Aktorja 35-vjeçare Dakota Johnson zgjodhi një paraqitje tepër elegante dhe të guximshme në Festivalin e Filmit në Zyrih, ku u shfaq me një fustan të gjatë blu me detaje transparente. Veshja, me jakë të lartë dhe fund të gjatë prej tyl-i, tërhoqi gjithë vëmendjen e mediave.
Ylli i “50 Shades of Grey” e kombinoi look-un me dy unaza diskrete, duke shmangur çdo ekzagjerim, ndërsa grimi i lehtë dhe flokët e lëshuara në onde të buta e plotësuan stilin e saj.
Pas paraqitjes në tapetin e kuq, Dakota Johnson u ngjit në skenë për të marrë çmimin prestigjioz Golden Eye, në vlerësim të karrierës së saj në aktrim.





Aktorja e ka pranuar shpesh se moda është një çështje personale për të. Në një intervistë për Vogue, gjatë Festivalit të Kanës, ajo ka treguar se që fëmijë krijonte “look-e ekscentrike” duke provuar veshjet elegante të nënës së saj, Melanie Griffith.
Megjithatë, për paraqitjet e saj në tapetin e kuq, Johnson ndjek një rregull të pandryshueshëm: “Duhet të ndihem mirë brenda fustanit”, është shprehur ajo./Versus.al







