatet paraprake kur janë numëruar pjesa më e madhe e kutive të votimit. Lëvizja Vetëvendosje kryeson mes forcave politike me 41.14% të votave, e ndjekur nga PDK me 21.99%, LDK me 16.68% e më pas AAK me 7.65% dhe Lista Serbe me 4.05%. *Pas mesnatës së mbrëmshme, qindra mbështetës u mblodhën në Prishtinë për të ndjekur Albin Kurtin i cili mbajti fjalimin e fitores, ndërsa nuk kurseu as ironitë për opozitën duke thënë se “bënë marrëveshje me dreqin”. *Nga ana tjetër partitë kryesore opozitare, PDK e LDK kanë pranuar humbjen. Partia Demokratike e Kosovës e cilësoi sukses renditjen si partia e dytë në vend, ndërsa kreu i LDK Lumir Abdixhiku e mori përgjegjësinë për humbjen e partisë së tij. *Deri më tani, mbështetja që ka marrë LVV është më e ulët krahasuar me zgjedhjet e kaluara, por sërish mbetet shumicë dhe pritet të shihet sesi do të jetë formula për krijimin e qeverisë së ardhshme.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*KQZ në Kosovë ka publikuar rezutlatet paraprake kur janë numëruar pjesa më e madhe e kutive të votimit. Lëvizja Vetëvendosje kryeson mes forcave politike me 41.14% të votave, e ndjekur nga PDK me 21.99%, LDK me 16.68% e më pas AAK me 7.65% dhe Lista Serbe me 4.05%. *Pas mesnatës së mbrëmshme, qindra mbështetës u mblodhën në Prishtinë për të ndjekur Albin Kurtin i cili mbajti fjalimin e fitores, ndërsa nuk kurseu as ironitë për opozitën duke thënë se “bënë marrëveshje me dreqin”. *Nga ana tjetër partitë kryesore opozitare, PDK e LDK kanë pranuar humbjen. Partia Demokratike e Kosovës e cilësoi sukses renditjen si partia e dytë në vend, ndërsa kreu i LDK Lumir Abdixhiku e mori përgjegjësinë për humbjen e partisë së tij. *Deri më tani, mbështetja që ka marrë LVV është më e ulët krahasuar me zgjedhjet e kaluara, por sërish mbetet shumicë dhe pritet të shihet sesi do të jetë formula për krijimin e qeverisë së ardhshme.

4 Postime
1 MUAJ ME PARE

Numërimi i mbyllur në 90% të kutive, si paraqiten rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja forcë e parë! Opozita

Numërimi i votave në Kosovë vijon dhe deri më tani janë numëruar rreth 90% e kutive të votimit. Lëvizja Vetëvendosje mban kryesimin me 41.5% të votave ndërsa e dyta e ndjek Partia Demokratike e Kosovës me 22.26% të votave.

Lidhja Demokratike renditet e treta me 17.60% dhe më herët kryetari i partisë Lumir Abdixhiku pranoi rezultatin dhe mori përgjegjësinë për humbjen.

AAK dhe Nisma kanë marrë 7.57%  të votave nga qytetarët e Kosovës. Më pas në renditje vjen Lista SRPSKA me 3.99% dhe Koalicioni për Familje 2.30%. Versus.al

Zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja forcë e parë! Opozita
Rezultatet në faqen e KQZ

1 MUAJ ME PARE

Kush i ka votat për Qeverinë në Kosovë dhe a është e domosdoshme Lista Serbe?

Zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja forcë e parë! Opozita
Albin Kurti

Rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë krijojnë paqartësi për përbërjen e re në Kuvend, por edhe të ekzekutivit të ri, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike.

Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka marrë më së shumti vota.

Kjo parti ka fituar rreth 41.29 për qind të votave, duke mos arritur të përsërisë suksesin e zgjedhjeve të vitit 2021, kur mori mbi 50 për qind të votave.

Me 21.83 për qind të votave, e dyta u rendit Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.75 për qind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë fitoi 7.68 për qind të votave.

Lista Serbe ka fituar 3.96 për qind të votave, që nënkupton shumicën e votave të komunitetit serb në garë me pesë subjekte të tjera politike që garuan për votat e këtij komuniteti.


Rezultati përfundimtar i votimeve do të përcaktojë përbërjen e re të Kuvendit me 120 ulëse, ndërkaq deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re.

Komunitetet joshumicë kanë 20 ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës. Prej tyre, dhjetë ulëse janë të garantuara për komunitetin serb.

“Kalkulimet” pas votave nga diaspora dhe me kusht

Rezultati preliminar aktual krijon situatë të paqartë dhe jopërfundimtare lidhur me atë se sa do të jetë numri i ulëseve në Kuvendin e Kosovës për secilin subjekt politik, si dhe kush do t’i qaset formimit të Qeverisë së re, vlerësojnë nga Grupi Ballkanik për Politika në Prishtinë.

Drejtori i këtij grupi, Naim Rashiti, thotë për Radion Evropa e Lirë se rezultatet aktuale mund të pësojnë ndryshime për cilindo subjekt garues, pas numërimit të votave nga jashtë Kosovës dhe të atyre me kusht.

“[Lëvizja Vetëvendosje] ka [rreth] 42 për qind, që do t’i bie 47 deputetë. Me votat e diasporës [votat nga jashtë] mund të kemi edhe dy ose tre deputetë. Nëse Vetëvendosje arrin në 49-50 [ulëse të Kuvendit] do të kemi kalkulime të tjera. Nëse subjektet tjera e ulin dallimin me Lëvizjen Vetëvendosje, atëherë sërish do të kemi kalkulimet tjera”, konsideron Rashiti.

KQZ-ja ka njoftuar më herët se 104.934 votues janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës dhe 84.525 prej tyre zgjodhën që të votonin përmes postës.

Përderisa numri i votuesve me postë mbetet të verifikohet, në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë kanë votuar 15.552 persona.

Numri i personave që kanë votuar me kusht ende nuk është bërë i ditur nga KQZ-ja.

Rezultati “imponon kompromise”

Edhe njohësi i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, vlerëson se rezultatet aktuale preliminare të subjekteve politike në zgjedhjet e 9 shkurtit, krijojnë paqartësi lidhur me konfiguracionin e saktë të Kuvendit dhe Qeverisë së ardhshme të vendit.

Bazuar në këto rezultate, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse është fituese e zgjedhjeve, nuk do të mund të qeverisë e vetme, sikurse në mandatin e kaluar.

“Nëse Lëvizja Vetëvendosje vendos që ta bëjë Qeverinë vetëm me pakicat, atëherë kjo do të jetë një qeveri jashtëzakonisht jostabile, pasi që mezi do t’i arrijë 61 vota. Plus, mund të ketë probleme me Listën Serbe”, thekson Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë dhe shton:

“Nëse partitë opozitare mblidhen të gjitha, bashkohen dhe tentojnë të bëjnë Qeverinë, edhe kjo qeveri do të jetë jostabile dhe me pak gjasa për jetëgjatësi politike”.

Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës zgjedhore ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me partitë e deritashme opozitare.

Një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje e kanë përjashtuar edhe dy partitë tjera, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës, e cila sipas rezultateve preliminare është e dyta, nuk e ka vënë “vija të kuqe” për asnjë subjekt politik për koalicionet eventuale pas zgjedhjeve.

Muhaxhiri konsideron se rezultatet preliminare të zgjedhjeve i bëjnë të paqëndrueshme deklaratat e mëhershme të partive politike lidhur me koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve.

“Ky rezultat imponon kompromise. Nuk ka asnjë gjasë teorike që të ketë një qeveri të qëndrueshme pa bërë kompromise”, shprehet Muhaxhiri dhe shton se në ditët në vijim, kur rezultatet përfundimtare do të shpallen nga KQZ-ja, “do të kemi pasqyrë më të qartë se cilat janë ato parti më të gatshme për të bërë kompromise”.

Çfarë thanë partitë politike?

Duke iu referuar rezultateve preliminare, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të dielën vonë ka deklaruar se “edhe sikur të bëhen bashkë PDK-ja dhe LDK-ja, ato nuk bëhen sa Vetëvendosja”.

Ai ka paralajmëruar se do të vazhdojë të qeverisë me partitë Guxo dhe Alternativa, të cilat garuan brenda listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Jemi të parët e ky është konfirmim për një qeverisje të mirë, të mbarë dhe demokratike. Koalicioni ynë do ta formojë qeverisjen tonë 3… Ne jemi subjekti fitues që do të formojë qeverinë e ardhshme”, tha Kurti.

Partia Demokratike e Kosovës pozicionimin si forca e dytë politike pas zgjedhjeve e ka konsideruar si rezultat të mirë për këtë parti.

Zëdhënësi i saj, Blerand Stavileci ka deklaruar se ky rezultat është “një dëshmi e qartë e besimit të qytetarëve në vizionin tonë për Kosovën”.

Megjithatë, ai nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse PDK-ja është e hapur për koalicione.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar rezultatin e zgjedhjeve si “rezultat demokratik”.

Megjithatë, ai e ka pranuar se për LDK-në “rezultati nuk është i kënaqshëm” në përmasat që e ka pritur kjo parti si dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me ndonjë koalicion të mundshëm pas zgjedhjeve.

Ndërkaq, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se “opozita i ka fituar këto zgjedhje”, duke shtuar se pret me padurim “që të bashkëpunojmë për krijimin e Qeverisë”, duke iu referuar një koalicioni të mundshëm pas zgjedhjeve të tri partive të deritashme opozitare.

Në anën tjetër, Lista Serbe, e cila ishte në garë me pesë parti të tjera nga komuniteti serb, ka deklaruar se i ka fituar të dhjetë mandatet e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

Kjo parti, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, që nga zgjedhjet e vitit 2014 dhe në të gjitha proceset zgjedhore të pastajme, ka fituar të gjitha mandatet e garantuara për komunitetin serb në Kuvend si dhe ka qenë pjesë e ekzekutivit, përveç në mandatin e kaluar të cilën e drejtoi kryeministri i deritashëm, Albin Kurti.

A është e domosdoshme Lista Serbe për krijimin e Qeverisë?

Tensionet e shpeshta në veri të Kosovës që nga viti 2022 e deri në zgjedhjet e sivjetme, e kanë pozicionuar Listën Serbe si kundërshtare të Qeverisë aktuale të Albin Kurtit.

Artan Muhaxhiri thotë se mbetet të shihet nga rezultatet përfundimtare nëse Lista Serbe i ka fituar të dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb në Kuvend.

Por, edhe në rast se Lista Serbe ka fituar jo të gjitha, por shumicën e mandateve të garantuara, atëherë ajo është përfaqësuesja më legjitime e komunitetit serb në Kosovë, e cila, sipas tij, nuk do të duhej të anashkalohet nga përfshirja në qeverisje nga kushdo që e formon ekzekutivin e ardhshëm.

“Nëse bëhet një krahasim në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive opozitare aktuale si partnere të Listës Serbe, atëherë pakrahasueshëm më lehtë do ta bëjë Lista Serbe një koalicion me partitë opozitare”, thekson Muhaxhiri.

Por, ndryshe mendon Naim Rashiti. Ai nuk beson që subjektet politike shqiptare, cilado qoftë, nuk do të llogarisin në Listën Serbe për formimin e Qeverisë së re.

“Ky precedent tashmë është krijuar edhe me situatat e fundit kur Qeveria kishte emëruar ministra që nuk vinin nga Lista Serbe. Besoj se Lista Serbe do të mbetet jashtë ekuacionit të formimit të Qeverisë”, thekson Rashiti.

Ai shton se kushdo që do ta formojë Qeverinë e ardhshëm do të llogarisë që të krijojë partneritet me partitë tjera serbe të Kosovës dhe jo me Listën Serbe.

Edhe Rashiti, por edhe Muhaxhiri, kritikuan Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për siç thanë, “joseriozitet” në informimin e opinionit “përmes faqes së internetit”.

Derisa priteshin rezultatet preliminare nga pjesëmarrja në zgjedhje dhe numërimi i fletëvotimeve me rezultatet e partive politike, qasja në faqja e internetit të KQZ-së, disa herë ishte e pamundur.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit për përbërjen e re parlamentare garuan 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur.

Të drejtën për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë kishin 1 milion e 970 e 944 persona, prej të cilëve kanë marrë pjesë rreth 40 për qind.

Pjesëmarrja në votim shënoi rënie në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur votuan mbi 48 për qind e personave me të drejtë vote.

Për herë të parë kanë votuar 125 mijë votues të rinj./REL

1 MUAJ ME PARE

Kosova jep shembull! PDK e LDK pranojnë humbjen në zgjedhje! Abdixhiku: Përgjegjësia, e imja!

Zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja forcë e parë! Opozita
Lumir Abdixhiku, kreu i LDK

Ashtu siç tashmë është kthyer në traditë në Kosovë, partitë humbëse kanë pranuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, duke mos hedhur akuza mbi procesin zgjedhor të zhvilluar.

Në një konferencë për shtyp, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pranoi humbjen në zgjedhje dhe tha se merr përgjegjësinë e plotë.

“LDK ka marrë 18.14 përqind të votave, LVV-39.88 për qind, PDK, 21.84 për qind të votave, AAK-Nisma 7.62 përqind të votave, Lista Familja ka marrë 1.5% të votave dhe minoritetet e të tjera 11.02%”, lexoi Abdixhiku mes shifrave të dhëna nga komisionerët e partisë së tij.

Gjithashtu edhe Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar rezultatin, madje zëdhënësi i saj Blerand Stavileci u shpreh i entuziazmuar duke thënë se PDK ka arritur rezultat të madh duke u konfirmuar si partia e dytë më e madhe në vend me mbi 200 mijë vota.

“Sonte jemi në një situatë të pazakontë, kur ne, si parti politike, duhet t’ju tregojmë ju dhe qytetarëve për votën tonë, dhe jo KQZ, siç do të duhej të ishte. Megjithatë, tash jemi para jush për të ndarë një mesazh të qartë: Partia Demokratike e Kosovës ka arritur një rezultat të madh.

PDK është konfirmuar si forca e dytë më e madhe politike në vend, me mbi 200 mijë vota. Ky është rezultati më i mirë i PDK-së në shumë vite dhe një dëshmi e qartë e besimit të qytetarëve në vizionin tonë për Kosovën. Falënderojmë nga zemra secilin qytetar që besoi dhe votoi për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza”, tha ai.

Më herët Kurti shpalli fitoren dhe qindra mbështetës të tij u mblodhën në Prishtinë për të festuar dhe për të dëgjuar fjalimin e fitores edhe pse rezultatet ishin vetëm paraprake. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Numërohen 88% e votave në Kosovë, udhëheq Vetëvendosja! Kurti shpall fitoren: Opozita bëri marrëveshje me dreqin

Zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja forcë e parë! Opozita
Mbështetësit e Kurtit në Prishtinë

Ka përfunduar numërimi i 88% të votave në Kosovë dhe rezulton se partia me më së shumti vota është Lëvizja Vetëvendosje me 41.29%.

Deri më tani janë numëruar 2230 vendvotime nga 2553 në total. Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta në zgjedhje duke siguruar deri më tani 21.8% të votave. Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 17.7% të votave dhe AAK në koalicion me Nismën vetëm 7.28% të votave të numëruara deri më tani.

Kur ishin numëruar 72% të kutive të votimit, mbështetësit e Vetëvendosjes u mblodhën në shesh para të cilëve ishte i pranishëm edhe Kurti i cili shpalli fitore, ndërsa nuk i kurseu ironitë për partitë e opozitës.

“Këto zgjedhje kanë treguar diçka të vlefshme për politikën dhe historinë, populli i Kosovës e ka mund edhe Serbinë. Kanë bërë marrëveshje me dreqin…Çfarë hajvanash…çfarë hajvanash, ka kalu koha e hajvanatit – e kanë marr vesh sonte…Kur ne e thoshim një zotim, ia shtoshin nja 50 a 100 a 200 perqind”, tha ai.

Gjatë procesit të numërimit nuk u raportuan problematika, përveç atyre teknike për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori masa duke i zgjidhur. Versus.al

Poll