Prej ditësh rrjeti zien nga informacionet për gjendjen e ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku. Pas videos së publikuar në një media amerikane ku ajo priste të merrte ndihmat nga qytetarët, pasi ishte e pastrehë.
Lidhur me historinë e këngëtares, dirigjenit Jetmir Barbullushi tha sot në studion e News 24 se Parashqevia nuk është rasti i parë që një artist merr atë kthesë në rrugë.
Ai tha se edhe ka takuar në rrugët e Selanikut vite më parë në situatë jo të mirë edhe këngëtarin Tonin Tërshana.
Dirigjenti Jetmir Barbullushi: Parashqevi nuk është rasti i parë. Kujtoj në këtë rast, kështu kam takuar edhe Tonin Tërshanën në Selanik, pas një koncerti erdhi dhe më rroku, më foli “Jetmir…që punonte në atë kohë. Ishin emra shumë të mëdhenj të muzikës tonë. Jeta ndonjëherë të degdis. Parashqevi kishte një zë, një interpretuese tejet e zgjuar. Nuk ishte rastësi emri që krijoi, emri që la, të vjen keq kur sheh një figurë që për kohën ishte në fokus. Kam parë shumë pak nga video që janë dhënë për të.








