MAGAZINË /

Botërori 2026/ Publikohet lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Serbinë dhe Letoninë

Ndeshja më me interes është ajo me Serbinë që do luhet më 7 qershor në Tiranë.

Shkruar nga Versus

Botërori 2026/ Publikohet lista e lojtarëve të ftuar për

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, ndaj Serbisë dhe Letonisë.

Trajneri Silvinjo ka bërë publike listën me 27 lojtarët e ftuar për këto dy përballje të rëndësishme. Në listë janë edhe lojtarë të ftuar për herë të parë. 

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Arbër Hoxha

Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45.

Ndërsa ndeshja ndaj Letonisë do të luhet më 10 qershor, në stadiumin “Skonto Stadions”, po në orën 20:45. Versus.al

Botërori 2026/ Publikohet lista e lojtarëve të ftuar për

Ndeshja me Serbinë shihet si më e rëndësishmja për shkak të historisë mes dy vendeve dhe për ta ngjallur më shumë rivalitetin u kujdes presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili gjat një mitingu në Serbi i kërkoi trajnerit serb që të vinin në Shqipëri për të fituar ndeshjen.

Interesi për ndeshjen ka qenë tepër i madh pasi ka patur mbi 50 mijë aplikime për bileta, ndërkohë që stadiumi ka 22 mijë vende. Versus.al

Poll