MAGAZINË /

Dh*noi policin në Kukës, komisioni i disiplinës pezullon gjatë portierin e Tërbunit

Shkruar nga Versus

Dh*noi policin në Kukës, komisioni i disiplinës pezullon

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur pezullimin me një vit portierin e Tërbunit, Brajan Marku. 22 vjeçari dhunoi një punonjës të Policisë Bashkiake të Kukësit, në fundin e sfidës së Kupës, mes Kukësit dhe Tërbunit që përfundoi me fitoren e vendase me rezultatin 3-1.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës:

Lojtari i KF Tërbuni, Brajan Marku, për sjellje të dhunshme që cënon reputacionin e sportit të futbollit dhe të gjithë pjesëmarrësve të saj, në bazë të neneve 13/2/d, 14/1/i dhe 32 të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë. Versus.al

 

Poll