E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh. Ajo ka folur më shumë për lajmet më të bujshme të momentit nga showbizi.
Pjesë nga intervista:
Si e sheh përplasjen mes Anaidit dhe Gjestit, ku Anaidi ka shpërthyer me statuse në rrjete sociale duke e quajtur fituesin e “Big Brother VIP 4” mosmirënjohës?
Personalisht nuk mund të them se di diçka konkrete, përveç çfarë kam lexuar dhe kam dëgjuar në ambientet tona të vogla, që çdo gjë shkon sa majtas-djathtas. Por mendoj që këto janë gjëra që ndodhin dhe në Shqipëri, ndodhin dhe jashtë midis njerëzve, sidomos në showbiz, që bëjnë ndere dhe nuk marrin mbrapsht atë që mendojnë se do marrin dhe pastaj flasin. Janë gjëra që ndodhin rëndomë. Për mendimin tim nuk duhet të ndodhin, por ndodhin.
Fansat e Gjestit janë irrituar shumë nga kjo deklaratë…
Fansat e Gjestit irritohen për shumë gjëra, jo vetëm për këtë deklaratë. Mendoj se kjo është një deklaratë e bujshme nga ana e Anaidit dhe realisht shumë e fortë. Midis atyre mund të kenë ndodhur shumë gjëra, por nuk mendoj se Anaidi ka qenë në nivelin e menaxherit të Gjestit apo në grupin e menaxhimit të Gjestit. Unë e kuptoj shumë mirë, sepse kam pasur dhe vetë situata ku kam ndihmuar artistë edhe brenda, edhe jashtë vendit në Amerikë ku punoj, që nuk ma kanë ditur për nder për shumë gjëra. Por janë gjëra që mund t’i kem diskutuar me njerëzit e afërt, se realisht janë gjëra që të ndikojnë.
A duhet pritur mirënjohje në showbiz?
Unë mendoj se duhet pritur mirënjohje, sepse showbizi është shumë i vogël, sidomos në vendin tonë. Dhe nuk i dihet, sot Anaidi mund të jetë një njeri që nuk ka asgjë në dorë, nesër mund të jetë një njeri që ka jashtëzakonisht shumë gjëra në dorë në showbiz. E njëjta gjë edhe nga ana e Gjestit. Sot Gjesti është fituesi i “Big Brother VIP”, nesër mund të jetë një njeri jashtëzakonisht i lartë në showbiz







