Aktori i njohur Laert Vasili ka reaguar ashpër ndaj fitores së Gjestit në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, duke ngritur shqetësime serioze mbi mesazhet që ky format i jep shoqërisë shqiptare.
Në një intervistë të fundit, Vasili u shpreh i indinjuar nga fakti që, sipas tij, një person me arsim të kufizuar shpallet fitues i një programi kaq të ndjekur, ndërsa publiku dhe media e trajtojnë atë si “koncept filozofik”.
“Ai tjetri ka tre klasë shkollë… futet në një format dhe shpallet fitues. Dhe ti thua ‘koncept filozofik’?!”, u shpreh ai me ironi therëse.
Më tej, aktori nuk kurseu as kritikat ndaj publikut dhe sistemit mediatik në tërësi:
“Shoqëria jonë ka degraduar, ka degjeneruar, është kalbëzuar dhe ka ik. Domethënë është për t’u djegur komplet,” tha Vasili, duke përdorur tone të ashpra e dramatike.
Reagimi i tij është pjesë e një vale debatash që ka shpërthyer në rrjet pas finales së BBVIP, ku shumë figura publike kanë shprehur rezervat e tyre për mënyrën se si zgjidhen fituesit dhe çfarë mesazhi kjo jep për shoqërinë, edukimin dhe kulturën e masës. /Versus.al







